BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Skenë krimi/ Tragjedi në familjen e yllit të futbollit botëror, qëllohet për vdekje vëllai i tij

Skenë krimi/ Tragjedi në familjen e yllit të futbollit

Tragjedia ka prekur familjen e futbollistit të Totenhemit Serxhi Urier. Mediat franceze raportojnë se vëllai i tij është gjetur i vdekur në qytetin Tuluzës.

Sipas raportimeve të fundit, i ndjeri është goditur me armë zjarri duke i shkaktuar plagë fatale në pjesën e barkut. Ai u gjet i shtrirë në “Bulevardin dë Tibo”.

Pasi u dërgua në spital, vëllai i lojtarit të skuadrës angleze u konfirmua se kishte humbur jetën.

Sipas dëshmitarëve, viktima është konfliktuar në një klub natë në orët e para të mëngjesit të sotëm.