BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Sokol Kushta: Reja të hante pas shpine, një trajner pa bosht, kurse Silvinjo modest dhe i uritur për sukses

Sokol Kushta: Reja të hante pas shpine, një trajner pa bosht, kurse

Sokol Kushta: Reja të hante pas shpine, një trajner pa bosht, kurse Silvinjo modest dhe i uritur për sukses

Është e paktë të flasim për Sokol Kushtën si personalitet i futbollit shqiptar, pasi tagrin për ta përmbledhur karrierën e tij duhet ta kenë penat më të forta dhe natyrisht jo në një faqe të vetme gazet. Publiku e njeh dhe e vlerëson. Kushta ka regjistruar gjatë karrierës së tij disa arritje që mbahen ende si rekorde. P.sh, ai është futbollisti i vetëm shqiptar deri më sot që është nominuar për “Topin e Artë” në vitin 1987, ai ka koeficientin më të mirë të golave për ndeshje si lojtar i Kombëtares (me 0.3 gola për takim, shifër kjo e fiksuar në kohëra shumë të vështira për përfaqësuesen e vendin tonë), ai i ka shënuar Barcelonës, ka eliminuar Partizanin e Beogradit, i ka shënuar dy gola Greqisë brenda në Athinë, ka një karrierë të pasur jashtë vendit, ka shkëlqyer edhe me fanellën e Partizanit dhe fjala e tij ka gjithmonë vlerë. Gazeta “SOT” e ka sjellë në këtë numër intervistën me të, rreth zhvillimeve në Kombëtare por edhe tek Flamurtari, klub që dy ditë më parë festoi 100-vjetorin e krijimit. Në këtë intervistë Kushta flet edhe për kuqezinjtë, trajnerin brazilian Silvinjo, të cilin e përshkruan modest dhe të uritur për sukses, si dhe ndeshjen e shumëdiskutuar mes Flamurtarit e Dinamos ku arbitri Cjapi u bë protagonist.

 

- Flamurtari bëri 100 vjet klub. Në këtë histori të gjatë ka suksese por edhe dështime, por s’mund të vihet në diskutim se nga Vlora kanë dalë lojtarë mjaft cilësorë. Ju bëtë një postim për këtë ngjarje dy ditë më parë, mesazh që tregonte shumë. Në pikëpamjen tuaj, cila është pesha e Flamurtarit në historinë e futbollit shqiptar?

- Më 23 mars është ditëlindja e Flamurtarit, e këtë vit mbushi 100 vjet nga themelimi. Përgjatë kësaj kohe ka mbajtur edhe emra të tjerë, si “Jeronim de Rada”, Shoqëria “Vlora”, “Puna”, e nga vitet 60-të si Flamurtari, por e përmbledhur, edhe pse me shumë emra, mund të thuhet se ky klub futbolli bëri 100 vjet histori. Pra si shoqëri sportive ka nisur më 23 mars 1923, por aktiviteti filloi më vonë. Flamurtari padiskutim është klub me peshë në futbollin shqiptar. Pavarësisht performancës e klasifikimit, ky klub gjithmonë ka qenë në kategorinë e parë. Flamurtari gjithmonë ka qenë ekip i bukur, por jo gjithmonë ka qenë i fortë. Si ekip i fortë mund të thuhet se ishte në vitet 1986 e në vazhdim deri pas viteve 90-të, ku edhe fitoi titull kampion (1991). Them i fortë sepse në atë periudhë arriti t’i mundte ekipet e Tiranës, Partizanit e Dinamos, që ishin më të fortat. Dihet, titulli fitohet atëherë kur një skuadër e fortë mund më të fortat. Dhe skuadra vlonjate e atyre viteve u bë aq e fortë sa fitonte ndaj Partizanit, Dinamos dhe 17 Nëntorit, por edhe Vllaznisë, që ishin skuadrat më të forta të futbollit tonë. Nga ana tjetër, Flamurtari ka qenë “fabrikë” e talenteve. Ai ka prodhuar lojtarë për ekipet kombëtare të moshave dhe Kombëtaren e madhe, por edhe për ekipet e qyteteve të tjera. Ndaj them që Flamurtari është ekip me peshë në futbollin shqiptar. Lojtarët e Flamurtarit kanë bërë diferencë në Kombëtare. Është diçka e paparë kur kujton kontributin e Kushtës, Tahos, K.Çipit, Rucit, Skelës, G.Çipit, Fakajt, Myrtos, Aliajt, të cilët ishin lojtarë protagonistë në Kombëtare. Kur një klub prodhon lojtarë për ekipin kombëtar, atëherë ai ekip ka peshë në futboll.

