BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Sport

Skuka i Partizanit është tani objektiv i klubeve italiane, ndikoi performanca në Kombëtare

Skuka i Partizanit është tani objektiv i klubeve italiane, ndikoi

Partizani kishte katër lojtarë që provuan të veshin fanellën e skuadrës përfaqësuese në dy takimet e fundit miqësore dhe, tani që kanë ndërtuar edhe kompleksin e ri, kjo është shenjë e mirë për të kuqtë. Pritej që Partizani të futej në treg me elementë cilësorë, e me siguri që klubi do të bëjë të pamundurën që të shesë lojtarë me vlerë më të madhe në treg në merkatot e ardhshme. Më parë ka pasur përvojë pozitive me Rrahmanin, Ramadanin, malin e ndonjë tjetër. Por ka ardhur koha që Partizani të shesë lojtarë në top-ligat e mëdha europiane për të fituar më shumë, sidomos nga lojtarët që janë të akademisë së tij. në ndeshjen e ekipit përfaqësues u aktivizua sulmuesit Xhuliano Skuka, por edhe Tedi Cara, ndërkohë që për Sukën ka sinjale të mira në treg nga klubet italiane. I kanë mjaftuar vetëm pak minuta shtatlartit të sulmit kuqezi në ndeshjen me Italinë që të tërheqë vëmendjen. Një roveshatë spektakolare që për pak përfundoi në rrjetë, një driblim i Bonuçit dhe i krejt mbrojtjes dhe një gjuajtje e thatë por e fortë që iu afrua golit brenda tre minutash treguan se ky lojtar ka potencial të mirë dhe mund të shitet shtrenjtë në një klub të madh.

Ofertat italiane për Skukën

Loja e mirë shpërblehet, pasi Armeninë fituam 2-0, por lojë të mirë Kombëtarja bëri edhe ndaj Italisë që e humbi 3-1. Siç e thamë më lart, Xhuliano Skuka ishte protagonist me Kombëtaren shqiptare në sfidën me Armeninë, ku shënoi golin e parë për kuqezinjtë, por gjithashtu edhe në miqësoren me Italinë, ku për shumë pak i shkoi afër një supergoli me roveshatë. Kaq duket se i ka mjaftuar Leçes për të monitoruar sulmuesin që aktivizohet te Partizani. Siç raporton media italiane e njohur “TuttomercatoWEB”, klubi ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Dermaku, është vënë nën gjurmët e Skukës, për të cilin theksohet se është në ndjekje dhe nga disa klube turke. Mbetet të shihet në merkaton e janarit se cili klub do të nxitojë për ta blerë Skukën e Partizanit, një lojtar që erdhi një vit më parë tek të kuqtë pa shumë pretendime, por është rritur shumë dhe po e tregon veten dita-ditës se është një futbollist me të ardhme. Statura e fuqishme fizike, zhdërvjelltësia në veprimet tekniko-taktike dhe harmonia me pjesën tjetër të grupit i japin avantazhe. Pra parametrat e Skukës janë për një lojtar që mund të luajë në një nga top-ligat e mëdha europiane.

Lojtarët e tjerë

Trajneri Edi Reja është shprehur se paraqitja e disa lojtarëve të kampionatit në ekipin kombëtar ka qenë e mirë. Për këtë ai ka kujtuar performancën cilësore të këtyre elementëve në miqësoret me Arabinë Saudite dhe Katarin, si dhe së fundmi me Italinë dhe Armeninë, ku këta elementë treguan seriozitet, cilësi teknike dhe përshtatje të mirë me grupin. Trajneri Reja tha se këtyre lojtarëve do t’u jepet sërish shansi dhe do të kenë në fokusin e stafit teknik, për mundësinë e aktivizimit të tyre në ndeshjet zyrtare eliminatore për Europianin e ardhshëm, ndeshje që do të luhen gjatë vitit 2023.