
“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

Mediat e huaja raportojnë se ka ndërruar jetë legjenda e Liverpool, Ian St John. Ish-sulmuesi vuante prej kohësh prej një sëmundje të rëndë dhe nuk ia doli dot më në betejën e vështirë. Ditën e sotme ka ardhur dhe një reagim nga “The Reds”, të cilët i shprehin ngushëllime familjes të skocezit si dhe kujtojnë arritjet e tij.
“Ian ndërroi jetë i qetë pranë familjes së tij. Do të dëshironim të falenderonim të gjithë stafin e spitalit për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe të vështirë. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e Ian në këtë kohë të trishtuar”, shkruhet në deklaratën zyrtare.
St John vdiq në moshën 82-vjeçare, por ka lënë pas një histori që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Liverpool. Ish-sulmuesi numëron plot 425 ndeshje me klubin anglez mes viteve 1961-1971, ku arriti të shënojë plot 118 gola. Ian arriti të fitojë dhe titullin e Ligës dy herë, konkretisht në 1964 dhe 1966.
Më të lexuarat


Përplasje me ekipet e fundtabelës, Vllaznisë i vjen në ndihmë kalendari për të prekur titullin

Igli Tare i jep besim Muriqit të Kosovës, anashkalon çështjen e Strakoshës tek Lacio

Mbi 9 milionë pëlqime, kjo foto e Ronaldos me Georginën në palestër pushton mediat sociale (Pamjet)

Junajtid përmbys Totenhemin, Murinjo i zhgënjyer nga lojtarët e tij

Super Partizani shkatërron Bylisin, ëndrra titull gjithnjë e më pranë

Hektor Shaqiri: Strategjia jonë në Europian e gabuar, e ardhmja e peshëngritjes e zymtë

Reali shënon dy super gola ndaj Barcelonës, ngjiten në krye të renditjes

Levandovski s’i hap rrugë Halandit: Është më i miri në botë, por pas meje

Gjasula me peshë në projektin e ringjitjes së Hamburgut, Abrashi ende i dëmtuar tek Bazeli

Java 27 e Superiores, njëri nga ekipet e kreut do të digjet, Laçi-Vllaznia vendimtare
