
Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Solskjaer këshillon Guardiolën të mos gëzojë para kohe: Kampionati është i gjatë, ka të papritura

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Tekniku i Mançester Junajtid fton rivalin e tij të Mançester Sitit të mos entuziazmohet para kohe, pasi Premier League dhuron surpriza deri në fund
Adriatik BALLA
Premier League angleze është kampionati më i fortë dhe më i bukur në botë. Këtë fortësi dhe bukuri ia jep natyrisht rivaliteti i skuadrave përbërëse, ku ka afro 6 ekipe që rivalizojnë për titull dhe ky rivalitet zgjat deri në fund. Këtë edicion ka një përplasje të fortë për kreun midis dy Mançesterëve, gjë që duket dhe nga qëndrimet e kundërta e plot ironi të trajnerëve Solskjaer të Junajtid dhe Guardiola të Sitit. Gjithçka duket e bukur dhe e hapur, ndërsa “djajtë” paralajmërojnë “qytetarët” të bëjnë kujdes. Kështu, trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer, e ka paralajmëruar liderin Mançester Siti se skuadra e tij nuk do ta bëjë asnjë lëshim në përpjekje për t’i bërë trysni atij në garë për titull në Premierligë, pas fitores 3:1 kundër Njukasëll në “Old Trafford”. Markus Rashford, Daniel Xhejms dhe Bruno Fernandes shënuan për fitoren e parë të djajve të kuq në tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që Allan Saint-Maksimin e shënoi golin e vetëm për vizitorët në “Old Trafford”. Kjo fitore erdhi pas një triumfi të thellë 4:0 kundër Real Sociedadit në Ligën e Evropës të enjten dhe, sipas Solskjaer, Junajtid e ka tejkaluar dështimin e javëve të kaluara. Por pavarësisht fitores, Junajtid ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Mançester Siti pas 25 ndeshjeve. Megjithatë, trajneri norvegjez s’e ka ndërmend të dorëzohet. “Nuk do të them se ka marrë fund derisa të merr fund. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ekipeve që janë mbajtur, kanë vazhduar me punë dhe e kanë bërë punën e vet. Diçka mund të ndodhë”, tha Solskjaer. Në fakt, Mançester Siti i këtij sezoni është makineri perfekte. Falë suksesit minimal 0-1 ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium” me një gol të Rahim Sterling që në minutën e 2-të, skuadra e Pep Guardiolës regjistroi fitoren e 18-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 13-ën rresht në Premier League. Me triumfin ndaj topçinjve brenda në Londër Mançester Siti u ngjit në kuotën e 59 pikëve dhe kryeson bindshëm kampionatin pas 25 javësh me 10 pikë avantazh nga dy ndjekëset më të afërta Mançester Junajtid dhe Leicester. Pep Guardiola në intervistën pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht paraqitjen e skuadrës së tij duke nënvizuar: “Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E filluam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para. Bëmë një pjesë të dytë perfekte dhe jam i kënaqur me tre pikët sepse i morëm në “Emirates” dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikel Artetas në stadiumin e vetë”. Trajneri spanjoll, foli edhe për ecurinë e shkëlqyer të “Citiziens” gjatë kësaj periudhe, duke zbuluar edhe sekretin e fitoreve radhazi. “Sekreti i fitoreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit, duhet t’i kujtojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në “Anfield” ndaj Liverpul, por edhe kundër Totenhem e Everton”.
Më të lexuarat


Ronaldo mund të largohet nga Juventusi, shkak paga shumë e lartë e tij

Hysaj sërish “mollë sherri” tek Napoli, De Laurentis e do në stol, Gatuzo e fut në formacion

Kualifikoi Barçën në finale të Kupës së Spanjës, Pike dëmton ligamentin dhe do të mungojë gjatë

Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete, shpërthen Zef Gjoni: Persekutimi i dorezave vazhdon

“Ka para për të gjithë, nëse ndodh kjo gjë e humbim”/ Dalin në dritë fakte tronditëse për vdekjen e Maradona-s, kush fshihet pas vdekjes së legjendës së futbollit?

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua Europianin dhe Botërorin 2030, vetëm Anglia e përballon
