BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Specia nuk e blen Manajn, sulmuesi kuqezi kthehet te Barcelona, në pritje të përgjigjes së drejtuesve katalanas

Specia nuk e blen Manajn, sulmuesi kuqezi kthehet te Barcelona, në pritje

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj do të kthehet te Barcelona në datën 1 korrik pasi në fund të qershorit i skandon afati i huazimit te klubi i Serisë A, Specia. “Shqiponjat e vogla” nuk pranuan ta blejnë 25-vjeçarin duke e konsideruar si tepër të lartë klauzolën e largimit nga katalanasit prej 2.7 milionë euro dhe në këtë situatë s’i mbetet gjë tjetër vetëm të marrë valixhet për të zbarkuar sërish në Katalonjë. Megjithatë, për sa i  përket mundësisë për të luajtur me ekipin e parë katalanas, Manaj e ka thuajse të pamundur të aktivizohet për shkak të konkurencës së madhe në repartin ofensiv me Ferran Torres, Pier-Emerik Obamejang dhe afrimin e mundshëm të bomberit polak të Bajern Mynihut, Robert Levandovski. Aktivizimi sërish me Barcelonën B nuk është një opsion i preferuar shumë Manaj pasi dëshiron të luajë në nivele më elitare. Në këtë situatë, drejtori sportiv i gjigantëve blaugrana, Mateu Alemani duhet të gjejë një ekip tjetër për të sistemuar Manajn.  
Lamtumira me Specian
Lamtumirën me Specian e konfirmoi fillimisht vetë Rei Manaj në rrjetet sociale. Ai publikoi një mesazh falenderues për ish-shokët e skuadrës dhe tifozët lagurianë.
“Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, shkruan sulmuesi kuqezi.
Sezonet e Manajt, 19 gola në dy sezonet e fundit me Barcelonën B dhe Specian
Sezonin e fundit në Serinë A me Specian, Manaj shënoi 5 gola në 30 ndeshje me ligurianët. Specia mundi të shpëtojë nga rënia në Serinë B duke e mbyllur edicionin e fundit në vendin e 16-të. Manaj u ble nga Barcelona për 2.7 milionë euro nga Albasete në verën e 2020. Në harkun kohor 2020-2021, ai shënoi 14 gola në 22 ndeshje me Barcelonën B në Segunda Division duke dhuruar dhe 2 asiste. Në fazën përgatitore verore të 2021, Manaj pati statistikat më të mira ndër lojtarët e Barcelonës A duke shënuar 4 gola për 117 minuta. Më pas, ai iu dha Specias në formë huazimi. Tashmë, me mbylljen e këtij kapitulli me Specian, nuk ka ende informacione se cilat klube janë interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit. Nga ana tjetër, ai ka dhe një vit kontratë me Barcelonën. Manaj e ka zhvilluar karrierën profesioniste deri tani në aksion Itali-Spanjë. Nuk dihet nëse ai do të devijojë nga ky aks apo jo.
Karriera e Manajt, “aventura” nga Kremoneze, Interi deri te Barcelona
Në 8 vite karrierë profesioniste, Manaj ka realizuar 51 gola në 207 ndeshje. Ai veshi fanelat e Interit, Pizas, Peskarës, Kremonezes, Albasetes, Granadës, Barcelona B dhe Specias. Sezonin më të mirë të karrierës, Manaj e pati me Barcelonën B në 2020-2021 me 12 gola të shënuar në 21 takime i aktivizuar. 3 herë në karrierën e tij, Manaj ka luajtur në Serinë A: Inter 2015-2016, Peskara 2016 dhe Piza 2021-2022. Gjatë viteve, ai nuk ka qenë lojtar stabël nëpër skuadra duke qëndruar maksimumi jo më shumë se 1 sezon.