BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Sport

Skënderbeu mund Apoloninë dhe mban kreun në Kategorinë e Parë, Partizani në Durrës për të mbajtur kreun e Superiores

Skënderbeu mund Apoloninë dhe mban kreun në Kategorinë e

Pas ndeshjes së ekipit kombëtar kundër Polonisë, humbur 1-0, tashmë kampionati është rikthyer në fushë, fillimisht me duelet në Kategorinë e Parë e në fundjavë edhe me ndeshjet e Kategorisë Superiore. Duhet thënë, se në Kategorinë e Parë lufta për titullin duket të jetë e fortë dhe me gjasë do të zgjasë deri në javën e fundit, pasi Skënderbeu, Dinamo e Flamurtari janë aty-aty me pikët (3 pikë ishte diferenca para se të nisnin ndeshjet e kësaj jave) dhe duket e fatet e titullit do të përcaktohen vetëm në xhirot e fundit. Dje ishte radha e Skënderbeut të zbriste në fushë e të merrte tri pikë, një sukses që e thellon diferencën me ndjekësit, por që si Dinamo dhe Flamurtari i kanë për të luajtur duelet e tyre.

Fitorja i mban korçarët në krye

Skënderbeu ka mposhtur Apoloninë në Korçë në sfidën e parë të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të nga Prençi duke kaluar në avantazh korçarët. Më pas në fillimin e pjesës së dytë Temitope dyfishoi shifrat. Skënderbeu nuk u ndal me kaq dhe në të 57-të Abukabari shënoi edhe të tretin. Në minutën e 71-të u shënua goli i vetëm për fierakët. Në minutën e fundit të sfidës Liço vulosi sfidën duke shënuar dhe golin e fundit. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur vendin e parë ndërsa Apolonia renditet në vendin e 7-të me 28 pikë.

Partizani për titull, Kolela sheh rivalitet jo vetëm me Tiranën

Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit këtë fundjavë, teksa do të përballet me Teutën në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i “demave të kuq” Xhovani Kolela ka dalë në një konferencë për mediat. “Situata është në përgjithësi e mirë, futbollistët që ishin dëmtuar nuk janë gati, Telushi, Maget dhe Atanaskoski nuk do të jenë ndaj Teutës. Premtoj që do të grumbulloj 21 lojtarë dhe do të hedh në fushë 11. Teuta ka grumbulluar më shumë pikë për këtë fazë, është një kundërshtar i nivelit të lartë. Flas për skuadrën time pasi për ata nuk mund të flas, por është një kundërshtar që ka grumbulluar shumë pikë. Përsa i përket skuadrës tonë kemi gjetur një stabilitet nga janari. Nesër do të jap një përgjigje për Matondon. E rëndësishme që për një lojtar është të dijë të sillet, një lojtar që luan për Kombëtaren ka merita të mëdha dhe duhet të vlerësohet masivisht, mua më intereson se si ky lojtar luan për Partizanin. Nuk kemi asnjë problem fizik përsa iu përket futbollistëve. Po bëj profesorin e matematikës, 10 ndeshje janë 30 pikë, edhe mund të biem, do vazhdoj të mendoj që për garën për titull s’jemi vetëm ne dhe Tirana, por dhe ekipe të tjera, ndoshta pas 4-5 ndeshjesh mund të them diçka tjetër. Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët dhe nuk dua ti komentoj, fatmirësisht jetojmë në një botë që çdokush jep mendimin e tij më intereson shumë të mos flas kot dhe mos reagoj kur të tjerët flasin. Unë kam pasur fatin të drejtoj një skuadër të fortë si Partizani dhe ndoshta jam përmirësuar dhe unë. Sembene nëse do të sillet dhe stërvitet mirë do të jetë pjesë e ekipit, kjo vlen për çdo lojtar”, u shpreh Kolela.