
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Statistika e pankinave, vetëm Tirana e Kukësi e mbyllin me të njëjtin trajner

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Maj 2022

Janë plot dhjetë trajnerë të shkarkuar në Kategorinë Superiore gjatë sezonit aktual. Pozicioni i trajnerit në përgjithësi nuk është komod, sidomos në kushtet ku operon kampionati shqiptar. E megjithatë, këtë sezon presidentët nuk duket të kenë qenë kaq shumë të angazhuar për të ndryshuar stafin krahasuar me vitet e mëparshme. Vetëm Orges Shehi, kampion i sapo kurorëzuar me Tiranën, dhe Diego Longo në stolin e Kukësit janë teknikët që kanë rezistuar që nga fillimi i kampionatit deri më sot, të gjithë të tjerët kanë marrë skuadrën në sezon e sipër.
Ekipet që kanë ndryshuar më shumë pankinat
Ka plot klube që nuk kanë ndryshuar vetëm një trajner, por edhe më shumë se një në disa raste. Spikasin si skuadrat me më shumë ndryshime Laçi dhe Dinamo që kanë ndryshuar tri herë drejtimin teknik. Kurbinasit që patën një nisje zhgënjyese me malazezin Vukiçeviç, reaguan shpejt duke angazhuar Mirel Josën, që u penalizua pas një faze të tretë jo rezultative për t’ia lënë vendin Shpëtim Duros. Te Dinamo Bledi Shkëmbi edhe pse i mbijetojë pauzës nuk mundi të rezistojë gjatë, duke i lënë vendin Bledar Devollit që vetëm pas disa ndeshjesh u zëvendësua nga Rodolfo Vanoli, ende në kërkim të fitores së tij të parë me Dinamon, por që betohet se suksesin do ta gjejë edhe në Kategorinë e Parë.
Teuta, rast për librat e rekordeve
Dy trajnerë kanë bërë vajtje-ardhje tek Teuta e Durrësit, duke bërë që të regjistrohen katër teknikë gjatë sezonit, por në realitet janë vetëm dy emra. E ky rast specifik i përket Teutës, e cila ka ndryshuar vetëm dy emra gjatë sezonit, por nga dy herë, me Edi Martinin që i la vendin Renato Arapit. Por klubi bëri prapakthehu pas disa javësh, por në fund konfirmoi sërish rokadën me shkodranin që i la përfundimisht vendin ish-mbrojtësit.
Partizani/ Daja dështoi, Mehmeti po e çon në Europë
Për të gjitha klubet e tjera nga një ndryshim, sensacional ai i Partizanit, ku një ndër trajnerët më të mirë ne vend, Ilir Daja nuk pati sukses, u largua drejt Kosovës për ta fituar aty titullin kampion. Ndërsa zëvendësi i tij Dritan Mehmeti konfirmoi besimin e klubit me skuadrën që aktualisht është në zonën europiane.
Ndryshimet e klubeve të tjera
Një tjetër trajneri i ri spikati te Kastrioti, ku Emiljano Çela bëri mrekullinë duke shpëtuar skuadrën që dukej drejt një rënie të sigurt pasi pasoi në stol Ramazan Ndreun. I dha lamtumirën Vllaznisë Thomas Bërdariç, me Plorin që pati një fillim aspak të lehtë si trashëgimtar i tij në stolin “kuqeblu”. Te Egnatia Gugash Magani u shkarkua në mënyrë befasuese, pas rezultateve mjaft të mira, me klubin që atë kohë pretendonte se ishte larg Europës, por në fund edhe me drejtimin e Zekirija Ramadanit i duhet të kënaqet me mbijetesën, ende të pasiguruar zyrtarisht, ndërkohë që as Skënder Gega nuk mundi t’i bënte derman një Skënderbeu ku Migen Memelli u detyrua të largohej.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
