
Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Sporti në zi/ U nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, këto ishin fjalët e fundit që tha legjenda e futbollit Diego Maradona para se të mbyllte sytë përgjithmonë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Ditën e djeshme e gjithë bota e futbollit u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të legjendës së përhershme, Diego Armando Maradona.
Lajmi u publikua fillimisht në mediat argjentinase dhe më pas u përhap me shpejtësi në mbarë botën.
Para disa ditësh ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditjeje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në shtëpi pranë dy vajzave të tij.
Por jo gjithçka shkoi mirë sepse sipas raportimit të Clarin në Argjentinë, legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre.
Nipi i tij, Johnny Esposito, ka rrëfyer momentet e fundit të Maradona-s, i cili ishte kthyer në shtrat pasi kishte ngrënë mëngjes.
Sipas Esposito-s, fjalët e fundit të legjendës së futbollit ishin “Me siento mal” (Nuk ndihem mirë).
Ai ishte rikthyer në shtrat ku kishte pësuar një atak kardiak dhe pavarësisht se kishin thirrur ndihmën e shpejtë, kjo e fundit s’mundi të arrinte në kohë për të shpëtuar Maradona-n.
Sipas autopsisë, Maradona pësoi një vdekje nga shkaqe natyrale, rreth orës 12 të mesditës.
Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shihnin si ‘Zot’.
Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.
Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej saj. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.
Më të lexuarat


Gjimshiti e Berisha në çerekfinale të Kupës së Italisë, dyshja kuqezi e sigurt në skemën e Rejës në Kombëtare

Vllaznia e pandalshme në rrugën drejt titullit, Kukësi del “offside”

MIlani merr goditjen e rëndë

Milani bën goditjen e parë në këtë merkato, Interi në krizë tenton të shesë lojtarë

Vajushi në qendër të vëmendjes, Avelino dëshiron ta kthejë në Serie B

Ushtar “Telushi” flet nga Azerbajxhani: Bëra mirë që ika nga Superiorja, tek Neftçi ka më shumë cilësi

Nuk është Klop, as Guardiola, trajneri më i mirë i dekadës zgjidhet Simeone

Llazani: Alarmante, jemi i vetmi vend me basketboll të pezulluar

Ndërhyri Avni Ponari, FIBA Europe letër qeverisë Rama: Riktheni basketbollin!

Vllaznia frikë të hyjë në merkato, shkodranët vihen në mbrojtje të grupit aktual
