BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Sormani: Partizani do një vend në Europa League, titulli tani është në dorë të Tiranës

Sormani: Partizani do një vend në Europa League, titulli tani

Partizani është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe kjo është humbje e një shansi për të fituar trofe dhe luajtur në Ligën e Europës. nga ana tjetër, përsëritja e suksesit të një viti më parë, pra për të fituar titullin, duket e vështirë, pasi të kuqtë janë 15 pikë prapa Tiranës kryesuese dhe ndodhen në vend të 6-të me 38 pikë. Pra titulli në 10 javët e mbetura duket gati i pamundur për Partizanin, i cili duhet të fokusohet tek dy pozicione të tjera në renditje, që janë vendi i dytë dhe i tretë, pozita plotësisht të arritshme dhe që sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League. Si duket ky është objektivi i vetëm madhor i “demave”, por edhe i trajnerit Adolfo Sormani. Ky i fundit ka folur për mediat dhe e ka prekur këtë objektiv, madje duke qenë optimist për përmbushjen me sukses të ëndrrës sezonale të të kuqve. Në fakt, Partizani nuk është ende gati për rifillimin e sezonit dhe këtë e bëri të qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Skënderbeut, pikërisht trajneri i të kuqve Sormani. E megjithatë objektivat e kampionëve të Shqipërisë nuk i ka ndryshuar as pandemia. Europa, objektivi kryesor ndërsa nëse Tirana gabon shumë pse jo të kuqtë mund të ëndërrojnë edhe titullin. Sipas Sormanit dëmtimet do të jenë të pashmangshme gjatë kësaj periudhe. “Është një e panjohur pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të rinisësh kështu me pak stërvitje pa ndeshje miqësore do të jetë një e panjohur për të gjithë. Gjithçka ka ndryshuar, për mua është e vështirë të bësh një tentativë për të parashikuar diçka të tillë. Duhet të shohim gjendjen fizike, dëmtimet që sipas meje do të jenë të larta. Duhet të mendojmë për këto”, tha ndër të tjera trajneri i skuadrës së kuqe, Adolfo Sormani.

Skënderbeu e motivon, përplasja me Korçarët kryendeshja e javës

Trajneri Sormani foli dhe për duelin e parë pas kthimit të skuadrave në fushë, që është përplasja e sotme me Skënderbeun. Për më tepër tekniku i skuadrës së kuqe pranoi se nuk do të mund të presim ndonjë nivel të lartë në këto ndeshje të para. “Sipas meje ndeshjet nuk do të kenë një intensitet të lartë. Do të ketë edhe momente të ndezura, por edhe momente të një qetësie të madhe sepse e sigurt është se lojtarët nuk kanë një ritëm të madh. Do të jetë një ndeshje me rivalitet, por përveç kësaj duhet parë me kohën se çfarë do të ndodhë”, theksoi ai. Nuk kishte si 5të mungonte dhe komenti për ngjarjen e Ballshit, ku një lojtar doli pozitiv në testin anti-Covid. Trajneri ka përgjigjen e tij dhe për këtë rast. “Të shpresojmë se jo, të shpresojmë që të mos jetë e vërtetë dhe që futbollisti të jetë mirë. Sigurisht kemi punuar deri tani dhe shpresojmë ta mbyllim sezonin. Problem nuk është kalendari pasi të duhet të luash kundër të gjithëve. Problem është si sillesh në ndeshje, mendoj se varet shumë nga ne dhe jo nga takimet me kundërshtarët që do të kemi”, shtoi ai. Më tej vjen reagimi për objektivat afatshkurtra dhe afatgjata dhe objektivi lidhet me rezultatin pozitiv që duhet të marrë Partizani nga ndeshjet e tij. “Objektivi është si në fillim, pastaj është kundërshtari, pastaj ka edhe situata të ndryshme. Por, objektivi është gjithnjë i njëjtë. Lojtarët nga shtëpia kanë punuar shumë mirë dhe kanë bërë maksimumin për të qëndruar në formë. E përsëris, një ndërprerje e tillë nuk ka ndodhur më parë. Asnjë nuk mund të parashikojë atë që do të ndodhë. Do të ishte absurde të thuash që skuadra jote është në formë, sepse sipas meje nëse në verë ne luajmë disa miqësore para se të nisë sezoni, tashmë duhet të konsiderojmë që nuk kemi bërë asnjë miqësore dhe situata është krejtësisht ndryshe”, nënvizoi më tej Sormani. E më pas komenti për titullin. “Vetëm nëse Tiranës i bien të fikët. Është e qartë se Kukësi është afër dhe në këtë sens është i hapur dhe në dhjetë ndeshje, janë 30 pikë që nuk janë pak. Në këtë sens duhet parë reagimi i Kukësit”.Në këtë pikë, merr më shumë rëndësi fati? “Nuk e di nëse është çështje fati, por e sigurt është se dëmtimet kanë të bëjnë me fatin. Nëse duam të shohim kampionatin gjerman që është i pari që rifilloi, numri i dëmtimeve është i lartë dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk do të ketë dëmtime dhe numri do jetë i lartë. Duhet të jemi me fat”, përfundoi Sormani.