Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Statistikat/ Alegri zbulon dobësinë e Juventusit: Mbrojtja nuk është më arma më e fortë

Postuar: 17/10/2017 - 07:57

Humbja e Juventusit në “Juventus Stadium” brenda në Torino ndaj Lacio, me shifrat 2-1, ka sjellë në plan të parë dobësinë e “Zonjës së Vjetër” për të menaxhuar epërsinë e rezultatit dhe pasigurinë e saj në lojë, shprehur me numrin e madh të pësimit të golave në këto ndeshje të para të luajtura në kampionatin italian dhe në Ligën e Kampioneve. Pra, një zile alarmi e kuqe patjetër që ka rënë te Juventusi, teksa pas humbjes së parë në shtëpi, ndaj Lacios, po ngrihen pikëpyetje mbi dobësitë mbrojtëse të treguara në këtë fillim të sezonit. Alegri, për më tepër, në prag të lojës ishte i qartë: “Unë di vetëm një gjë, se në dekadën e kaluar vetëm një vit kemi fituar me ekipin që kishte mbrojtjen e dytë më të mirë. Për pjesën tjetër, Juventusi gjithmonë e ka fituar kampionatin me mbrojtjen më të mirë, gjithmonë, gjithmonë. Dhe në fund kjo gjë do të dalë. Dhjetë vitet e fundit e kanë thënë këtë, ndoshta këtë vit mund të ndodhë në anën tjetër, por unë mendoj se është e vështirë”, është shprehur Alegri. Duket qartë që te Juventusi ka disa shqetësime, duke pasur parasysh se, pas 11 ndeshjeve të para konkurruese në kampionat dhe kupë, bardhezinjtë kanë arkëtuar tashmë 13 gola. Tetë më shumë se vitin e kaluar. Në mënyrë të pashmangshme kanë rënë edhe pikët mesatare, nga 2.5 në 2. E thënë ndryshe, Juventusit i ka rënë arma e tij më e fortë, mbrojtja, dhe po pëson shumë gola, duke mos bërë diferencë ndaj kundërshtarëve. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 10:32

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
 
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bë

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m