BREAKING NEWS

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me ...

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron
x

Sport

Stadiumin e ri nuk e inaguron Franca, zbuloni kush do të jetë ndeshja e parë në “Arenën Kombëtare”

Stadiumin e ri nuk e inaguron Franca, zbuloni kush do të jetë ndeshja

“Arena Kombëtare” nuk do të inagurohet në ndeshjen Shqipëri-Francë, kjo sepse më parë do të testohen kushtet e sigurisë.  FSHF-ja ka vendosur që inagurimi i stadiumit të ri të bëhet më 3 nentor në ndeshjen e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Kjo ndeshje do të bëhet për të provuar nëse stadumi i ri i plotëson të gjitha kriteret e duhura për një ndeshje ndërkombëtare.

Të pranishëm në stadium do të jenë edhe pjesëtarë të UEFA-s të cilët do të vlerësojnë përfundimisht stadimiun e ri për të dhënë “OK”, përfundimtarë për sfidën ndaj Francës. 
 
Vllaznia-Apolonia do të luhet në orën 20:00 pasi në këtë mënyrë do të provohet ndriçimi i stadiumit, por edhe që nga hyrja e tifozëve, siguria, sistemi i kamerave edhe sistemi audio. Në rast se të gjitha do të kalohen me sukses UEFA do të jap dritën jeshile për ndeshjen e madhe ndaj Francës.