BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Sorrentino: Ardhja e Shalës rrit pretendimet e Teutës

Sorrentino: Ardhja e Shalës rrit pretendimet e Teutës
Klubet tona po u japin dorën e fundit përgatitjeve të tyre dimërore dhe ndihen të gatshme për startin e aktiviteteve për vitin 2014. Në të vërtetë një nga skuadrat ë pretendonte shumë në fillim të sezonit është dhe Teuta, por që me kalimin e javëve e humbi disi fillin dhe pati një rënie në renditje, duke mos rivalizuar sa duhet me Skënderbeun kryesues, por drejtuesit teknikë të skuadrës durrsake janë optimistë për vazhdimësinë, për më tepër që kanë bërë dhe një merka to aktive. Kështu, Teuta ka ndryshuar fytyrë në krahasim me skuadrën që mbylli vitin 2013. Me grupin janë bashkuar shumë lojtarë të rinj të cilët pritet të rrisin nivelin e lojës falë aftësive dhe eksperiencës që kanë. Një nga emrat më të rëndë të afruar tek “Djemtë e detit” është edhe kosovari me pasaportë zvicerane, Riad Shala. Trajneri Roberto Sorrentino beson se me të në Teuta do të jetë më e kompletuar. “Shalën e njoh mirë pasi ka luajtur në Serinë A por gjithashtu është edhe shok me djemtë e mi. Ai do të rrisë shumë skuadrën nga ana cilësore por edhe për faktin se ka eksperiencë. Ai është një futbollist që gjithashtu kërkohet edhe në Serinë A.”Por afrimet tek Teuta kanë ndodhur edhe në stafin teknik. Përgatitësi atletik, Marko Bançini, i ardhur në ditët e para të këtij viti në Durrës, tregon se ka mbetur i befasuar nga të dhënat e disa futbollistëve.
 
Marko Bançini: Shpresojmë që ekipi të rikthehet pretendent 
 
Përgatitësi atletik i skuadrës së Teutës, Marko Bançini, theksoi se skuadra durrsake do të dijë të luftojë për vend prestigjioz në renditje në pjesën e dytë të sezonit, i bindur se ekipi do të forcohet dhe më shumë dhe elementët me eksperiencë do ta rrisnin nivelin e tyre fizik në fazën e fundit të garës. “Kam bërë disa teste të nivelit teknik dhe më ka impresionuar Dosti e Nika që kanë të dhëna të mira atletike, si të futbollistëve të vërtetë. Këto vlera duhet t’i tregojnë në fushë pa pushim, dhe pa treguar probleme mentaliteti në fushë. Ka edhe futbollistë të tjerë jo të rinj, si Ahmataj, Jakupi dhe Hodo që nuk kanë nivel optimal fizik por tek të cilët duhet punuar”, tha ndihmëstrajneri i Teutës, Bançini.