Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sot fillon Seria A me Chievo-Juventus, ja si do e nisë ndeshjen Ronaldo

Postuar: 18/08/2018 - 10:21

Sot fillon Seria A për edicionin 2018-2019. Juventusi do të nisë ndaj Chievos mbrojtjen e titullit ndërsa në Verona do të debutojë me fanellën bardhezi edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez pas 9 viteve të kaluara në Madrid bën në “Bentegodi” debutimin në Serinë A dhe pritet të luajë në majën e sulmit ku së bashku me të do jenë Dybala. Bernardeschi dhe Douglas Costa.

 
Pritet që bardhezinjtë të mos kenë problem ndaj një skuadre si Chievo. Stadiumi pritet të jetë plotë për debutimin e Ronaldos ndërsa janë marrë edhe masa të rrepta sigurie. Trajneri Max Allegri i kërkon skuadrës të kthehet me këmbë në tokë dhe thotë se Ronaldo është gati. Starti i Serisë A me Chievo-Juventus është në orën 18:00.
Ndërsa në mbrëmje në “Olimpico” të Romës do të këtë një tjetër debutim. Carlo Ancelotti ulet për herë të parë zyrtarisht në pankinën e Napolit në ndeshjen ndaj Lazios. Në Lazio-Napoli do kemi edhe derbin shqiptar pasi përballë njëri-tjetrit do vihen Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj.
 
Trajneri i Lazios Inzaghi ka thënë se skuadra e tij është gati ndërsa Napoli është një nga ato skuadrat e mëdha që thuajse nuk ka bërë merkato. Megjithatë tekniku Ancelotti sqaron se forca e Napolit të tij është grupi dhe skuadra do vijojë të jetë kompetitive.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 20:21

Cristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur me njerëzit që ishin aty.ronaldo-torino

Postuar: 20/09/2019 - 19:25

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champ

Postuar: 20/09/2019 - 17:40

Forma e dobët që Real Madrid po kalon gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për një shkarkim të

Postuar: 20/09/2019 - 17:17

E ardhmja e Eros Grezdës te Rangers është më e paqartë se kurrë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 15:50

Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Postuar: 20/09/2019 - 08:14

Ka marrë fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Postuar: 20/09/2019 - 07:27

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vend