BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Skënderbeu nxjerr Partizanin jashtë Europës, pritet shkarkimi i Sormanit

Skënderbeu nxjerr Partizanin jashtë Europës, pritet shkarkimi i

Kampionati shqiptar i futbollit u rikthye pas afro tre muajsh në fushën e blertë, një ndërprerje e pazakontë prej përhapjes së pandemisë së koronavirusit, e cila, siç dihet, nuk preku vetëm vendin tonë, por pjesën dërrmuese të planetit. Me rikthimin zyrtar të garës, Shqipëria u ngjitet atyre pak vendeve që e morën të parat këtë hap, për të përmbyllur sezonin brenda kuadratit të blertë. Dhe nuk pati zhgënjime, pasi rikthimi i kampionatit, në javën e 27-të të tij, dhuroi emocionet e para, duke afruar tek ekranet e televizorit fansat e shumtë të futbollit, pas një ndërprerje që kishte nxjerrë mjaft probleme edhe në përgatitjen fizike dhe formën e lojtarëve në tërësi. Në fakt futbolli e sfidoi koronavirusin, pasi, edhe pse pati një lojtar që doli pozitiv në testin anti-covid, kjo nuk e pengoi garën, përkundrazi, dje u luajtën normalisht të gjitha ndeshjet. Madje të gjitha prodhuan gola dhe në një farë mase edhe surpriza në klasifikim, pasi rivaliteti për zonën europiane është shumë i madh, gjë që e bën kampionatin tonë tërheqës.

Kryendeshja e javës

Kryendeshja e javës së 27-të e Kategorisë Superiore u luajt mbrëmë në kryeqytet midis Partizanit dhe Skënderbeut, një ndeshje ndërmjet dy rivalëve më të spikatur të kampionatit gjatë viteve të fundit. Ishte një përballje pa praninë e spektatorëve, sigurisht, por kjo nuk i pengoi lojtarët e të dyja skuadrave të rivalizonin fort në fushë e të kërkonin fitoren. në fakt, në 30 minutat e para të ndeshjes loja u zhvillua në gjysmëfushën e Skënderbeut, pasi dominonte dukshëm Partizani. Madje Telushi dha shenjën e parë të sulmit me goditjen e tij që në minutën e 3-të, por topi përfundoi jashtë. 5 minuta më vonë, sërish Telushi bëhet protagonist, këtë herë duke pasuar për Bardhin, por devijimi i këtij të fundit nuk finalizohet si duhet. Në minutën e 13-të është radha e Trashit të tregojë vlerat e tij nga e majta, me një pasim shumë të mirë për Malën, por talenti i të kuqve nuk koordinohet si duhet në gjuajtje dhe humbet një rast të mirë shënimi. Në minutën e 22-të pati një kundërsulm të frikshëm të të kuqve, që tentojnë të bëjnë befasinë me veprimet e shpejta. Çinari avancoi deri në fund dhe pasoi për Carën, por ky i fundit nuk arrin të kthejë topin me harkun e duhur e për pasojë shuhet dhe një rast tjetër i mirë për “demat”. Rasti i parë për Skënderbeun regjistrohet në minutën e 27-të kur Dita shënjestroi me një gjuajtje të fortë nga larg, por portieri Hoxha i gjendur në pozicion u përgjigj saktë, duke pritur topin. Një tjetër rast i mirë për Partizanin ishte ai i minutës së 32-të, kur Telushi fton Bardhin të provojë portën, por sulmuesi nuk arrin të devijojë topin në rrjetë. Rastet e shumta të humbura e bëjnë Partizanin të humbasë kthjelltësi në prapavijë dhe këtë e shfrytëzon Skënderbeu, që në minutën e 43-të dhe 44-t shënon dy gola të shpejtë, duke shtangur “demat. Nga një goditje këndi topi harkohet në zonë, dhe pas një devijimi të shkurtër, Gripshi lëshon një “silur” nga jashtë zonës dhe përshëndet rrjetën. Partizani nis lojën nga qendra në minutën e parafundit të pjesës së parë por e humbet shpejt topin dhe gjendet i papërgatitur në prapavijë. Skënderbeu gjen Ditën në sulm dhe mesfushori, duke shfrytëzuar pozicionin në kundërkohë të Hoxhës, arrin të shënojë golin e dytë. Pjesa e parë mbyllet 0-2. Në pjesën e dytë korçarët u kujdesën të mbronin avantazhin, me preferencë mbrojtjen e kujdesshme dhe shqetësimin e kundërshtarit në kundërsulm. Kurse “demat” preferuan sulmin total, duke bërë edhe ndryshimet e nevojshme, por pavarësisht rasteve të krijuara, Partizanit mbrëmë i mungoi finalizimi, mungoi njeriu gol. Sidoqoftë, 5 minuta para fundit, Partizani rihap ndeshjen, duke shkurtuar diferencën e golave në 1-2. Pas një aksioni nga e majta, topi shkon në anën tjetër te mesfushori Ferati, i cili gjuan dhe dërgon sferën poshtë traversës duke rihapur ndeshjen. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe pavarësisht përpjekjeve që bëri Partizani, rezultati nuk ndryshoi dhe në fund fitoi Skënderbeu me rezultatin 2-1, duke marrë një trepikësh me vlerë për renditjen, pasi tani shkon në vend të tretë, me 44 pikë. Kurse “demat” mbeten në vend të 6-të, me 38 pikë, tani në të njëjtën kuotë me Vllazninë. me këtë rezultat, Partizani rrezikon të mbetet jashtë Europa League.