BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Sport

Skënderbeu mund Vllazninë në finalen e vogël të “Final Four”, por në Europë shkojnë shkodranët

Skënderbeu mund Vllazninë në finalen e vogël të

Në një stadium thuajse krejtësisht të boshatisur, në “Air Albania” në kryeqytet, Skënderbeu dhe Vllaznia u përplasën mbrëmë kokë më kokë për vendin e tretë në “Final Four”, në atë që njihet edhe si finalja e vogël. Duke qenë se gara për titull është fokusuar mes Partizanit dhe Egnatias, dueli i mbrëmshëm për vend të tretë e të katërt nuk tërhoqi aspak vëmendje dhe u luajt thjesht për procedurë dhe sa për statistikë. Këtë e bëri më të qartë dhe fakti se finalja nuk zgjidhte asgjë, as sa i takon trofeut e as skuadrës që shkon në Europë, pasi dihet ë Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës e merr automatikisht Vllaznia. Gjithsesi, në fushën e lojës të dyja skuadrat u përpoqën të tregonin vlera, madje rezultoi që Skënderbeu po jep shenja të forta të një rikthimi në ditët e tij më të mira, pasi po rritet progresivisht nga viti në vit. Ishin pikërisht korçarët që shënuan të parët në portën shkodrane, pas një dominimi disaminutësh me presion të fortë në vijën e parë sulmuese. kështu, në minutën e 11-të Skënderbeu gjeti golin e parë në këtë ndeshje. Rashica nga e majta pason në qendër ku askush nuk devijon dhe Nikaj në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë. Ky gol i çorientoi krejtësisht shkodranët, ndërsa u dha zemër “ujqërve të dëborës”. Në minutën e 16-të erdhi edhe goli i dytë, ku pas një goditje këndi, Liço devijon në shtyllën e parë dhe çon sferën në rrjetë. U desh të vinte minuta e 27-të që Vllaznia të krijonte një rast të mirë shënimi, por asistimi i Balajt për Malën nuk u shfrytëzua si duhet nga ky i fundit. Ndërkohë që shkodranët vuajnë, Skënderbeu gjen edhe golin e tretë, me autor Rashicën. Një top i kthyer gabimisht bëhet asist për Rashicën i cili shfaqet para Qarrit dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri për korçarët. 3-0 dhe ëndrrat e Vllaznisë për ta fituar këtë ndeshje duken të shuara. Gjithsesi, në minutën e 42-të Prençi prek topin me dorë dhe gjyqtari Hamiti akordon penallti. nga pika e bardhë godet saktë Malaj që ngushton diferencën në 3-1. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Pjesa e dytë, Vllaznia s’ka forcë reagimi

Në pjesën e dytë u luajt një lojë “fotokopje” nga të dyja skuadrat, me një dominim të dukshëm të Skënderbeut, dëshmuar me aksionet e shumta sulmuese dhe rastet e paraqitura para portës, ndërkohë që shkodranët e përgjumur duket se nuk kanë nerva dhe forcë për ta përballuar këtë ndeshje. Luhet sa për statistikë, ndaj dhe nuk kanë interes. Loja e tyre lë për të dëshiruar që në organizim, plus që nuk ka tempin e nevojshëm. Deri në minutën e 75-të në fushë krijon raste vetëm Skënderbeu. Balaj përpiqet të japë shkëndija në sulm me një gjuajtje të fortë në të 78’, por sfera përfundon jashtë. Gjithsesi, Balaj shënon golin e dytë për shkodranët në minutën e 81-të, por nga pika e penalltisë. Dy minuta më pas shkodranët mbeten me 10 vetë, pasi del me karton të kuq Stojanoviç (dy të verdha) . Sidoqoftë, kjo ndeshje mbyllet 3-2 për Skënderbeun, fitorja e të cilit ka vlerë morale, por në Europë do të shkojë Vllaznia. Të dielën më 26 maj do të luhet finalja e madhe e këtij sezoni. Bëhet fjalë për duelin mes Partizanit dhe Egnatias, ku fituesi merr titullin.