Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu gjen fitoren pas tre muajsh, pas 6 humbjesh vjen trepikëshi i parë

Postuar: 12/02/2019 - 07:20

Skënderbeu ka lënë prapa krahëve krizën që zgjaste prej tre muajsh. Kishte pësuar në kampionat gjashtë humbje radhazi dhe nuk fitonte thuajse për një fazë të tërë gare, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e tij dhe gjendjen e brendshme. vendimi në pritje nga Gjykata Sportive e Lozanës dukej se kishte sjellë këtë situatë të rënduar psikologjike, por duhet thënë edhe se ekipit i ka rënë cilësia si pasojë e largimeve të shumta të lojtarëve cilësorë. Më në fund, pas 6 disfatash radhazi, skuadra korçare gjen trepikëshin e parë dhe për këtë arsye në Korçë ka festë. Një trepikësh që e rikthen në lojë ekipin e Skënderbeut, sepse diferenca prej 13 pikësh ndaj vendit të parë që mbahet nga Partizani nuk është asgjë në një kampionat si yni me katër faza e shumë duele direkte. Kështu, duhet mbajtur mend që ishte 11 nëntor të vitit të kaluar, Skënderbeu mposhti Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Dejvi Bregu, ndërsa u deshën plot 3 muaj, që korçarët të rigjenin fitoren në kampionat. Që prej asaj kohe, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi kishte regjistruar fillimisht një barazim me Tiranën dhe më pas 6 humbje radhazi, deri sot, kur mposhti Laçin me rezultatin 2-1. Me shumë ndryshime në formacion, skuadra korçare u shfaq shumë kërkuese që në fillim të takimit, por përballë laçianëve nuk ishte aspak e lehtë që të gjenin avantazhin. Në minutën e 55-të ishte sulmuesi kavajas Blerim Krasniqi, ai që zhbllokoi rezultatin në favor të Skënderbeut, ndërsa 20 minuta më vonë, arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol prurja e merkatos së janarit, Pervan. Nën reshjet e shumta të shiut, që vërshuan thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, Skënderbeu nuk e uli aspak ritmin, por në minutën e 90-të, arbitri akordoi një 11-metërsh për Laçin, të cilin këtë herë e ktheu në gol portieri dhe kapiteni Gentjan Selmani. Por nëse korçarët rikthehen, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kurbinasit, të cilët fitoren e fundit në kampionat e kanë regjistruar më 15 Dhjetor përballë Tiranës dhe që atëherë, njohin dy barazime dhe dy humbje. Pas javës së 21-të është sërish Partizani që kryeson kampionatin me 46 pikë, 8 më shumë se Kukësi, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Teuta dhe më pas renditen Skënderbeu, Laçi e Flamurtari.

Shehi: Kishim harruar shijen e fitoreve

Trajneri Orges Shehi u tregua i sinqertë në daljen e tij pas takimit, duke thënë se e kënaqte pa masë ky sukses dhe se fitores i kishte humbur shija në Korçë pas një kohe të gjatë “shterpësie”. “Sigurisht jemi të kënaqur se u kthyem te fitorja, se pas shumë javëve kishim harruar si është shija e fitores. E dimë se merr tri pikë, por e kishim harruar shijen. Më vjen mirë se po funksion skuadra, më vjen mirë që blerjet e reja po shkrihen me ekipin dhe më pëlqen ku jemi, me këtë fitore sot. Unë i kam qejf lojtarët e rinj se për vete kam luajtur i ri dhe jam simpatizant. Është hapur hapësira pas largimit të Alitit, e ka në dorë ai ta mbajë. Gradualisht skuadra do të rregullohet. Shpresojmë të zgjidhim punën e nënshtetësisë dhe të kemi mundësi nderimesh më shumë, kemi shumë të huaj. Fatkeqësisht na u dëmtuan lojtarët në janar dhe akoma nuk ishte skuadra e parë gati me Partizanin, na gjeti me mungesa dhe nuk ishim të plotë. Me prurjet e reja, duke shtuar konkurrencën Skënderbeu do të kthehet te rruga e vet. Kjo fitore të rrit edhe nga ana psikologjike”, tha Shehi.

Prenga: Kështu si luajti Laçi nuk fitohet ndeshja

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, pranoi se skuadra e tij luajti dobët në këtë ndeshje dhe pranoi se fitorja e Skënderbeut ishte e merituar. “Dua që të urojë Skënderbeun për fitoren, ata tregojnë se si fitohet dhe luftohet për ngjyrat e klubit Sot ishim shumë dobët në krahasim me takimet e tjera. Ajo që më shqetëson mua është ecuria e ekipit. Ne ishim pa gjak, nuk fituam duelet dhe ekipi korçar na tregoi edhe njëherë se si luhet futboll. Kam pasur probleme me sulmin, por ky është ekipi dhe unë mundohem që lojtarëve që kam gati t’u jap minuta sepse ata kam dhe dua t’i bëj sa më shpejt gati. Ne e filluam mirë lojën, por ramë, kështu që ky është futbolli po nuk dhe maksimumin nuk merr asgjë”, tha Prenga.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 10:10

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi.

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të sp

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjet

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkoh

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci