Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu i “ngrin” buzëqeshjen Partizanit në sekondën e fundit, Dita u jep tri pikë korçarëve

Postuar: 24/04/2018 - 08:19

J ava e 30-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje në mbrëmje me kryendeshjes Partizani-Skënderbeu. Ishte një takim ku dy rivalët më të fortë të viteve të fundit e kishin vlerësuar maksimalisht, sidomos Partizani që kërkonte një fitore për Europën. Gjithçka foli mirë për të kuqtë në fushën e lojës, që ishin superiorë sidomos në pjesën e parë, por pikërisht në fund të takimit,e kur loja dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, Skënderbeu e ndëshkoi me një gol të Bruno Ditës, i cili shokoi mbrojtjen e kuqe dhe portierin Alban Hoxha, duke bërë që të pllakosë heshtja në tribunat ku ishin pozicionuar tifozeria e kuqe. Kjo humbje për të kuqtë sjell pasoja në renditje për Partizanin, sepse komplikon objektivin për të marrë pjesë në Ligën e Europës, kurse për Skënderbeun trepikëshi i mbrëmshëm e afron matematikisht me titullin kampion dhe në duelin e radhës me Kukësin do të ishte shansi i madh për të mbyllur llogaritë me titullin e këtij edicioni në Kategorinë Superiore. Skuadrat e mëdha fitojnë edhe kur vuajnë gjatë gjithë 90-minutëshit dhe kjo ndodhi sot me Skënderbeun, që doli me 3 pikë nga transferta kryeqytetase ndaj Partizanit. Nën një atmosferë elektrizuese në “Selman Stërmasi”, kryendeshja e javës së 30 të Superligës ishte vërtetë në lartësinë e pritshmërive, pasi në fushë u pa gjithçka i duhet një ndeshjeje futbolli, ndonëse goli ishte vetëm një, ai që vendosi rezultatin. Fillimi i takimit ishte mjaft i vrullshëm për Partizanin,të paktën 3 herë rrezikshëm portën e korçarëve. Fillimisht Abdurrahimi dhe më pas Asani e Progni, vunë në provë aftësitë e portierit Teqja, që tregoi se është në lartësinë e duhur për të zëvendësuar Shehin në katërkëndëshin e portës. Nga ana tjetër, mungesa e Xhejms dhe Soue ndihej shumë te Skënderbeu, që nuk kishte një sulmues të mirëfilltë në sulm, për t’i dhënë frymëmarrje lojës dhe për të mbajtur larg kundërshtarin. Herë Nimaga dhe herë Vila alternoheshin në qendër të sulmit, por dukej qartë që nuk kishin lidhje me atë pozicion. Pjesa e parë u mbyll me dominimin e Partizanit, si territorial, ashtu edhe në raste për gol, ndërsa korçarët u mbajtën mirë, duke ulur ritmin dhe duke mos nxjerrë topin nga rrjeta. Ndryshe nga 45-minutëshi i parë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën e dytë, ku skuadrat ndjenë lodhjen në këmbët e tyre dhe nuk arritën të ishin aq të rrezikshëm në portat respektive. Gjithsesi, Skënderbeu u bë më kërkues në 10 minutat e fundit të sfidës dhe u shpërblye në minutën e dytë shtesë, kur pas ekzekutimit të një faulli dhe një rrëmuje në zonë, ishte Bruno Dita ai që gjuajti dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Alban Hoxhës. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në +14 pikë nga Kukësi ndjekës dhe mund të festojë titullin që në javën e ardhshme, ku në Korçë do të presë pikërisht verilindorët e Pakult. Duhet thënë se Partizani komplikon së tepërmi pozitat e tij në renditje, pasi Luftëtari tani është dy pikë më shumë në klasifikim dhe mban vendin e tretë, gjë që ka sjellë zbritjen e Partizanit në vend të katërt. Pra gara për një vend nderi enë renditje që të jep të drejtën të luash në Ligën e Europës sezonin tjetër bëhet malore për Partizanin, i cili duhet të mendojë të paktën të mundë në ndeshjet e mbetura rivalët direktë. Pas kësaj humbjeje situata është komplikuar së tepërmi dhe fytyrat e trishta të lojtarëve dhe stafit pas përfundimit të ndeshjes së djeshme përballë korçarëve e shprehin mjaft mirë këtë. Skuadrat e tjera që luftojnë për në Ligën e Europës janë Kukësi,q ë ndodhet në vend të dytë dhe praktikisht në pozita më të mira për të siguruar objektivin. Luftëtari është plotësisht në valle si vend i tretë, por në garë mund të futen dy skuadra që për momentin nuk duken afër, por me ndeshjet direkte mund të afrohen. Janë Laçi dhe Flamurtari./Adriatik BALLA  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 21:58

Juventus ka kaluar në avantazh ndaj Valencias, edhe pse po luan me 10 lojtarë.

Postuar: 19/09/2018 - 21:46

Cristiano Ronaldo e ka nisur si mos më keq me Juventusin në Champions.

Postuar: 19/09/2018 - 20:08

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, mund të përballet me pesë vite heqje lirie si pasojë e akuze

Postuar: 19/09/2018 - 18:24

Thibaut Coutois me transferimin e tij te Real Madrid ka trazuar disi situatën brenda në ekip.

Postuar: 19/09/2018 - 18:14

Liverpool mbrëmjen e djeshme ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj PSG-së, duke treguar edhe një

Postuar: 19/09/2018 - 18:11

Ledian Memushaj është mesfushori i kombëtares shqiptare, por ai që nga viti 1997, ka emigrua

Postuar: 19/09/2018 - 17:20

Juventusi bëri bujë të madhe gjatë merkatos së verë, ku transferojë yllin e Real Madrid, Cristi