
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Skuka shumë pranë Metzit në Francë, Partizani fiton 1 mln euro nga sulmuesi

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2023

Sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, do të jetë pjesë e Metz në kampionatin francez në pjesën e mbetur të sezonit. Sipas “SuperSport”, 24-vjeçari dibran ka udhëtuar drejt Francës dhe të hënën do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e re me klubin francez. Hap i madh për futbollistin e Partizanit që do të jetë pjesë e një skuadre që luan në ligën e dytë franceze. Aktualisht Metz ndodhet në vendin e tretë të renditjes, me 31 pikë, dy më pak se vendi i dytë që ngjitet në Ligue 1. Këtë sezon Skuka ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë pas Redon Xhixhës. Sulmuesin e favorizon ndjeshëm fakti që posedon pasaportë franceze, pasi në të shkuarën ka jetuar në Francë dhe është i ambientuar. Pasi të zyrtarizohet gjithçka lojtari do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet që të ndihmojë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit, që të arrijë një nga dy vendet e para, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e elitës së futbollit francez. Të hënën do të zbulohen edhe detajet e kontratës, që aktualisht mbahen të fshehura nga klubi francez, i cili do të paguajë një shumë të majme te Partizani për kartonin e lojtarit. Ndërkohë, tek Partizani po bëjnë gati zëvendësimin e bomberit me një nigerian që ka shkëlqyer në pjesën e parë të këtij sezoni në Kosovë. Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeçar, Kristian Mba, i cili në 18 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste me klubin nga Mitrovica, Trepça ‘89. Drejtuesit e Partizanit kanë biseduar me klubin mitrovicas për blerjen e kartonit të Mba dhe në parim kanë arritur akordin. Trepça mësohet se kërkon të mbajë në pronësi një përqindje të kartonit dhe në orët në vijim gjasat janë që marrëveshja të jetë totale mes palëve.
Më të lexuarat


E trishtë, humbje e madhe për futbollin/ Nxirret i vdekur nga rrënojat e një ndërtese portieri në Turqi

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë, ka luajtur mbi 100 ndeshje të rëndësishme (EMRI)

Sahit Prizreni: Bursa i takon Zelimkhan Abakarov, KOKSH nuk ka mbajtur qëndrim për atë që ndodhi me atletikën

Ethemi merr “superxhiro” në Turqi, tjetër gol për Instanbulsporin

Laçi me probleme para Partizanit, Tirana ndien peshën e largimeve në janar

Uzuni tjetër gol për Granadën, Muriqi mposht Real Madridin

Ajaksi i papërmbajtur me trajner Hritingën, mposht edhe Kamburin

Surpriza/ LeBron Xhejms pranë rekordit historik të pikëve në NBA

Derbi vetëm për prestigj, Interi shumë i fortë për Milanin, Lautaro i jep “aspirinë” skuadrës së tij, Milani zbret drejt “humnerës”

Muriqi "shkund" rrjetën, Mallorca i jep goditjen e rëndë Realit në garën për titull
