BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Sport

Skënderbeu provon forcën reale të Tiranës, titulli për bardheblutë kalon nga dueli me korçarët

Skënderbeu provon forcën reale të Tiranës, titulli për

Në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, Tirana do të ketë një përballje shumë të fortë me Skënderbeun, e cila po konsiderohet që tani si duel me peshë për fatet e titullit dhe në kampin bardheblu janë të bindur se Skënderbeu është pengesë e fortë që mat realisht potencialin e Tiranës dhe njëherësh titulli për ta kalon pikërisht nga ky duel. Natyrisht, gara është e gjatë deri në fund dhe mund të ketë edhe surpriza, për më tepër që në vallen kryesore për titull luftojnë edhe Kukësi, Partizani e Teuta, por dy skuadra që do të diktojnë tempin e ecurisë së garës dhe që besohet se do të përcaktojnë dhe fituesin janë Laçi dhe Skënderbeu. Për këtë arsye bardheblutë i kanë marrë masat në kuadër të kësaj ndeshjeje dhe në stadiumin “Air Albania” pritet një duel shumë i fortë. Padyshim që Tirana është favorite, nisur nga kualitetet që ka në përbërje, ecuria e mirë e javëve të fundit, elementin fushë dhe njëherësh motivimin e tepruar që lidhet me pozitat e forta në renditje.

Luhet në “Air Albania”, i sjell fat Tiranës

Tirana njeh vetëm fitore nën drejtimin e Emanuel Egbo, si në kampionat ashtu edhe në Kupë, ndërsa të shtunën do të presë Skënderbeun, në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit. Klubi bardheblu ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme, se edhe ky takim, ashtu si derbi i kryeqytetit dhe përballja me Teutën, është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium”, aty ku skuadra ka marrë dy fitore në po kaq ndeshje. Ende nuk janë publikuar çmimet e biletave, por ajo që ka më shumë rëndësi, është stadiumi ku do të zhvillohet supersfida e javës, ndërsa edhe këtë herë bardheblutë presin më tepër se 5000 tifozë në shkallët e “Air Albanias”. Ndërkohë, tifogrupimi “Tirona Fanatics” konfirmoi pjesëmarrjen ndërsa nuk harruan edhe një “thumbim” ndaj klubit. Herën e fundit në ndeshjen kundër Teutës, klubi i Tiranës krijoi një sondazh për të pyetur tifozët se ku kërkonin të luanin. Edhe pse shumica preferoi stadiumin “Selman Stërmasi”, sërish klubi zgjodhi “Air Albania” edhe për gjendjen e mirë të fushës. Kështu, në njoftimin e tyre “Fanatics” theksojnë se këtë herë pa nevojën e një sondazhi do jenë në stadium një orë para si zakonisht. Nuk kanë munguar edhe “thumbat”, të tillë si “Tirona do të luajë kundër kërnackave” në stadiumin e ri kombëtar.

Portieri/ Lika: Objektiv trepikëshi, në Kupë donim Partizanin

Duke folur për “Rtsh Sport”, portieri Ilion Lika theksoi ndër të tjera se dueli me Skënderbeun duhet fituar dhe se Tirana duhet të mbajë pozita kryesimi. “Ndeshjen me Skënderbeun e shohim si ndeshje radhe dhe jo si hakmarrje. Është një sfidë e cila na vlen që ne të marrim tri pikët e radhës dhe të vijojmë rrugën drejt synimeve që ne kemi. Korçarët kanë një ekip të fortë dhe me kualitete, e sigurisht që të kënaqim edhe tifozët tanë. Ekipi i Tiranës që në fillimin e këtij viti është ndërtuar për të pasur rezultate. Ndonëse patëm oshilacione, sepse u ndodh kujtdo edhe nëpër botë. Por gjetëm vetveten dhe tashmë shpresojmë që të jemi me “këmbë në tokë” dhe të vijojmë ecurinë e mirë”, theksoi Lika. Nuk mungoi në komentin e tij edhe qëndrimi për eliminimin e Partizanit, ku theksoi faktin e me të kuqtë e kualifikuar për Tiranën do të ishte shumë më mirë. “Ishim të gjithë si klub duke kërkuar që të ishte Partizani, duke na kuptuar edhe tifozët sepse do të kishte përfitime klubi. Donim që Partizani ta kalonte këtë ndeshje me Lezhën, sepse bëheshin katër derbi dhe të luash në “Air Albania” në një klimë si në Europë ishte mirë për arkat e Tiranës dhe Partizanit”, përfundoi Lika. Për Tiranën, dueli me Skënderbeun është një moment për të testuar forcën e vërtetë dhe për të bërë diferencën e shumëpritur në kampionat, ku bardheblutë kanë ambicie për titullin në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të klubit bardheblu.