BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Sport

Solskjaer “mandatohet” edhe për nëntorin, por Junajtid nuk ka forcë për titullin

Solskjaer “mandatohet” edhe për nëntorin, por Junajtid nuk

Trajneri norvegjez i “djajve të kuq” po kalon momente të vështira, si pasojë e paraqitjes së dobët të skuadrës, por klubi vijon t’i besojë

Premier League angleze është kampionati më i fortë dhe më i bukur në botë. Cilësia e kampionatit anglez dhe investimet e mëdha të klubeve kanë sjellë aty lojtarët më të mirë e më të paguar, por njëherësh ka një rivalitet të spikatur midis ekipeve për të fituar titullin kampion dhe kjo ia shton rëndësinë garës. duhet thënë se vetëm në Londër ka disa konkurrentë si Totenhem, Arsenal, Çelsi dhe Uest Hem, skuadra që u shtohen ato nga qytetet e tjera ku spikasin dy Mançesterët dhe Liverpuli. Padyshim që Mançester Junajtid po vuan në këtë periudhë, pasi është goxha larg pritshmërive të tij, sidomos në Premier League, ku ka rënë goxha në renditje. Në shënjestër është vënë trajneri Ole Gunar Solskjaer, i cili parashihej të jepte dorëheqjen, por nuk ka ndodhur kështu. Në fakt, në Angli tregohen tepër të kujdesshëm, kur bëhet fjala për të marrë vendimin për të ndërprerë një projekt teknik. Është pikërisht ky mentalitet, por edhe një kontratë e vlefshme deri në 2024-ën, që vazhdon të mbajë Ole Gunar Solskjaer në stolin e Mançester Junajtid, pavarësisht një fillim sezoni nën pritshmëritë e klubit, sidomos nëse kujton organikën që ka në dispozicion, si dhe afrimet e nivelit të lartë, si ato të Varane, Jadon Sanço dhe Kristiano Ronaldo. Drejtuesit e Junajtid kanë vendosur ta konfirmojnë teknikun të paktën deri në dhjetor, në përfundim të një muaji të zjarrtë që nis me transfertën londineze të së shtunës përballë Totenhem, vazhdon me sfidën me Atalantën në Champions, derbin me Mançester Sitin, përballjen me Uatford, sfidën me Vilareal dhe mbyllet me ndeshjen ndaj Çelsi në Stamford Bridge në fund të nëntorit. Solskjaer qëndron, por nuk është më i blinduar për një projekt afatgjatë. Përveç rezultateve, janë edhe raportet me lojtarët një problem për teknikun norvegjez. Ronaldo e ka shpërfillur në disa raste, duke kërkuar garanci për vendin si titullar, ndërsa Pogba i cili nuk ishte në 11-shen titullare përballë Liverpulit, ku hyri nga stoli dhe më pas u përjashtua, ju kërkoi ndjesë shokëve të skuadrës, por duke evituar çdo kontakt me trajnerin. Drejtuesit e Mançester Junajtid e kanë patur ndërkohë një kontakt të parë me Antonio Konten. Gjatë negociatave, aspekti i vetëm që ka mbetur për tu përcaktuar është ai në lidhje me stafin, që trajneri italian do të dëshironte ta merrte me vete të gjithin në Mançester. Djajtë e Kuq kanë gjithsesi disa plane alternative, Zidane duket më larg, por Ten Hag, trajneri i Ajaksit, ka shanse reale.