BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Sport

Statistikat e dy fazave të para, Vllaznia e vështirë të mundet, Partizani shpërdorues

Statistikat e dy fazave të para, Vllaznia e vështirë të

Kategoria Superiore ka mbyllur gjysmën e ndeshjeve të saj dhe Vllaznia e Shkodrës është ekipi që ka bërë më mirë në dy fazat e para, duke grumbulluar 37 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 6 pikësh nga vendi i dytë që mbahet prej Partizanit. Natyrisht, kuqeblutë dëshirojnë të kthejnë titullin në Shkodër pas 20 vjetësh dhe këtë edicion kanë bërë një skuadër cilësore që ka pretendime të mëdha. Askush nuk i mori seriozisht, nisur nga krizat e pafundme që prodhonte Vllaznia ndër vite, por ndoshta kjo ka qenë arma e fortë e shkodranëve këtë vit, pasi ata kanë mbajtur profil të lartë gjatë gjithë garës së zhvilluar deri më tani, duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe mangësitë e klubeve të tjera, sidomos Kukësit dhe Tiranës, dy ekipet që shiheshin në fillim si favorite por që kaluan dhe po kalojnë ende një fazë krize serioze që nuk i lë të realizojnë objektivat e tyre. Përkundër Vllaznisë, e cila duket ende në pozita komode në renditje, qëndron Partizani, një skuadër që nuk shihej aspak pretendente në fillim të sezonit për shkak të pengesave që u hapi UEFA me çështjen “Çinari”. Në analizën e dy fazave të para, padyshim që Vllaznia është skuadra që ka treguesit më të mirë, dhe kjo jo vetëm me pikavarazhin në klasifikim, por më së pari një statistikë që ka të bëjë me efikasitetin në mbrojtje, që u pamundëson rivalëve ta godasin.

Analiza e fakteve

Pas 18 javësh të luajtura në Kategorinë Superiore, skuadrat shqiptare janë konfiguruar tashmë plotësisht, ndonëse ka mbetur ende edhe gjysma e ndeshjeve për të përfunduar garën. Ky është gjithashtu një moment i rëndësishëm për të krijuar një ide të qartë për fizionominë e lojës, sepse të gjitha skuadrat kanë luajtur nga dy herë me çdo kundërshtar dhe mund të kenë krijuar tashmë një ide mbi vlerat e skuadrave, edhe nëse inercia e ndeshjeve të fundit, të bën të mendosh për surpriza të mundshme në terma afatgjatë. Vlera që tregon më së miri sesa prodhon një skuadër dhe vuan janë gjuajtjet drejt portës. Duke parë statistikat mesatarisht për 90 minuta të gjuajtjeve të bëra dhe të pësuara, mund të kemi vlerësime të mira mbi progresin e ekipeve, edhe pse ky klasifikim i veçantë rezervon jo pak surpriza. Skuadra që ka gjuajtur më shumë herë drejt portës kundërshtare është pikërisht Bylis, e ndjekur nga Kukësi dhe Vllaznia. Mirëpo, skuadra shkodrane është ajo që pëson më pak gjuajtje drejt portës, ndërsa Apolonia është skuadra që pëson më shumë goditje. Po të marrim në kompleks statistikat, vëmë re se diferenca mes gjuajtjeve në portë të pësuara dhe atyre te realizuar mesatarisht për 90 minuta, shpërblen pikërisht Vllazninë, që është e para në këtë klasifikim të veçantë, ndërkohë që ndëshkon rëndë Apoloninë, Skënderbeun dhe Kastriotin, që është edhe skuadra që gjuan më pak në portë në këtë kampionat.

Vllaznia pagoi, Krymi do të jetë për ndeshjen e radhës

Shkodranët janë në vend të parë në renditje dhe nuk dëshirojnë të bëjnë më hapa fals, përkundrazi, do të shfrytëzojnë kalendarin për të marrë maksimumin në sfidat e radhës, në mënyrë që të rikthejnë epërsinë e sigurisë që kishin para xhiros së 18-të të Superiores. Ndërkohë, futbollisti Ardit Krymi do të jetë në dispozicion të plotë të trajnerit Tomas Bërdariç, për ndeshjen e kësaj jave që Vllaznia ka në shtëpi me Apoloninë. Mesfushori kishte munguar për shkak të pezullimit nga disiplina, mirëpo pasi kreu gjysmën e dënimit, ishte mundësia që pjesën tjetër klubi ta shlyente me gjobë. Dhe kështu ka ndodhur, me shkodranët që kanë paguar dëmshpërblimin duke qenë se kanë nevojë për shërbimet e Krymit, mungesa e të cilit është ndjerë në mesfushë. Ndërkaq, Vllaznia do të kërkojë me patjetër rikthimin te fitorja duke qenë se ajo iu mungon prej tre ndeshjesh dhe kundërshtarët kanë filluar të afrohen.