
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Sot derbi i madh i “Madoninës”, Kalabria: Milani këtë vit akoma më i fortë

Shkruar nga Adriatik BALLA 16 Shtator 2023

Derbi i Milanos, Inter-Milan, pritet me shumë interes, me të dyja skuadrat që pas tre javëve të para kryesojnë me pikë të plota dhe momentalisht qëndrojnë në krye të Serie A. Në prag të kësaj sfide ka folur kapiteni i kuqezi, Davide Calabria, i cili shprehet se skuadra vjen në një moment të mirë dhe lojtarët e rinj kanë shtuar cilësinë. “Do të jetë një ndeshje e madhe. Ne duam të fitojmë dhe të tregojmë jo vetëm ambiciet tona për sezonin, por edhe cilësitë dhe forcën e karakterit që disponojmë. Personalisht mendoj se jemi më mirë se në ndeshjet e fundit. Lojtarët e rinj e kanë kuptuar se çfarë do të thotë kjo ndeshje për ne, për popullin kuqezi dhe për Milanin. Kanë ardhur lojtarë të fortë që janë funksionalë për lojën tonë dhe që janë përshtatur shumë mirë. Kjo është një gjë pozitive, sepse ata që ndihen menjëherë mirë përgjigjen pozitivisht në fushë. Tifozët? Besoj se të gjithë e dini që ne jemi një prej skuadrave me më shumë tifozë në botë, por ne do ta shijojmë këtë derbi nga minuta e parë dhe deri në fund, ashtu si ata dhe do të luftojmë që në fund të gëzojnë”, tha Kalabria. Më pas, kapiteni u ndal te Leao, një nga lojtarët që në ndeshjet e fundit ka bërë diferencën dhe të shtunën pritet të marrë përsëri vëmendjen. “Personalisht unë e shoh Rafan më të pjekur, shumë më të vëmendshëm në çdo situatë loje. Ai duhet të përmirësohet, sepse mendoj se ai është një lojtar që mund të përkthejë në gol çdo mundësi dhe pak lojtarë në botë e kanë këtë aftësi. Ai është një djalë i artë dhe po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar ekipin dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu. Ndonjëherë ai nuk duhet të mendojë për zgjidhjen i vetëm sepse këto janë lojëra që luajnë të gjithë së bashku dhe kjo bën diferencën. Megjithatë, forca e tij është një plus për ne”, shtoi ai. Milan në takimet e fundit nuk ka pasur bilanc pozitiv ndaj Interit, ndërsa rreziku më i madh mban emrin e Lautaro Martinez, ndërsa në fund edhe një parashikim për ndeshjen e të shtunës. “Lautaro është një lojtar i madh dhe unë mund të flas vetëm mirë për të. Ai po bën ndeshje shumë të mira, ai na ka vënë në vështirësi dhe ne po përpiqemi që të mund ta kufizojmë atë, por ne jemi gati ta përballojmë. Parashikim? Vitin e kaluar ne vuajtëm disa dëmtime, po flas për lojtarë formacioni dhe Interi i shfrytëzoi shumë mirë, por të shtunën grupi është pothuajse i plotë. Na mungon Tomori, por do të përpiqemi që mungesa e tij të mos bie në sy. Unë mund t’ju them që Milan është shumë i etur dhe ne gjithmonë kemi hyrë për të fituar, për të shkruar histori” përfundoi Kalabria.
Më të lexuarat


Habit Balotelli! Ja çfarë bëri italiani me skuadrën e tij të re...(Video)

Ksavi bën 100 ndeshje në krye të Barçës, pret akoma më shumë sukses në krye të katalanasve

Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi
