BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Sport

Strakosha del negativ në test, kërkon rol titullari tek Lacio

Strakosha del negativ në test, kërkon rol titullari tek Lacio

Pas mbylljes së ndeshjeve të ekipeve kombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve, lojtarët anëtarë të ekipeve përfaqësueses janë kthyer në gjirin e skuadrave të tyre në Europë. Kështu kanë vepruar edhe lojtarët e përfaqësueses kuqezi, të cilët, menjëherë sapo kanë zbarkuar në klubet e tyre janë izoluar, konform rregullave dhe i janë nënshtruar testimit. Testet kanë pasur përgjigje të shpejtë dhe shumica dërrmuese kanë dalë negativ, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi në bazë të rregullave të reja të vendosura nga klubet dhe vetë shtetet përkatëse, lojtarët duhet të kalojnë menjëherë në karantinë, edhe pse nuk kanë shenja e madje edhe tamponi i ka dalë negativ. Kështu e kanë “pësuar” edhe lojtarët e përfaqësueses kuqezi që luajnë në Itali dhe në vende të tjera europiane pas kthimit nga ndeshjet e Kombëtares dhe fitoret e bujshme ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë që e ngjitën Shqipërinë në vendin e parë në grupin e saj, një objektiv i realizuar me sukses.

Strakosha kthehet dhe kërkon vend titullari

Thomas Strakosha ka mposhtur koronavirusin dhe pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi për ndeshjen e kësaj fundjave, në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian, Krotones. Portieri 25-vjeçar shqiptar ka rreth një muaj që nuk luan dhe së fundi humbi edhe 3 ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, dy në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Kosovën, pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Gjithsesi në tamponët e kryer dje nga klubi kryeqytetas, Strakosha rezultoi negative, ashtu si edhe sulmuesi i bardhekaltërve Çiro Imobile, dhe që të dy pritet të jenë në dispozicion të Inzagit për ndeshjen e të shtunës.

Inzagi komenton kthimin e Strakoshës, nuk i jep shanse titullari

Trajneri i skuadrës së Lacios, Simone Inzagi, ka komentuar formën e lojtarëve të tij dhe gjendjen e grupit në prag të ndeshjeve në kampionatin italian, duke u ndalur edhe tek dy lojtarët shqiptarë, portieri Tomas Strakosha dhe sulmuesi Vedat Muriqi. Siç dihet, Lacio ka pasur probleme dhe është vënë në hetim në Itali për shkak të dyshimit se ka falsifikuar raportet e testimit për koronavirusi. Gjithsesi, në klub janë të qetë dhe po përgatiten për ndeshjet e radhës, përfshi dhe shqiptarët Strakosha dhe Muriqi. “Sot, Thomas Strakosha është rikthyer, por nuk mendoi që ai do të jetë i gatshëm për Krotonen. Luiz Felipe do të mungojë pasi ai është me COVID gjithashtu”. Strakosha mungoi edhe për ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë, e cila doli e para në grupin C dhe u kualifikua për vitin sezonin e ardhshëm në grupin B të Ligës së Kombeve. Ndërsa, Muriqi ishte i grumbulluar në ndeshjet e Kosovës dhe shënoi dy gola në tri ndeshjet e luajtura këtë muaj.

Inzagi komenton edhe shqiptarin Vedat Muriqi

Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka konfirmuar që Felipe Luiz ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Çiro Imobile dhe Thomas Strakosha janë shëruar plotësisht dhe rikthyer në skuadër. Lacio do të luaje nesër kundër Krotonës në Seria A, dhe trajneri Inzagi do të ketë disa mungesa në ekipin e parë. Imobile ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus dhe tani është në gjendje të rikthehet në skuadër, por ende nuk është plotësisht i gatshëm të startoi ditën e nesërme. Inzagi tregoi për mungesat që do t’i ketë para ndeshjes me Krotonën, dhe për rikthimin e Imobiles, Strakoshës. Ai gjithashtu foli edhe për Vedat Muriqin, duke dhënë sinjale se sulmuesi i Kosovës mund ta nisë nga fillimi atë takim. “Unë e gjeta atë në të njëjtën mënyre, me dëshirën e tij të madhe për të luajtur dhe të jetë i gatshëm për ekip”, u deklarua Inzagi. Më tej ai komenton formën e lojtarit, duke qenë optimist. “E kam parë në gjendje të mirë, edhe pse vetëm dy herë ka ushtruar me grupin. Unë e kam parë vetëm Vedat Muriqin sot, dhe më pas do të vendosi për formacionin e së nesërmes”, tha trajneri i skuadrës së Lacios”.