
Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Skënderbeu bie zyrtarisht, Dinamon e mban matematika, Teuta shpreson Europën

Shkruar nga Adriatik BALLA 10 Maj 2022

Java e 33-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me takime interesante dhe njëherësh rezultate interesante, por me disa verdikte që vlejnë të diskutohen dhe të analizohen nga klubet respektive. Edhe zyrtarisht, Skënderbeu i Korçës bie nga kategoria, duke u kthyer kështu në Kategorinë e Parë pas 13 vjetësh në elitë. Një prej klubeve më cilësore të dekadës së fundit, që arriti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, do të jetë sezonin tjetër në kategorinë inferiore, për ta nisur dhe një herë nga fillimi. Barazimi i djeshëm me Dinamon ishte vendimtar, edhe pse duhen dhe tre xhiro të mbyllet gara në Superligë.
Ndeshja
Skënderbeu barazoi dje 1-1 me Dinamon. Korçarët në fakt ishin duke marrë një fitore deri në minutën e 90-të falë golit të Berishës, por një penallti e akorduar në fund nga arbitri Enea Jorgji pas edhe ndërhyrjes së VAR-it dhe e shndërruar në gol nga Sabien Lilaj bëri që në fund bardhekuqtë të dilnin kokulur nga stadiumi i Kamzës.Nga ana tjetër, edhe blutë e kryeqytetit janë “buzë greminës” dhe aktualisht i mban në lojë vetëm matematika duke qenë se kur kanë mbetur edhe nëntë pikë në lojë, gjenden po minus nëntë pika nga Egnatia e vendit të tetë. Që do të thotë ndryshe se Dinamo shpëton po të fitojë të tre takimet dhe Egnatia t’i humbasë të tri ndeshjet e saj. Sa i takon kronikës së ndeshjes me Skënderbeun, në fraksionin e parë, Dinamo ishte më kërkuese dhe pati mundësitë e saj me anë të Ibraimit dhe Rexhinaldos.Ndërsa nuk mungoi edhe Imami me kokë, por portieri Rexhepi tregoi një formë të shkëlqyer. Sa i takon fraksionit të dytë, rastin e parë e patën korçarët në minutën e 70 me anë të Berishës i cili nuk kishte fatin në anën e tij dhe u ndal nga traversa. Gjithsesi, në të 83-tën, Berisha gjeti rrugën e rrjetës duke mposhtur nga fare pranë portierin Simoni i cili nuk kishte shumë për të bërë.Ndërkaq, Dinamo provoi të reagonte me Rexhinaldon por sulmuesi gaboi shënjestër dhe në fund. Megjithatë, penalltia në fund ndryshoi gjithçka me Dinamon që rri në lojë vetëm matematikisht.
Teuta thyen Egnatian, shpreson ende Europën
Teuta mundi 3-1 Egnatian. Pesë janë ndeshjet radhazi pozitive për djemtë e Renato Arapit (3 fitore dhe 2 barazime).Suksesi ishte i treti për këtë edicion ndaj ekipit të Zekirija Ramadanit dhe e çon në 9 pikë diferencën e Teutës me Egnatian e vendit të tetë, duke u shkëputur përfundimisht nga zona “play-out”.Ledio Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë. Goli i parë në Superiore për20-vjeçarin, teksa katër minuta më vonë Teuta gjeti golin e dytë falë një finalizimi të bukur të Klejdi Dacit.Delarge shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, por anësori e anuloi për pozicion të parregullt të sulmuesit afrikan. Ergys Peposhi veproi bukur në minutën e 60-të, duke realizuar golin e tretë për Teutën. Magani shënoi golin e nderit për Egnatian.
Më të lexuarat


Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’
