
Gazeta italiane zbulon prapaskenat e sherrit të tifozëve të Romës: Vodhën thikat nga një restorant që të godisnin...

Vetëm pak ora para finales së Conderence League, Garda merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orë

Marrëdhëniet me NATO-n, Gjenerali amerikan: Shqipëria, vëllai i madh në rajon! Zbulon dhuratën që i ka bërë Rama

“E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen...” Rama: Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq, ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA-së…

Kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë”, Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s

Vrau 82-vjeçaren dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, Gjykata e Fierit dënon Skënder Krasniqin, ja sa vite burg do të vuajë

“Sofascore” vlerëson legjionarët kuqezi, Bajrami del “shkëlqyer”, notë e lartë edhe për Hysajn e Strakoshën

Shkruar nga Adriatik BALLA 25 Janar 2022

Lojtarët e përfaqësueses po bëjnë një paraqitje të mirë me skuadrat e tyre në Europë, madje shpesh duke qenë protagonistë me asiste e gola dhe me lojë cilësore, duke marrë kështu vlerësim cilësor në shtypin sportiv. Në fundjavën që lamë pas, disa prej lojtarëve kuqezi u paraqitën mjaft mirë, aq sa zunë faqet e para të shtypit sportiv në Itali dhe më gjerë. Por padyshim që goli i Nedim Bajramit do të mbahet mend për cilësinë e ekzekutimit dhe natyrisht një gol që doli nga një përpunim klasi prej lojtarit shqiptar. Bajrami fitoi kështu një notë aq të lartë sa u zgjodh shqiptari më i suksesshëm në futbollin europian në javën e kaluar. Edhe futbollistët e tjerë bënë paraqitje të mira, por mesfushori kuqezi tregoi klas në veprime, klasi në organizim, si dhe klas në realizim. Në fundjavën që lamë pas shkëlqyen edhe lojtarë të tjerë të Kombëtares, si Strakosha në portën e Lacios e po me këtë ekip luajti shumë mirë e mori vlerësim të lartë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, mbrojtësi i Atalantës Berat Gjimshiti e jashtë Italisë lojtarë si Gjasula, Broja etj.
Vlerësimet nga “Sofascore” për lojtarët shqiptarë
Vlerësimin pozitiv për lojtarët e Kombëtares e kanë dhënë media sportive serioze në Itali dhe më tej. Kështu, faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka publikuar vlerësimet e legjionarëve për këtë fundjavë. I pari në këtë klasifikim është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili vlerësohet me notën 7,9 pas një paraqitjeje fantastike me gol ndaj Romës së Zhoze Murinjos. I dyti është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku është paraqitur në mënyrë pozitive në ndeshjen ndaj Atalantës. I treti klasifikohet Thomas Strakosha, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku e ka ruajtur portën e paprekur përgjatë gjithë 90-minutëshit ndaj Atalantës. I katërti renditet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku ka kryer një paraqitje dinjitoze me Darmshtadin e tij ndaj Ingolshtadit në Ligën e dytë gjermane. I pesti në këtë klasifikim renditet Berat Gjimshiti, i cili vlerësohet me notën 7,1, ku është dalluar me paraqitjen pozitive ndaj Lacios.
Broja, lojtar mbi nivelin e të tjerëve
Armand Broja po bën sezon fantastik me Sauthemptonin në Premier League. Lojtari shqiptar ka shënuar 5 gola në kampionatin elitar anglez por më shumë se rrjetat e shënuara është loja e tij që bind dhe këtë e kanë evidentuar jo vetëm mediat sportive britanike, por performancën e Brojës e ka përshëndetur edhe vetë trajneri Pep Guardiola i Mançester Sitit. Djaloshi nga Shkodra i lindur e rritur në Angli po rritet në fushën e gjelbërt dhe është një e ardhme e madhe e përfaqësueses kuqezi. që tani ai është një lojtar mbi nivelin e të tjerëve. Në përfaqësuese ai është ftuar, bëri ata dy gola me vlerë kundër Hungarisë në eliminatoret e Botërorit “Katar-2022”, e tani po bëhet gati për dy sfidat miqësore të marsit kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Lojtari pret një shans më shumë si titullar nga trajneri Edi Reja.
Më të lexuarat


“Ndeshje shumë e vështirë”/ Legjenda e Romës vjen në Tiranë: Nuk është hera e parë, kam ardhur fshehurazi

Bëri namin me një foto, tifozi i Feyenoord e rikrijon pas 20 vitesh, por nuk vjen në Tiranë! Zbulohet arsyeja

Finalja/ Lorik Cana lëshon batutën epike: Tare u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës. Unë bëj tifo për….

Armiq për vdekje dhe ngjarjet tronditëse mes tyre, ja pse urrehen kaq shumë tifozët e Romës dhe Feynoord

Afron ora e startimit të ndeshjes, ndodh ajo që nuk pritej me posterin gjigand të Murinjos

Sonte finalja e madhe, zbulohet shifra marramendëse që fiton klubi që ngre lart trofeun historik

Zidane në bisedime me Al Khelaifin, diskutohet pankina e PSG-së

Sot finalja e madhe e Conference League, “Air Albania” bëhet qendra e Europës

Teodor Vaso: Para se të ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës, duhet së pari të fitojmë trofe madhor me klube

Kujtoi se gazetari po e pyeste shqip, reagimi epik i Mourinhos shkakton të qeshura në konferencë (VIDEO)
