BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Skënderbeu-Vllaznia, finalja e madhe e Kupës, Teuta dhe Laçi eliminohen

Skënderbeu-Vllaznia, finalja e madhe e Kupës, Teuta dhe Laçi

Kupa e Shqipërisë prodhoi dje surpriza jo të pakta, pasi në finale u kualifikuan skuadrat që shiheshin më pak favorite. Teuta dhe Laçi, dy skuadra me cilësi dhe grup relativisht më të mirë, u eliminuan e në finale shkuan Skënderbeu dhe Vllaznia që konsideroheshin si skuadra me pak shanse për të pasur sukses. Ky sezon çudirash po rrëzon kështu mitet e krijuara në këtë fazë të garës, kur skuadrat cilësore e të mëdha bëjnë “ligjin” përballë ekipeve që në letër nuk kanë shanse. Por ndodh edhe kështu dhe finalja e sivjetme e Kupës së Shqipërisë do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, një finale që as çohej në për mend në fillim të sezonit, madje as ditën e djeshme para se të luheshin takimet.

Ndeshjet

Vllaznia-Skënderbeu, kjo është finalja e madhe. Skuadra e Migen Memellit, Skënderbeu, konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke bërë surprizën e madhe në fazën gjysmëfinale të Kupës teksa arriti të eliminonte kryesuesit e kampionatit Teutën. Skënderbeu fitoi 2-0 brenda në “Niko Dovana” me golat e Jorgo Meksit me penallti pas vetëm 2 minutash dhe Elvi Berishës pak para fundit të pjesës së parë, me këtë të fundit që pasi shënoi bëri gafën e madhe duke hequr fanellën dhe la të tijtë me një lojtar më pak në fushë për më shumë se 45 minuta. Megjithatë korçarët e menaxhuan mirë epërsinë në fraksionin e dytë duke kapur finalen e Kupës për herë të dytë në 4 vite. Ndërkohë Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt në Shkodër për të mposhtur 1-0 Laçin në “Loro Boriçi” dhe për t’u rikthyer në finale e këtij kompeticioni pas plot 11 vitesh. Da Silva humbi një rast të artë me portën e boshatisur për t’i çuar shifrat në 2-0 që në pjesën e parë, por pavarësisht kësaj Laçi shfaqi pak nga repertori i tij më i mirë dhe pavarësisht se është një ekip ekspert në Kupë u eliminua nga shkodranët pasi u mposht minimalisht, ndërkohë që ndeshja në Shkodër u mbyll mes tensionit, me Obanor që u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Memelli: Duam kupën, por edhe mbijetesën në Superiore

Tekniku Migen Memelli është mjaft i lumtur që e mori skuadrën korçare mes vështirësive dhe tashmë duket se e çon në finalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe duke arritur që të luajë futboll mjaft të bukur. P”Suksesi u takon lojtarëve dhe vetëm atyre. Në javën e fundit kemi bërë performanca të mira, lojtarët kanë krijuar bindjen se mënyra e lojës duke i mbyllur hapësirat kundërshtarëve do të sjellë performanca të mira. Lojtarët kanë bërë sot paraqitje të shkëlqyer në të dy fazat. Edhe pse me daljen e Berishës gjërat u vështirësuan, lojtarët ia dolën të administronin në minutat që mbetën, një gol i Teutës do të krijonte panik. Jam krenar për çunat, për qytetin, i kemi dhënë një bonus skuadrës e tifozëve. Lojtarët janë ata që lartësojë trajnerin. Sapo u thashë lojtarëve që kanë bërë një performancë të mirë e vetëm kaq, mos harrojmë që pas tri ditësh kemi ndeshje edhe më të rëndësishme në shtëpi, ndaj duhet të rrimë me “këmbë në tokë”, vitrina e finales do të lartësojë lojtarët individualisht, por është finale dhe është 50 me 50. Të bëjmë në fundjavë një fundjavë si e sotmja dhe të shpëtojmë sezonin”, theksoi pas ndeshjes Memelli. Më pas ai komentoi grupin dhe objektivat e tij sezonal. “Kemi lojtarë goxha të mirë për cilësi individuale, që mund të luanin edhe me ekipet e kreut, Skënderbeu promovon të rinjtë dhe ky përfitim në të dy krahët ndikon pozitivisht në klub. Jam i lumtur për lojtarët se kanë bërë maksimumin për veten e familjet, por të shohim kampionatin se kjo ishte një performancë që të çon në finale, kurorëzimi ndodh apo jo do ta shohim.”