BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Sport

Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason

Dje u luajtën dy ndeshjet e para të javës së shtatë të kampionatit kombëtar, Kategoria Superiore, ku Skënderbeu bëri surprizën e madhe sepse mundi kampionen në fuqi, Partizanin, me rezultatin 1-0 dhe me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë në renditje, kurse Teuta mposhti në transfertë Egnatian, edhe pse rrogozhinasit konsideroheshin favoritë absolutë në këtë përballje. Në këto rrethana, durrsakët e kalojnë krizën dhe futen në mestabelë, kurse Egnatia pëson një tronditje jo të vogël, por e ruan renditjen edhe për këtë javë. Siç shihet, java e shtatë hyri me rezultate surprizuese.

Partizani ngec, Skënderbeu fiton e ngjitet i dyti

Një nga rezultatet e bujshme të fazës së parë të këtij kampionati u regjistrua dje në Korçë, por në një l;injë me ndeshjen e pasdites në Rrogozhinë. Kështu, pas fitores minimale të Teutës në fushën e Egnatias, vjen suksesi i Skënderbeut përballë kampionëve në fuqi të Partizanit me të njëjtin rezultat 1-0. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç iu fal një penalltie të fituar nga Liço e të shndërruar në gol nga Rashica shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt për të marrë tri pikë me shumë vlerë. Katër fitore në shtatë ndeshje për ekipin korçar, që ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se Egnatia. Vjen humbja e parë sezonale për Partizanin, që me dy ndeshje të pazhvilluara mbetet në kuotën e tetë pikëve në vendin e pestë.  Ndërkohë, trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen, duke thënë se skuadra krijoi raste, por nuk diti të çojë topin në rrjetë. “Çfarë të thuash pas një ndeshje të tillë ku kishim shanse por nuk shënuam. Por duhet të them gjithashtu që nuk kishim energjinë që na duhej sot. Sidomos në pjesën e dytë humbëm shumë herë topin e gjatë dhe të dytë. Ata kishin një situatë dhe ishte kjo penalltia. Keqardhje për rastet e humbura? Padyshim se gjatë ndeshje kur humb shumë shanse. Ky është futbolli. Shpesh kur vazhdimisht humb shumë shanse për të shënuar, nuk përfundon kështu. Por jam shumë i inatosur pasi dakord, Skënderbeu shënoi një gol, Por ne kishim 18-20 minuta dhe nuk krijuam një situatë normale”, tha Zekiç pas sfidës.

Teuta befason Egnatian, i largohet zonës së krizës

Në ndeshjen e parë pas rikthimit, Edi Martini rikthen edhe Teutën në “shinat e duhura” teksa durrsakët triumfuan në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias me shifrat 0-1. Heroi i sfidës për “Djemtë e Detit” ishte Realdo Fili që realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 61-të. Sulmuesi i rrëmbeu topin Memollës dhe më pas nga një kënd i vështirë, goditi fort për të mposhtur portierin e Egnatias, Alen Sherri. Pas këtij episodi, vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit, mirëpo Teuta rezistoi dhe ia doli të menaxhonte avantazhin duke marrë kështu tre pikë me shumë vlera për ecurinë e kampionatit. Pas këtij suksesi, Teuta ngjitet në kuotën e tetë pikëve në vend të shtatë, ndërsa Egnatia mbetet e para me 13 pikë, për momentin në vend të parë, por që kërcënohet nga Tirana.