BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Sot finalja e madhe e Conference League, “Air Albania” bëhet qendra e Europës

Sot finalja e madhe e Conference League, “Air Albania” bëhet

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë një nga ndeshjet më të rëndësishme europiane për klube, pikërisht finalja e UEFA Conference League, Roma-Fejnord. Në këtë mbrëmje, Tirana dhe stadiumi i saj do të jenë në qendër të vëmendjes së sportdashësve në mbarë botën, për më tepër që në finale janë dy skuadra të nivelit të lartë, emra të spikatur të futbollit europian dhe njëherësh dy “armiq” të betuar nisur nga përplasjet që këto dy klube kanë pasur gjatë viteve të fundit. “Air Albania” stadium është sot më i klikuari në Europë dhe kryeqyteti i vendit, një nga qytetet me më shumë vizitorë në Europë e më gjerë, për shkak të pranisë së madhe të tifozëve të të dy klubeve. Dje paradite u prezantua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës trofeu i Conference League që do t’i jepet sot fituesit, ndërkohë që në mbrëmje folën trajnerët e të dy skuadrave, Hoze Murinjo i Romës dhe Arn Slot i Fejnordit, që u shprehën entuziastë për suksesin e skuadrave të tyre. Gjithçka duket gati, e mirëorganizuar nga UEFA dhe Shqipëria.

Murinjo: Ndihem i lumtur që do të luaj një finale shqiptare

Trajneri Hoze Murinjo doli në konferencën për shtyp ditën e djeshme dhe tregoi ambiciet e tij për fitore, duke falënderuar ndërkohë vendin tonë për organizimin dhe për stadiumin e bukur në Tiranë. Nuk harroi të përmendë edhe Kumbullën, mbrojtësin shqiptar që luan tek Roma. “Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur ndaj Viteshes, qëndruam në aeroportin e Eindhoven për dy orë. Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. UEFA mund të kritikohet se stadiumi duhet të kishte 60 mijë vende, po rata nuk mund të kritikohen që e sjellin futbollin në çdo vend. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare. Për fat të mirë është një finale dhe ne duhet të jemi të gëzuar që kemi arritur deri aty, pavarësisht si do të shkojë. Unë e ndjej këtë finale, si finalen time të parë. Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Ai është një djalë shumë i mirë, po mëson shumë dhe do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë”, theksoi Murinjo.

Arn Slot: Fejnordi s’ka frikë

Trajneri i Fejnordit, Arn Slot, theksoi dje nga konferenca e shtypit se arritja në finale e skuadrës së tij ishte sukses i madh e tani do të donte ta fitonte trofeun. Ai tha se nuk i frikësohej Romës e Murinjos, edhe pse ka respekt për punën e tyre. “Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Conference League. Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit. Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”, tha ai.