BREAKING NEWS

A priten arrestime të tjera politikanësh? Eksperti Karamuço habit me përgjigjen

A priten arrestime të tjera politikanësh? Eksperti Karamuço
x
BREAKING NEWS

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Greqi (foto)

Përfundoi nën rrotat e kamionit, zbulohet identiteti i të miturit
x
BREAKING NEWS

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë reagimi i Evis Kushit

Del sërish teza e provimit 20 minuta pas nisjes, vjen menjëherë
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës ish-kryebashkiaku

Arrestimi i Vangjush Dakos, zbulohet kur del para gjykatës
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x

Sport

Statuja e Mesit rreshtohet krahas Maradonës e Peles në CONMEBOL, para Kupës Libertadores

Statuja e Mesit rreshtohet krahas Maradonës e Peles në CONMEBOL, para

Lionel Mesi, Diego Maradona dhe braziliani Pele llogariten më të mëdhenjtë e futbollit në tërë historinë e kësaj loje. Ndërkohë, lajme të bukura vijnë nga Amerika e Jugut. Lionel Mesi doli nga hija e Diego Maradonës duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës vitin e kaluar dhe një statujë e sulmuesit të vogël do të qëndrojë përkrah legjendave të futbollit, paraardhësit të tij dhe të madhit nga Brazili, Peles në muzeun e Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut. Mesi, duke mbajtur një kopje të trofeut të Kupës së Botës, qëndroi pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni zbulimi në selinë e CONMEBOL-it në Luque, Paraguai përpara shortit të Copa Libertadores të martën. 35-vjeçari imitoi Maradonën e ndjerë duke udhëhequr Argjentinën suksesit të parë të Kupës së Botës në 36 vjet në Katar në dhjetor. “Nuk e kisha ëndërruar apo menduar kurrë këtë”, tha Mesi. “Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha e vogël, të bëhesha një futbollist profesionist, të bëja atë që kam dashur gjithmonë në këtë jetë. Kam pasur një rrugë shumë të gjatë, shumë vendime dhe humbje, por gjithmonë kam parë përpara dhe kam dashur të shkoj për një triumf, për një fitore”,k nënvizoi ai më tej. Mesi shtoi se ndihet i nderuar dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mos heqin dorë nga ëndrrat apo synimet që i kanë në karrierë, duke thënë se gjithçka është e mundur dhe e arritshme. “Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, të luftosh për ëndrrat e tua, se gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën e futbollit, që është gjëja më e bukur që ekziston”. Po ashtu, para ceremonisë, Mesi mori gjithashtu një kopje të trofeut të Kampionatit Botërorit dhe trofeut të ndeshjes “Finalissima”, të cilën Argjentina e fitoi kundër Italisë. Po ashtu, edhe lojtarët e tjerë dhe trajner i Argjentinës, Luis Skaloni, morën trofe miniaturë të Botërorit “Katari 2022” dhe Copa Americas, turne të cilin e fituan në vitin 2021. Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA), e riemëroi objektin stërvitor të ekipit kombëtar me emrin e Mesit të shtunën, dy ditë pasi ai shënoi golin e tij të 800-të në karrierë në një fitore në ndeshjen miqësore ndaj Panamasë me rezultatin 2:0. Mesi ka shënuar 99 gola për vendin e tij dhe do të bëhet lojtari i parë argjentinas që shënon 100 gola ndërkombëtarë nëse arrin të realizoj në miqësoren e së mërkurës kundër Karacaos. “Ne po jetojmë një moment shumë të veçantë dhe të bukur, duke marrë shumë dashuri”, tha Mesi gjatë ceremonisë. “Ishte koha që një ekip i Amerikës së Jugut të fitonte sërish Kupën e Botës”, përfundoi Mesi ligjëratën e tij.

 

Merkato/ Retegui lojtari më i kërkuar në Europë, e duan në Gjermani

Mateo Retegui është kthyer në lojtarin më të kërkuar të momentit. Së fundmi ka interes dhe nga Gjermania për 23-vjeçarin, i cili me kombëtaren italiane shënoi 3 gola në 2 ndeshjet e tij të para. Agjenti i lojtarit, që është babai i tij, ka pasur ditët e fundit, takime me drejtuesit e Eintrahtit të Frankfurtit dhe Bajer Leverkusen. Konkurrenca për lojtarin është shumë e fortë, pasi disa klube nga Premier League kanë shprehur dëshirën për të afruar sulmuesin. Agjenti i tij, ka deklaruar se do të shqyrtohet çdo ofertë, por do te shihet me kujdes edhe prezenca e klubeve të Milanos, sidomos Interit që ka shprehur interesin i pari për shërbimet e futbollistit. Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Barcelonës Hector Bellerin mund të rikthehet në La Liga. Lojtari që aktualisht luan te Sportingu i Lisbonës mund t’i bashkohet Real Betis këtë verë me parametra zero.

 

Boks/ Joshua fton Furin në duel: Tani është momenti

Duelet e mëdha të boksit mund të rikthehen në ring këtë vit, teksa ka edhe sfida të shpallura hapur e me kërkesë dueli unik. “Anthoni Joshua ka thënë se Tajson Furi “mund ta nxjerrë veten nga cirku” i përballjes së dështuar me Oleksandar Ushijkun, duke u pajtuar të përballet me të”. Pikërisht kështu shkruante dje “BBC”. Bisedimet mes Oleksandr Ushijkut, kampionit të botës në peshën e rëndë në versionet WBO, WBA dhe IBF, dhe Tajson Furit kampionit në versionin ËBC, dështoi javën e kaluar. Joshua 33-vjeçar, përballet të shtunën me amerikanin Jermaine Franklin. Për ish-kampionin Joshua është përballja e parë e vitit 2023. Joshua thotë se dëshiron të ketë një përballje britanike me Furin, pavarësisht rezultatit në duelin kundër Franklinit. “Nuk ka moment më të mirë për ta sjellë Furin në ring, pasi atij i duhet ta nxjerrë veten nga ky cirk në të cilin u përfshi. Atij i duhem, kështu që nuk ka moment më të mirë për ta thirrur emrin tim dhe jam një person që pranoj sfidat”, tha Joshua. Joshua 33-vjeçar ka bilanc prej 24 fitoreve (22 KO) dhe tri humbjeve. Ai ka humbur dy duelet e fundit nga Ushijk.

 

Objektivi/ PSG do Rashford në Paris brenda merkatos së verës

Paris San Zhermen po insiston në transferimin e sulmuesit Markus Rashford në fund të sezonit. “L’Equipe” ka bërë të ditur të martën se Parisi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare sulmuesit anglez, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për rinovimin e kontratës. Mësohet se Parisi i ka ofruar atij pagë javore prej 400 mijë eurosh për ta vazhduar karrierën në Francë. 25-vjeçari po shkëlqen këtë sezon tek Junajtid, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Rashford ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 9 asistime në 44 paraqitje deri më tani për Junajtid.