Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu ka në dorë sezonin e Kukësit, Cungu: Vetëm 3 pikët na mbajnë në garën e titullit

Postuar: 16/03/2019 - 07:21

Trajneri i Kukësit, Armand Cungu, doli dje në konferencë për shtyp për të shpalosur objektivat e tij e të skuadrës së tij në prag të takimit të sotëm me Skënderbeun, ndeshje që hap javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Me pak fjalë, pas një ndërprerje disa ditore kampionati kthehet në momentin e tij për të treguar potencialin e skuadrave në këtë etapë të fundit të fazës së tretë. Kukësi do të përballet me Skënderbeun në Korçë dhe shpreson që të marrë maksimumin, duke qenë optimist se do të ruajë ritmin me Partizanin në rrugëtimin drejt titullit kampion të këtij sezoni. Pranohet dhe nga vetë trajneri Armand Cungu që ky është një duel shumë i vështirë dhe që ka peshë në rrugëtimin e skuadrës, pra duke pranuar se vetëm 3 pikët e mbajnë Kukësin në lojën e titullit. Çdo rezultat tjetër shihet i papranueshëm për objektivat e klubit verilindor. “Skënderbeu ka kualitet, është një ekip me brumë, edhe pse rezultatet e fundit nuk janë ato që jemi mësuar të shohim për të. Futbolli i tillë është, një ekip nuk mund të jetë gjithë kohën në majë. Skënderbeu meriton respekt dhe duhet të tregojmë shumë kujdes, duhet të japim maksimumin për të marrë tri pikët. Kukësi nuk luan në fushën e tij dhe kjo nuk është pak. Po të luanim në shtëpi, do të ishim në krye”, tha Cungu para gazetarëve, duke pranuar se mungesa e impiantit në shtëpi e kishte dëmtuar shumë ekipin dhe në të vërtetë statistikat i japin të drejtë trajnerit shkodran të Kukësit. Nga ana tjetër, Cungu pranoi se janë bërë edhe gabime, por që skuadra duhet të zërë mend. “Kukësi ka bërë gabime, si çdo ekip, por rëndësi ka të mësojmë prej gabimeve. Gabuam edhe me Teutën në fund. Deri tani kemi pasur kohë për rikuperim, por në vazhdim gara bëhet më e vështirë. Përjashtimi i Kazmës? Janë rregulla dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Nuk është e pranueshme, pavarësisht kush është fajtori. Stadiumi është një vend ku duhet të jepet shfaqje. Ndërkohë, përjashtimi i një ekipi nuk mendoj se ka ndikim të madh në garë. Kanë përfituar disa ekipe, kurse ne i morëm pikët ndaj tyre me shumë mund. Skënderbeu përfitoi edhe në Kupën e Shqipërisë. Përfituan edhe Flamurtari dhe Luftëtari”, ka thënë ndër të tjera në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

Shehi: Skënderbeu ka objektivat e tij, duam fitore

Skënderbeu do të presë sot Kukësin në Korçë, në një ndeshje shumë të rëndësishme të kampionatit, ndërsa trajneri Orges Shehi doli në konferencën e zakonshme për shtyp. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë përballë një kundërshtari që ka qenë rivali jonë direkt prej shumë vitesh dhe mund ta quaj derbi. Kemi nevojë për pikë dhe duhet të luftojmë përballë një skuadre me shumë cilësi”, tha tekniku i skuadrës korçare. Më pas Shehi foli për mundësinë e rikthimit në fushë të sulmuesit Dejvi Bregu, i cili i ka munguar shumë skuadrës korçare. “Kemi rikuperuar Bregun dhe një javë pushim i ka bërë shumë mirë. Por unë e kam theksuar dhe një javë më para se personalisht doja të luaja javën që lamë pas. Faktor plus për Bregun ishte koha”, shtoi tekniku Shehi. Në fund ai foli dhe për objektivat e skuadrës së tij në këtë sezon, duke pranuar se Skënderbeu është shumë larg vendit të parë dhe nuk mund ta zinte në gojë titullin, por shtoi se do të bënte maksimumin për një renditje sa më të mirë. “Vendi i i parë është larg për mendimin tim. Duhet të kalojmë çdo pengesë dhe të shohim përpara. Ky pozicion në tabelë nuk më kënaq dhe synojmë të marrim sa më shumë pikë. Kemi forca për t’u ngjitur më lart. Do të luftojmë për trepikëshin kundër Kukësit për të qenë brenda objektivave. Kemi shumë mundësi për të ecur përpara dhe vijmë nga një moment i mirë. Duhet vazhdimësia që është shumë kryesore”, përfundoi trajneri Orges Shehi. 

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 22:03

Është mbyllur me rezultatin 2-2 ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës. 
 
Danezët arritën të barazonin vetëm në minutën e parë shtesë me Pierre-Emile-Hojbjerg. 

Postuar: 21/03/2019 - 22:00

Mediat kosovare raportonin sonte çudinë e deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka I cili k

Postuar: 21/03/2019 - 20:57

 Vetëm një gjobë për Ronaldon. Tifozët bardhezinj mund të marrin frymë të çliruar.

Postuar: 21/03/2019 - 19:09

 Trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci në prag të takimit me Turqinë ka përsërit

Postuar: 21/03/2019 - 19:05

Propabiliteti që kompeticioni UEFA Champions League të mos ekzitojë më është i lartë.

Postuar: 21/03/2019 - 18:10

 Bashkë me trajnerin Panuçi, në konferencë për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid

Postuar: 21/03/2019 - 17:50

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Kristian Panuçi, ka dalë përpara mediave në konfere