Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënderbeu mbetet jashtë Europës, KAS shtyn me tri javë vendimin

Postuar: 20/06/2019 - 07:31

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), nuk do të marrë një vendim përfundimtar për Skënderbeun më 21 qershor. Madje është shtyrë dhënia e një vendimi për datën 12 korrik, një datë që nxjerr “jashtë loje” klubin korçar që ende kishte shpresë për pjesëmarrje në Ligën e Europës, si vend i tretë në kampionat. Gjërat janë të qarta, Gjykata e Lozanës duket ende e pavendosur për të marrë një vendim të shpejtë për këtë çështje, e cila jo vetëm është e ndjeshme, por edhe e koklavitur. UEFA, komisionet e saj disiplinore dhe apelit, e kanë dënuar Skënderbeun me 10 vjet pezullim në aktivitetet ndërkombëtare, teksa kanë caktuar dhe një gjobë prej 1 mln euro. Një masë e tillë penalizuese për skuadrën korçare është më e rënda e aplikuar nga UEFA për ndonjë skuadër futbolli në kontinentin “plakë”, prandaj dhe klubi korçar e çoi çështjen në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS), duke shpresuar që të shqyrtohen si duhet pretendimet e klubit dhe gjykata të rrëzojë vendimin e dhënë nga Apeli i UEFA-s. Natyrisht, shpresë ka, por shanse që Skënderbeu të falë janë të pakta dhe këtë e vërteton edhe fakti se CAS ditën e djeshme dha një vendim për të shtyrë datën e marrjes së vendimit përfundimtar, nga 21 qershori që ishte caktuar më parë, më 12 korrik. Kjo shtyrje ka një përkim jo rastësor, sepse me kalimin e datës së vendimit më 12 korrik Skënderbeu mbetet jashtë Ligës së Europës. Pra, nga dita e djeshme është edhe zyrtarisht jashtë pjesëmarrjes në Europa League. Madje Skënderbeu nuk ka asnjë shans të marrë pjesë në kompeticionet europiane gjatë këtij sezoni. Edhe pse u përfol se në rast se fitonte pafajësinë në CAS, korçarët do të zëvendësonin Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League, kjo nuk do të ndodhë, pasi siç bën të ditur vetë Skënderbeu në faqen zyrtare, CAS ka shtyrë vendimin për korçarët nga data 21 qershor që ishte në program fillimisht për në datën 12 korrik. Në këtë mënyrë Skënderbeu edhe në rast se fiton pafajësinë në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, nuk do të marrë pjesë në Europa League, pasi në datën 11 të muajit tjetër, Laçi do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva në datën 11 korrik, një ditë para se Skënderbeu të marrë përgjigjen nga CAS. Ky ndryshim date në dhënien e vendimit mund të jetë një sinjal jo i mirë. Edhe sikur Gjykata Sportive e Lozanës (CAS) të marrë një vendim në favor të Skënderbeut, domethënë të heqë dënimin e UEFA-s dhe të lejojë Skënderbeun të luajë në kompeticionet europiane, aktivizimi i skuadrës korçare për këtë edicion është krejtësisht i pamundur, sepse në momentin kur merret vendimi klubet e UEFA-s, i kanë nisur aktivitetet e tyre dhe gara konsiderohet zyrtarisht e luajtur, pra Skënderbeu s’ka shanse të futet në lojë. Në Korçë të gjithë shpresojnë në një vendim të kundërt nga ai që ka dhënë UEFA, të paktën që klubi të ketë mundësinë të luajë sezonet e ardhshme në UEFA Champions apo Europa League. Njoftimin për shtyrjen e vendimit të CAS-it e dha vetë klubi korçar në faqen e tij.

Njoftimi i Skënderbeut

Skënderbeu njofton nëpërmjet një komunikate të shkurtër se CAS i Lozanës do të japë vendimin përfundimtar më 12 korrik. Edhe pse vetë klubi nuk e shpreh faktin e nuk luan dot në Europa League, kjo lihet e kuptuar për sa kohë UEFA i ka caktuar datat e ndeshjeve dhe skuadrat që marrin pjesë. “CAS shtyn datën e vendimit”. Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar. KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik. Me respekt, KF Skënderbeu”, shkruhet në njoftimin e klubit korçar. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 09:19

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi detaje jashtë futbollit.

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi&rdqu

Postuar: 15/09/2019 - 07:46

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shq

Postuar: 14/09/2019 - 18:59

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e

Postuar: 14/09/2019 - 16:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kamëz.

Postuar: 14/09/2019 - 10:44

Shpesh futbollistët janë ata që nuk pranojnë një zëvendësim.