- Nuk mund të anashkalojmë një problem që ndodhi para pak ditësh në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari-Dinamo. Rivaliteti bën të vetën sepse të dy ekipet duan të ngjiten në elitë. Flamurtari humbi, pati edhe tension tek tifozët, arbitri u lakua shumë sidomos për atë penallti të dyshimtë, por në fund Dinamo parakalon në renditje dhe Flamurtari zbret në vend të tretë. Kuptohet, ka ende garë, por përtej kësaj, cili është mendimi juaj për atë që ngjau në atë ndeshje?

- Ndeshja Flamurtari-Dinamo e luajtur në Vlorë ishte shumë e dobët. Flas si nivel sportiv, për të dy ekipet, që nuk bënë ndonjë futboll cilësor. Megjithatë, Dinamo kishte ardhur me ide më të qarta, me synimin për të marrë barazim. Për këtë skuadra dinamovitë aplikoi një futboll fizik me presing në 30 metra, duke mos e lejuar Flamurtarin të luante lojën e tij. Brazilianët, që ishin rreziku kryesor, ata i mbajtën nën mbikëqyrje. Por protagonisti i vërtetë i ndeshjes u bë arbitri. Sa i takon penalltisë, ajo nuk ishte, absolutisht jo! Lojtari i Dinamos nuk kishte lidhje me topin, e nëse nuk është kështu kërkoj falje. Mbrojtësi ndërhyri dhe topi mori drejtim jugor e jo verior. Analizat bëhen e mund ta justifikojnë si të duan, por një gjë duhet ta themi pa frikë. Arbitri në këtë ndeshje lejoi lojë të rëndë, të ashpër. Sepse Dinamo vetë kishte ardhur për këtë qëllim. Sepse vetëm kështu mund t’i frenonte ajo brazilianët e Flamurtarit që janë lojtarë të fortë e cilësorë. Me dashje apo pa dashje, arbitri lejoi lojën e fortë. Madje Flamurtari ishte në një moment për karton të kuq. Sidoqoftë, ishte një ndeshje e lexuar dhe lexohej për barazim. Vetë Dinamo synonte të mos e humbiste këtë ndeshje. E ritheksoj, arbitri, me qëllim ose jo, u bë protagonist. Unë gjykoj se një ndeshje e tillë, ku luanin dy pretendentë, kërkonte përfshirjen e VAR-it, në mënyrë që të mos i lejohej askujt të prishte futbollin. Unë nuk di ta them që arbitri e bëri me qëllim apo pa qëllim, por gjërat anojnë në atë se u bë qëllimisht. Në një duel të tillë ku ndeshen dy rivalë, ku ka pritshmëri të mëdha, ka pjesëmarrje masive të tifozëve, një takim të cilin e dha edhe televizori, kërkohet më shumë përgjegjësi. Kjo pasi ishte një ndeshje elitare, ndërmjet dy skuadrave që kanë një emër të mirë në futbollin tonë. Më duhet të përmend dhe një fakt tjetër, që çunat e Dinamos u treguan provokues në atë takim. Nuk duheshin provokuar tifozët kurrsesi, duke bërë shenja, nxjerrë gishtat etj, një sjellje jo e denjë nga pankina.

- A mund të ketë kjo ndeshje dhe rezultati i saj ndikim në fatet e sezonit në Kategorinë e Parë?

