BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Sport

Stafeta 4x200 m në not, për herë të parë rekord botëror në një olimpiadë

Stafeta 4x200 m në not, për herë të parë rekord

Kinezët po rezultojnë dita-ditës sfidues dhe fitues edhe në sportet që më parë ishin ekskluzivitet i vendeve të tjera. Kështu, në garën e stafetës 4 herë 200 metra stil i lirë në not Kina befasoi përfaqësueset e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë për të merituar medaljen e artë. Në ndërresën e fundit 19-vjeçarja Li Bingjie preku murin me kohën e përgjithshme 7’ 40” 33, duke vendosur një rekord të ri botëror. Katie Ledecky e përshkoi itinerarin e saj për kohën fantastike 1’ 53” 76, megjithatë si 24-vjeçarja e famshme nga Uashington D.C ashtu edhe australiania Ariarne Titmus humbën mundësinë për t’u shtuar sukseseve të tyre në këtë olimpiadë edhe një tjetër medalje të artë. Ky është i pari rekord botëror në garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios dhe interesant është fakti që tri skuadrat medaliste ia dolën për të ulur kohën e tyre poshtë rekordit të vjetër, që mbahej nga Australia dhe ishte vendosur në botërorin e vitit 2019. Shtetet e Bashkuara e përfunduan garën 0,4” larg Kinës, ndërsa skuadra e Australisë u pozicionua e treta, me afërsisht 1” vonesë kundrejt vendit të parë. Ndërkohë, është momenti të kujtojmë që për dhënien e medaljeve olimpike, në ceremoni jepet edhe një buqetë me lule, e cila ka një domethënie të thellë për sportiostët por sidomos për organizatorët. Luledielli dhe të gjitha lulet e tjera në buqetë u rritën në tri prefekturat verilindore japoneze që u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2011, cunami dhe shkrirja pasuese e tre reaktorëve bërthamorë. Rreth 18 mijë njerëz vdiqën në katastrofën që goditi prefekturat Iuate, Fukushima dhe Mijagi. Organizatorët kishin shpresuar se Olimpiada do të promovonte zonën. Por, pandemia ndryshoi shumë nga ajo dhe vendosi fokusin, në vend të kësaj, në shtyrjen dhe përfundimin e lojërave gjatë një krize globale shëndetësore. Në fakt, disa banorë të zonës u ankuan se mbajtja e Olimpiadës shpërqendroi kohën dhe burimet nga rimëkëmbja. Në Fukushima, një organizatë jofitimprurëse u krijua për të rritur lule, me shpresën për të rritur shpirtrat e zonës. Shumë nga lulet u rritën në tokën bujqësore që u braktis. Në Mijagi, prindërit që humbën fëmijët në fatkeqësi, mbollën luledielli në kodrën ku fëmijët e tyre kërkuan strehim nga cunami. Akti i përkujtimit është treguar edhe në një libër për fëmijë. Iuate është i njohur për prodhimin e gentianëve, një lule blu që ka të njëjtën ngjyrë me atë që përdoret në emblemat Olimpike dhe Paraolimpike. Pesë mijë buqeta janë aranzhuar si për Lojërat Olimpike, ashtu edhe për Lojërat Paroalimpike, që hapen më 24 gusht - nga Këshilli i Luleve “Nippon”.