Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sot sfida vendimtare për kualifikimin direkt të Kombëtares, De Biazi me Shqipëri sulmuese në Armeni

   Sot sfida vendimtare për kualifikimin direkt të Kombëtares, De Biazi me Shqipëri sulmuese në Armeni

Postuar: 11/10/2015 - 10:35

Pas humbjes me Portugalinë, Kombëtarja Shqiptare është nisur drejt Armenisë, ku do të luajë sot për një fitore për të realizuar kualifikimin direkt për "Euro 2016".

 
Ndeshja do të luhet sot në Yerevan, Në orën 18:00, në të cilën De Biazi dhe të tijtë janë në kërkim të një fitoreje pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, si e vetmja mundësi për t’u kualifikuar direkt në një kompeticion të rëndësishëm europian, sikurse është “Francë 2016”. 
 
Çdo rezultat tjetër do t’i buzëqeshte Danimarkës, e cila për momentin ka një pikë më shumë se ne. Me pikë të barabarta përparojnë danezët, sepse kanë shënuar gol në fushën tonë, në “Elbasan Arena”, në barazimin 1-1, edhe nëse golaverazhi apo gjithçka tjetër do të ishin të njëllojta me ato të kuqezinjve. 
 
Për të siguruar 3 pikët, që përkthehen ndryshe në sukses historik, trajneri De Biazi ka bërë ndryshime në formacion. Këtë gjë e bëri edhe ndaj Serbisë në fakt, me 5 lëvizje në 11-shen titullare, krahasuar me kualifikueset e shtatorit, por e pësoi në fund, në kohën shtesë, kur Serbia na shënoi dy gola të shpejtë.
 
Masat e marra nga italiani me pasaportë shqiptare janë këto: në qendër të mbrojtjes, përkrah Canës, rikthehet Ajeti, duke ulur në stol Gjimshitin. Në vend të Ansi Agolli, në të majtë të mbrojtjes sonë, spostohet Lenjani. 
 
cana
 
Futbollisti i Karabakut është i pezulluar, me 3 kartonë të verdhë, ndërsa anësori i FC Nantes kthehet në mbrojtës, nga mesfushor. Në rolin e tij, në të majtë të mesfushës, do të luajë Amir Abrashi, që qëndroi në stol ndaj serbëve. Në krahun tjetër pozicionohet Basha.
 
Në qendër, Taulant Xhaka. Para kësaj tresheje në mesfushë, si gjysmësulmues, pas krahëve të Cikalleshit, do të luajë Roshi dhe Gashi.  
 
Me modulin 4-3-2-1, De Biazi kërkon të luajë në ofensivë, duke qenë se nuk ka asgjë për të humbur, se rezultati i vetëm që bën punë është fitorja dhe vetëm fitorja. Më shumë se 3 pikë, triumfi në kryeqytetin armen vlen kualifikimin direkt për në finalet e Europianit, çka do të ishte një arritje historike.
 
Pasditen e djeshme, ekipi kombëtar i futbollit është vizituar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Shefi i qeverisë mbërriti rreth orës 18:40 në resortin “Tropikal”, ku ishte akomoduar ekipi kombëtar. Nuk dihet se cila ishte tema për të cilën ka diskutuar Rama me lojtarët e Kombëtares dhe stafin teknik, por në një publikim në rrjetet sociale kryeministri e konsideronte ndeshjen më të rëndësishme atë me Armeninë. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në Francë, teksa nuk është i mendimit se ajo ishte thjesht një gafë.

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.

Postuar: 13/11/2019 - 13:03

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka folur sot në prag të ndeshjes me Andorën e cila është e parafun

Postuar: 13/11/2019 - 07:26

Fiorentina është në krizë rezultatesh dhe pavarësisht se loja ka qenë e mirë në shumicën e ndeshj

Postuar: 13/11/2019 - 07:24

Disa prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares kuqezi luajnë në kampionatin italian, në Serie A ose n

Postuar: 13/11/2019 - 07:22

Kombëtarja është grumbulluar dhe po vijon përgatitjet për ndeshjet e fundit në grupin H eliminato