- Kjo çështje meriton një analizë më të thellë pasi këtë sezon, si në Kategorinë e Parë, ashtu dhe në Superiore, ka ekipe që nga lufta për mbijetesë në pak ndeshje arrijnë në pozicione pretendimi për zonën europiane e për trofe. Kemi parë Kukësin që ishte në fund e tani dëshiron Europën. Kemi parë Teutën që ishte nga fundi e tani del me pretendime në zonën e kreut. Po kështu për Laçin e ndonjë tjetër, pa lënë mënjanë Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë. Edhe në Kategorinë e Parë mbizotëron e njëjta situatë. Nëse Dinamo la pikë në Fier, Flamurtari ka lënë pikë në Lushnjë e ndaj skuadrave të tjera. Diferenca mes vendit të parë e vendit të tretë është vetëm 3 pikë. Unë nuk kam besim tek ky trepikësh dhe s’mund të llogaritet si diferencë vendimtare në kryesim. Por ka një fakt përbashkues. Të tri skuadrat e kreut nuk kanë stabilitet. Mos harrojmë se Flamurtari ka bërë investime të jashtëzakonshme, duhej të ishte 9 pikë para tani në renditje. Nuk besoj se skuadrat do të fitojnë 6 ndeshje rresht kur ky stabilitet ka munguar deri tani. Megjithatë, garën e fiton skuadra që do të gabojë më pak. Në këtë analizë nuk llogaris stimulime të ndryshme që vijnë e varen nga rrethana të tjera, sidomos kur një ekip inferior lë ndeshjen, apo kur ndonjë arbitër synon të bëhet protagonist i fushës. Nga kalendari dimë që Flamurtari do të presë Skënderbeun, kurse Dinamo do të udhëtojë në Korçë. Këto tri skuadra janë në vijën e parë, por nuk kanë treguar se cila ka potencë. E këtu marr si shembull Napolin, i cili i ka mundur të gjithë në Itali. Nëse për rastin italian ne themi se Napoli po shkon drejt titullit dhe bazohemi në potencën e këtij ekipi, për dy ligat tona nuk e themi dot se kush do të dalë kampion. Pra është një garë krejtësisht e hapur. Skënderbeu ishte keq në fillim, por me dy-tri takime eci përpara, e prapë u frenua. Edhe Flamurtari humbi shumë pikë rrugës. Nëse do të kishte qëndrueshmëri do të dilte kampion. Pra, nuk kanë potencë e për këtë dhashë shembullin e Napolit.

- Nuk mund të linim jashtë vëmendjes në këtë intervistë Silvinjon, trajnerin e ri të Kombëtares. Ndryshe nga më parë, ku kemi patur kryesisht teknikë që vinin nga shkolla italiane, duket se Silvinjo paraqet befasi. I lindur në Brazil, me kulturë spanjolle, që ka luajtur në Premier League angleze, që ka bashkëpunuar me Mançinin tek Italia etj, ai duket befasues. Çfarë duhet të presim nga një trajner i tillë?

 - Do ta nis nga fundi. Nëse e marrim si lojtar ky duhet të jetë lojtari më i madh që ka ardhur këtu tek ne, por ky vetë ka ardhur pa eksperiencë si trajner.

- Edhe Panuçi lojtar i madh ka qenë, por....

- Do të dal edhe aty. Panuçi erdhi në krye të përfaqësueses tonë me stofin e lojtarit më të madh në botë, kështu u prezantua, kurse Silvinjo ka ardhur si trajner i vogël. Është dallim i madh ky fakt. Brenda dy javësh Panuçi refuzonte gjithçka, përfshi dhe gazetarët. Kurse ky tha se do të qëndrojë këtu. Mos harrojmë se trajneri është edhe psikolog, shumica janë të tillë. Kur ecën si trajner i madh, atëherë lojtarët të binden, japin më të mirën, krijojnë grup. Ndaj them, mua më ka pëlqyer psikologjia e Silvinjos, atë që ai tregon. Mua më rezulton se ka uri si trajner dhe është krejt modest në qëndrimin e tij. I parë në këtë formë, për mua prezantimi dhe qëndrimi i tij tregojnë shumë, sepse tregojnë respekt dhe angazhim për punë. Trajnerët e tjerë kanë ofenduar, duke u hequr të mëdhenj, kurse ky ka ardhur si trajner i vogël por me psikologji grupi. Të tjerët e përçmonin Shqipërinë. Të tjerë kanë qenë fals, sidomos ai që iku i fundit. Unë e njihja ndaj dhe flas. Ai pati përplasje me Igli Taren, por u spostua sepse Tare ishte i fortë dhe Lotito i Lacios i tregoi derën. Ky trajner të hante pas shpine, një trajner pa bosht, ashtu ka qenë ai gjithmonë. Lorik Canën nga Lacio ky e nxori. I thashë këto se unë kam qenë prezent dhe e di përplasjen e tij me Igli Taren. Kur kuptoi se Tare ishte shumë i fortë u tërhoq dhe i servilosej. Ne, shqiptarët, jemi më tolerantë dhe humanë, por edhe më bashkëpunues. Qëndroi 4 vjet në Shqipëri nuk përmbushi pritshmëritë. Mashtrimi më i madh ishte kur tha se mora lojtarë nga kampionati shqiptar, në një kohë që ne të gjithë e dimë se ai e bëri këtë pasi ishte i detyruar. Në të kundërt ai lojtarët e kampionatit as nuk i shihte me sy. Asnjëherë nuk i kushtoi vëmendje kampionatit shqiptar. Sepse kampionati ynë nuk është aq keq sa e përbuzte ai. Trajneri i mëparshëm merrte lojtar që kishte tre muaj pa luajtur dhe as u interesua një herë për lojtarët e kampionatit. Aktivizonte lojtar që s’kishte një minutë në këmbë e nuk ftonte Skukën. Ku qëndron mashtrimi? Sepse kur iku tha ju kam lënë lojtarë të kampionatit shqiptar në Kombëtare. Krejt ndryshe qëndron Silvinjo, të paktën deri tani. Ky e shikon kampionatin, i ndjek ndeshjet, bëri edhe ftesa, e kjo mua më pëlqen. Megjithatë, do të shoh vendosjen, vazhdimësinë. Nuk dua më një trajner që bënte aq shumë ndryshime, që bënte 40 formacione. Nëse nuk krijon një bërthamë, atëherë ai nuk është trajner. Nëse ai bën ndryshime në çdo ndeshje, atëherë s’është trajner për ne.

