BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

Skënderbeu “ringjallet” me një brazilian, Egnatia surprizon me ish-lojtarin e Marsejës

Skënderbeu “ringjallet” me një brazilian, Egnatia

Merkato është mbyllur që me 31 gusht, të paktën zyrtarisht, por zbulimet e lëvizjeve të bërë nga klubet në orën e fundit të merkatos kanë ndodhur në ditët pasuese, aq sa dje u mësuan disa prej emrave që kanë veshur fanellat e klubeve të Superiores. Pjesa më e madhe e prurjeve vijnë nga jashtë, por ndërkohë ka dhe lëvizje cilësore nga brenda sikurse ishte kthimi i Telushit në Shqipëri dhe firma me Egnatian e Rrogozhinës. Ndërkohë, lëvizjet e fundit i kanë bërë tre klube e konkretisht Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo. Për rrogozhinasit mund të thuhet se kanë qenë surprizë e madhe, kurse Skënderbeu po tenton të mbetet në elitë me blerje që bëjnë diferencë. Edhe Dinamo ka bërë shumë lëvizje, por mbetet për t’u parë si do të funksionojë.

Skënderbeu “ringjallet” me një mesfushor brazilian

Me një transferim të rëndësishëm e mbylli merkaton edhe Skënderbeu që në limitin e kohës arriti të federonte mesfushorin brazilian Bruno Riter. 22-vjeçari i cili vjen në Korçë pas eksperiencës në Bahrein me Al-Muharraq ka firmosur me Skënderbeun një kontratë 2-vjeçare, duke rritur cilësinë në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Migen Memelli. Mesfushori difensiv ka dalë si futbollist nga akademia e klubit të njohur brazilian Vasko Da Gama me të cilët ka debutuar edhe në Serinë A braziliane duke u aktivizuar në dy ndeshje gjatë vitit 2018.

Egnatia surprizë e madhe e Superiores

Pas holandezit Arsenio Valpoort dhe Bruno Telushit, tek Egnatia, në dispozicion të trajnerit Gugash Magani presidenti Agim Demrozi ka vendosur edhe francezin Chris Gadi. Sulmuesi anësor 29-vjeçar vjen te Egnatia pas një karriere shumë të pasur ku ka spikatur, teksa ka dalë si futbollist nga Olympique Marseille me të cilët ka debutuar në Ligue 1 ndërkohë që është aktivizuar edhe me Bulonjë në Francë, Lokomotiv Plovdiv, Beroe e Septmvri Sofia në elitën e futbollit bullgar, kampionat në të cilin ka arritur të realizojë dhe 18 gola në total. Gjatë viteve të fundit karriera e Gadi ka ardhur në rënie teksa është aktivizuar në Egjipt, Belgjikë e sërish Bullgari me 29-vjeçarin që e ka nisur herët këtë sezon pasi gjatë muajve korrik dhe gusht ka qenë pjesë e klubit të kategorisë së dytë bullgare Montana me të cilët është aktivizuar në 6 ndeshje. Me pak fjalë forma fizike e Gadi është e kënaqshme dhe ai do të jetë gati për trajnerin Gugash Magani që në ndeshjen e parë të kampionatit. Afrimi i Gadi te Egantia erdhi fill pas atij të Bruno Telushit duke rritur cilësinë në skuadrën rrogozhinase që në këtë session veror të merkatos ka afruar të tjerë emra me peshë si Besar Iseni, Demir Imeri apo edhe Franc Ymeraliaj e Pedro Augusto në mënyrë që trajneri Gugash Magani të ketë në dispozicion një skuadër të aftë që mund të mos jetë kalimtare në Kategorinë Superiore por të luftojë për objektiva madhorë. Një tregues i qartë i objektivave të rëndësishëm të Egnatias është afrimi i Bruno Telushi i cili refuzoi disa ekipe me emër në Shqipëri për t’u bashkuar me rrogozhinasit pas eksperiencës në Azerbajxhan ku fitoi titullin kampion me Neftçi Baku.