BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Spanja vendos për stadiumet dhe oraret, ndeshjet do të luhen vonë dhe në vende të freskëta

Spanja vendos për stadiumet dhe oraret, ndeshjet do të luhen vonë

Spanja ka marrë vendim ta rikthejë futbollin në fushë, duke qenë e bindur se mund ta mbyllë kampionatin normalisht brenda muajit korrik. Bëhet fjalë për ndeshjet e pazhvilluara deri tani në ligat kryesore spanjolle, por përpjekjet më të mëdha janë zhvilluar rreth La Ligës, ku militojnë klubet më të mira. Dhe skuadrat kanë zbritur në stërvitje, duke iu nënshtruar testeve anti-covid, zbatimin e kushteve higjienike dhe njëherësh marrjen e masave për të pasur një kontroll të rreptë. Kuptohet, do të luhen ndeshjet, por pa tifozë, ndërkohë që drejtuesit e futbollit spanjoll po mendojnë të krijojnë kushte që lojtarët dhe klubet në tërësi të mos ndihen të lodhura apo të rrezikohet forma e sportistëve. Për këtë po mendohet ë ndeshjet të luhen në stadiume të freskëta dhe në një orar të përshtatshëm gjatë mbrëmjeve vonë. Dhe pranohet në mediat spanjolle që beteja e gjatë mes dy organizatave më të larta të futbollit spanjoll, ajo për oraret dhe ditët ndeshjeve të La Ligës është mbyllur me një fund të lumtur. Liga spanjolle e Futbollit dhe Federata kanë arritur një akord i cili duhet të çertifikohet përpara një gjykatësi, për të luajtur gjatë gjithë javës përfshirë edhe ditën e hënë në dy fasha orare. Në momentin që do të rifillojë kampionati spanjoll do të luhet në orën 20:00 në zonat ku bën më freskët dhe do të ketë ndeshje në orën 23:00 në qytetet ku temperaturat janë më të larta, duke patur parasysh edhe faktin që La Liga do të rinisë në muajin qershor. Luis Rubiales presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve gjatë ditës së hënë sepse gjithmonë e ka gjykuar ditën e parë të javës si të papërshtatshme përsa i përket kërkesave të spektatorëve, por në një futboll me dyer të mbyllura ky shqetësim kthehet në të pavlerë. Limiti i vendosur për çdo skuadër nga një ndeshje te tjetra është 72 orë. Për shembull nëse një skuadër zbret në fushë ditën e hënë ndeshjen e ardhshme nuk do ta luajë para ditës së enjte. Ky organizim do t’i lejojë ligës spanjolle të futbollit ta mbyllë kampionatin brenda datës 29 korrik, pra brenda limitit të vendosur nga UEFA në mënyrë që deri në 3 gusht të ketë kohë për të zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të Kupave Europiane, edhe pse në Spanjë ky problem nuk ekziston pasi finalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave baske Real Sociedad dhe Athletik Bilbaos është shtyrë për vitin e ardhshëm për t’u luajtur në praninë e tifozëve. Natyrisht, shumë gjëra mbetet për t’u parë si do të shkojnë, por marrja e masave paraprake shihet si domosdoshmëri, pasi ende është i fortë rreziku i infektimit dhe nuk duhet harruar që Spanja ishte një prej vendeve më të prekura në Europë, së bashku me Italinë, me një numër të madh viktimash. Dhe dyshohet se një ndeshje në Champions, Valencia-Atalanta besohet se shërbeu si bazë e përhapjes së virusit në radhët e tifozëve të të dy palëve. Gjithsesi, gjendja është stabilizuar dhe Spanja mund të mendojë që të kthejë La Ligën në fushë, për të harruar ditët e vështira.