Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Starova: Hapoel Ber Sheva ka disa pika të dobëta, shpresoj që të na nënvlersojnë

Postuar: 11/07/2019 - 07:20

Laçi është gati dhe këtë e thotë edhe trajneri Sulejman Starova. Kreu i pankinës bardhezi tregon se e njohin Hapoel Ber Shevën, pasi e kanë studiuar mirë gjatë kësaj periudhe. Tekniku kryeqytetas do donte që izraelitët ta nënvlerësonin Laçin. “Kemi njohuri të plotë për kundërshtarin, për skuadrën që ka qenë dhe për afrimet e bëra. I kemi parë ndeshjet miqësore. I kemi idetë e qarta për mënyrën e lojës. Nuk besoj se do të në nënvlerësojnë, por uroj të ndodhë”, shprehet Starova. Kurbinasit do të duhen të luftojnë fort sfidën me izraelitët: “Presim një përgjigje të rezonancës nga Turkaj, i cili ka pasur një goditje në gju. Edhe Zaimi ka pasur probleme. Jemi munduar ta sjellim skuadrën në formë për nesër. Pikat e forta i kanë me shumicë, por dimë edhe disa pika të dobëta. Do e përballojmë me shpirtin e lartë të garës. Presim që lojtarët të kenë një mobilizim më të madh se kundërshtari”. Laçi do të luajë sot ndeshjen e parë në Ligën e Europës ku përballë do të ketë skuadrën izraelite të Hapoel Ber Shevës. Të gatshëm për këtë takim, trajneri Sulejman Starova do të ketë 21 futbollistë, nga 23 të mundshëm që mund të kishte lista. Në listën e dorëzuar dhe që sot është publikuar nga UEFA, bie në sy prezenca e mesfushorit të Shpresave, Julian Shehu i cili kërkohej me ngul nga Partizani. Palët nuk kanë arritur akordin mes tyre dhe Laçi, duket se ka qenë i gatshëm për të përfituar nga kjo mungesë akordi. Sakaq, bie në sy edhe emri i Sulejman Starovës si trajner, ku për UEFA-n njihet si Sulejmani Dorova Starova. Sakaq, ka edhe disa emra të rinj në listën e kurbinasve, të cilët janë afruar gjatë merkatos së verës dhe nuk mungojnë “veteranët” e viteve të tjera. Ndeshja e sotme mes Laçit dhe Hapoel Ber Sheva në turin e parë të Ligës së Europës do të drejtohet nga një 37-vjeçar për të cilin kjo është sfida e parë që drejton si kryesor në arenën ndërkombëtare. UEFA ka vendosur që në turin e parë të këtij turneu të shohë në veprim shumë emra të rinj dhe për këtë arsye i ka besuar ndeshje në arenën ndërkombëtare qipriotit Loukas Soutirou. Bëhet fjalë për një gjyqtar me një karrierë të gjatë në futbollin qipriot, por që ka marrë stemën ndërkombëtare vetëm në vitin 2019, ndonëse për shumë vite ka shërbyer si gjyqtar i katërt apo asistent i vijës së portës në ndeshje ndërkombëtare. Asistentët e tij në ndeshjen e të enjtes janë Harálampos Georgiu dhe Haralampos Haralampos, ndërsa gjyqtar i katërt është ish-ndërkombëtari Leontios Tratu. Vëzhguesi i gjyqtarëve është caktuar një rus, Aleksandr Gvardis, ndërsa delegati i UEFA-s është Filip Prudon nga Franca. Kurbinasit dje i dhanë dorën e fundit përgatitjeve për përballjen me izraelitët, ku ashtu si një vit më parë synon mrekullinë edhe ndaj Hapoel Bershevas, një kundërshtari frikshëm dhe shumë i fortë, por jo i pakalueshëm. Largimet e Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt, natyrisht ë krijuan boshllëk, e po ashtu edhe largimi i Toros. Por, në laç janë mësuar me llogari dhe bën lëvizje të zgjuara, duke menduar, jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e sidomos marketingun. Afrimi i mesfushorit të Kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Julian Shehu, po pasohet me rinovimet e elementëve të rëndësishëm në skuadër, pavarësisht moshës së tyre ende të re. Regi Lushkja dhe Redon Xhixha kanë vendosur të vijojnë me bardhezinjtë edhe për dy edicione të tjera, duke bërë që Laçi të ruajë boshtin e skuadrës, e cila sheh momentalisht vetëm 3 futbollistë të ashtuquajtur veteranë. ndërkohë që së fundmi është afruar edhe 31-vjeçari Aleksandër Ignjatoviç, që pritet të përforcojë më shumë repartin e prapavijës. Ndriçim Shtubina, pavarësisht 32 viteve mbi supe mbetet një vlerë e shtuar e këtij grupi, dhe pritet që të udhëheqë skuadrën në Europë dhe jo vetëm…!  Për Laçin, Europa nuk është vetëm një ëndërr dhe nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por tashmë është bërë një traditë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 10:07

Ekipi i Premier League i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme kur shkarkoi trajnerin Mauricio Pochettino, pas pesë viteve dhe gjeti menjëherë pasuesin e tij.

Postuar: 20/11/2019 - 07:22

Ata të dy kanë hyrë në historinë e futbollit tashmë, por kanë një luftë të ashpër me njëri-tjetri

Postuar: 20/11/2019 - 07:21

Ndërsa eliminatoret u mbyllën dhe Shqipëria nuk ia doli të realizojë objektivin e saj për t&rsquo

Postuar: 20/11/2019 - 07:19

Edi Reja duket se e ka kaluar me sukses aventurën e tij në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, p

Postuar: 19/11/2019 - 19:20

Është vetëm 18 vjeç, Lorent Tolaj sot ka vendosur një rekord personal duke i dhënë plot 8 gola sk

Postuar: 19/11/2019 - 17:35

FSHF-ja dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e

Postuar: 19/11/2019 - 12:13

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka zbuluar bisedat që ka pasur me futbollistin Elsaid Hysaj teks