- Luajmë ndeshjen e parë në grup ndaj Polonisë, rivalit më të vështirë. Mendon se ky grup, edhe pse me mangësi dëmtimesh, mund t’ia dalë?

- Për mua ka rëndësi loja që do të bëjë ekipi. Edhe Italia humbi ndaj Anglisë, por ama bëri një futboll të bukur. Trajneri e bëri punën e tij, sepse ekipi luajti, paçka se kjo nuk mjaftoi për rezultatin. Unë dua që ekipi kombëtar të luajë. Ndaj i kthehem dhe një herë Rejës, i cili në 4 vjet në krye të Kombëtares u interesua vetëm për statistikat e veta, statistikat individuale, e nuk u kujdes për statistikat e Kombëtares, për lojën dhe vazhdimësinë e saj. Ndaj, edhe një herë, do të shoh si do të veprojë trajneri Silvinjo.

- Nisur nga këto zhvillime dhe kontigjenti i lojtarëve, a ka shanse Shqipëria të kualifikohet në Europian?

- Shqipëria ka mundësitë e saj. Ne kemi lojtarë të mirë dhe duhet të shohim më larg. Këtu dal tek emrat, ku veçoj Uzunin, i cili punon shumë dhe është një futbollist që e do Kombëtaren. Sot për sot është sulmuesi më i mirë që ka nxjerrë Shqipëria. Ai djalë ka qenë motor në ekip, luftarak dhe i etur për sukses. Më bën përshtypje sepse e do ekipin kombëtar, luan me shpirt. Madje ai është vlerësuar pak nga trajneri që iku. Mund të them se është sulmuesi më i mirë shqiptar ndonjëherë që luan jashtë vendit. Liga 2 e Spanjës ku aktivizohet ai është një kampionat shumë i fortë, por Reja nuk ia dha mundësinë. Dihet që trajneri e bën ekipin dhe taktika mund të ndërtohet edhe rreth një lojtari, sikurse ka ndodhur me Ronaldon, me Kushtën kur luante tek Partizani etj. Pra, edhe Kombëtarja mund të ndërtohet rreth tij. Do të më pëlqente një sulm me Uzunin e Brojën.

- A besoni se ata mund të funksionojnë bashkë në sulm sa për të qenë të suksesshëm?

- Disa lojtarë cilësorë janë si uji, marrin formën e enës. Nëse trajneri i jep enën e vet, do të ketë sukses. Trajneri i mëparshëm i linte jashtë. Qëndroi katër vjet trajner dhe u bë armik i Brojës. Imagjino, ai la jashtë Brojën, por Zoti ia dha vetë shansin lojtarit. S’mund të ndodhë që trajneri të mbajë një me hatër e një ta urrejë. Me ato gola që shënoi, Broja i tregoi “ia kush jam unë”. Uzuni-Broja janë dyshe e bukur, padiskutim, kam besim tek këta lojtarë. Kurse për pritshmëritë, do të shoh një herë ecurinë e ekipit në këtë ndeshje të parë në grup.

Intervistoi: Adriatik BALLA