BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Sport

Skënderbeu sqaron raportet me Gjykatën zvicerane: S’ka ende vendim, shkak pandemia

Skënderbeu sqaron raportet me Gjykatën zvicerane: S’ka ende

Skënderbeu i mohoi dje zërat që qarkullonin në media se ishte penalizuar nga Gjykata Federale e Zvicrës në lidhje me penalizimin që ka marrë në të gjithë shkallët deri tani, sportiv e gjyqësor për trukimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe ku siç dihet është penalizuar me 10 vjet pezullim nga garat europiane dhe 1 mln euro gjobë. Padyshim që këtë masë ndëshkimore e ka apeluar pranë gjykatës më të lartë,asaj federale, duke shpresuar të marrë drejtësinë e pretenduar prej klubit bardhekuq. Ky vendim, sipas klubit korçar, nuk është dhënë ende dhe shkak duket se është bërë pandemia Covid-19, që ka sjellë shtyrjen e seancës gjyqësore nga fundi i qershorit sikurse ishte paraparë, për një datë të mëvonshme. Deri atëherë Skënderbeu duhet të presë, por vendimi nuk do të shtyhet pa fund, pasi Skënderbeu dëshiron të dijë nëse do të mund të marrë pjesë në Ligën e Europës apo do të vijojë të endet në mesin e tabelës së renditjes, pa ndonjë objektiv specifik.

Sqarimi i opinionit

Skënderbeu reagon lidhur me vendimin e Gjykatës Federale Zvicerane për çështjen e korçarëve me UEFA-n, vendim që ende nuk ka mbërritur në zyrat e Skënderbeut por së fundmi në media është aluduar se presidenti i bardhekuqve Ardjan Takaj e ka marrë përgjigjen e cila është negative nga Gjykata Federale Zvicerane dhe për këtë arsye nuk e bën publike. Por lidhur me këto aludime Skënderbeu ka dalë me një reagim zyrtar duke bërë me dije se ende nuk ka ardhur një vendim nga Gjykata Federale Zvicerane dhe nuk është lënë në fuqi pezullimi 10-vjeçar dhe gjoba prej 1 milionë eurosh, por përgjigjja nuk ka ardhur ende dhe është shtyrë për disa ditë! “Deklaratë për shtyp! Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi. Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale. Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të pavërteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut”, shkruhet në reagimin e bërë nga Skënderbeu.

Jashanica: S’kam kontakte me Kukësin, po pres fatin e Skënderbeut

Mbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka përfunduar në merkato duke qenë se mbrojtësi pavarësisht pauzës së detyruar si pasojë e pezullimit, konsiderohet ende një nga më të mirët në rolin e tij. Mirëpo, për merkaton, Jashanica në një intervistë për “Indeksi Online”, shprehet se po pret vendimin e gjykatës federale për Skënderbeun dhe nëse vendimi do jetë në favor të korçarëve atëherë ai do të qëndrojë gjatë aty. Ndërkohë, Jashanica ka komentuar edhe zërat se ka një marrëveshje me Kukësin duke theksuar se nuk ka asgjë konkrete. “Po normalisht gjithmonë gjatë merkatove do ketë edhe lajme dhe lëvizje, por unë tani për tani jam pjesë e Skënderbeut dhe do jap maksimumin edhe këto dy ndeshje. Pastaj do shohim dhe vendimin e gjykatës federale që shpresojmë te dali pozitiv për ne. Po, ka skuadra si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe Maqedoni që janë të interesuara për mua. Do të thotë skuadrat që do marrin pjesë ne Kupat e Evropës. Kanë qarkulluar në media dhe për Kukësin sot po asgjë nuk ka konkrete deri tani. Thashë që jam pjesë e Skënderbeut dhe jam duke menduar vetëm për këtë tani. Po e them prapë nëse do dalë vendimi pozitiv, do jem pjesë e Skënderbeut edhe për shumë vite në të kundërtën do ulem të flas dhe me presidentin dhe do gjejmë zgjidhjen e përbashkët”, u shpreh Jashanica.