Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Sport

Sporti shqiptar në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampioni i shquar

Sporti shqiptar në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampioni i shquar

Ish-kampioni dhe rekordmeni i atletikës shqiptare, Arben Papuli është ndarë papritur nga jeta, në moshën 67-vjeçare. Ai ka qenë atlet i klubit sportiv 17 Nëntori, anëtar i ekipit kombëtar, anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës së Atletikës.

Një karrierë e shkëlqyer e nisur në moshë të re, për të vijuar protagonist absolut i kërcimeve gjatë periudhës së viteve ’70-’80. Përfaqësues i një brezi të artë, të mrekullueshëm e pasionant atletësh, shumë shpejt trajneri i njohur S. Ramku do të spikaste talentin e Papulit.

Me një start shumë të vrullshëm, pa u ndalur, spektatorët e pranishëm në stadiumet shqiptare, pistat dhe gropat e kërcimit të atletikës së lehtë do të shihnin një rekordmen. Jo vetëm në garën e kërcimit së gjati (7.37 m, shifra të larta për kohën), por një kampion në 3-hapësh dhe vrapuesin, anëtarin e stafetës 4×100 m për meshkuj. Atlet i bukur, fizik i admirueshëm, elegant, bashkë me Mullën, Rulin, Rakipin, Cukën do t’i jepnin një dimension të ri dhe modern atletikës, në veçanti disiplinës së hedhjeve. Një jetë aktive, tejet profesioniste, model për atletë të rinj e brezat që e pasuan, krahas sportit, ai do të ishte i angazhuar dhe në edukimin shkollor, si inxhinier në degën e kimisë, i diplomuar në USHT.

Sporti shqiptar në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampioni i shquar