BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Sport

Sokol Cikalleshi: Në Poloni shkojmë për fitore, por do të jetë shumë e vështirë

Sokol Cikalleshi: Në Poloni shkojmë për fitore, por do të

Kombëtarja ka nisur grumbullimin e saj për ndeshjen e 27 shtatorit në transfertë ndaj Polonisë, në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Në grumbullimin e ekipit dje spikatën dy sulmuesit, Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani. I pari, veteran tashmë, e njeh mirë ekipin, forcën e tij, por edhe rivalët në grup, ndaj ka kërkuar të rrihet me këmbë në tokë, të fokusohen tek ndeshja dhe të shpresojnë të marrin rezultat pozitiv. Ai e di mirë që Polonia është skuadra më e fortë e grupit dhe kjo ndeshje e parë përballë tyre do të jetë shumë e vështirë. Në fakt, sulmuesi kuqezi është duke kaluar një formë shumë të mirë me Al Khalej në Arabinë Saudite, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist. 32-vjeçari u shpreh se shpreson që t’ia dalë të japë maksimumin, ndërsa shtoi se kjo është ndeshja më e vështirë në këto kualifikuese. “Për ne fillon një edicion i ri, ndeshja e parë është më e vështira. Duke u nisur nga ndeshjet e kaluara, morëm rezultat pozitiv në atë kohë dhe shpresoj ta arrijmë përsëri. Nuk jam i vetmi lojtar në sulm dhe shpresoj kushdo që do luajë të japë maksimumin. Dhe në fund shpresoj të marrim rezultat pozitiv. Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur. Koha është e shkurtër, por shpresojmë që në këtë kohë të bëjmë më të mirën. E thash që është ndeshja më e vështirë e këtij edicioni, por nga ana tjetër mund të bëhet ndeshje që të na japë shtysën për të arritur maksimumin dhe të arrijmë kualifikimin. Ajo që u mund të them sot është se duke qenë se kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane, duhet të bëjmë një analizë të thellë dhe të mos dalim si dy ndeshjet e para”, tha Cikalleshi.

Mungesat dhe objektivi

Cikalleshi beson se skuadra ka shumë mungesa, por ai shtoi se kushdo të aktivizohet do të përpiqet të bëjë më të mirën e vet. Nga ana tjetër, ai thotë se objektivi është fitorja, por edhe barazimi nuk do të ishte keq. Sidoqoftë, ai e quajti ndeshjen më të vështirë në grup. “Lojtarët që mungojnë nga dëmtimet janë nga më të rëndësishmit dhe këtë gjë e kanë treguar në fushën e lojës. Na kanë munguar dhe në ndeshjen që kemi luajtur me Poloninë këtu, sepse dhe atëherë kishim shumë mungesa, po ndodh e njëjta gjë, por gjithsesi dua të shoh ana pozitive dhe shpresoj kushdo të jetë në fushë të bëjë më të mirën. Duke qenë se kemi një kundërshtar direkt edhe barazimi nuk është keq, por gjithmonë shkojmë për ta fituar ndeshjen, edhe pse duhet thënë se është një ekip shumë i vështirë, por edhe ne kemi një grup shumë të mirë lojtarësh”, shtoi ai.

Lider i Kombëtares

Duke qenë veteran i skuadrës, njëherësh lojtari ku janë shpresat për gol, Cikalleshi e di peshën e përgjegjësisë së tij, por ai pranoi se është gati të jetë lider i grupit. “Grumbullimi filloi vetëm dje dhe unë kama ardhur dje dhe kam pasur një bisedë të thjeshtë me trajnerin. Nuk dua ta quaj veten lider, pasi lideri i mirë e tregon veten me vepra dhe jo me fjalë. Unë jam munduar që si në fushë edhe jashtë të jap më të mirën edhe me lojtarët e tjerë. Sigurisht nëse do më besohej unë jam gati të jem lider, por rëndësi ka të jemi mirë me njëri-tjetrin dhe grupi të jetë më i fortë, pasi vetëm ashtu mund të shkojmë afër kualifikimit”, përfundoi Cikalleshi.