BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Sport

Strakosha dëmtohet sërish, në Itali shkruajnë se ai nuk do të rinovojë me Lacion

Strakosha dëmtohet sërish, në Itali shkruajnë se ai nuk do

Kombëtarja ka mësuar kundërshtarët e saj në eliminatoret e Botërorit Katar-2022 që janë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino. Është një grup shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri sikurse e ka cilësuar trajneri Edi Reja, por kuqezinjtë kanë për detyrë të bëjnë maksimumin e tyre për të arritur në një nivel të pranueshëm, madje presidenti i FSHF-së Armand Duka beson se Kombëtarja jonë mund të arrijë vendin e dytë që e çon në “play-off”. Por që të arrihet ky objektiv duhet që lojtarët të jenë në formë, të kenë minutazh të plotë me skuadrat ku aktivizohen, rol protagonisti dhe të kenë lënë gjurmë me ekipet e tyre. Të paktë janë ata lojtarë të Kombëtares që i kanë të plota këto parametra në këtë periudhë. Prandaj trajneri Edi Reja shpreson që në momentin kur të nisin eliminatoret, të ketë në dispozicion sa më shumë futbollistë që janë në formë, në mënyrë që të zbatojë si duhet skemën e tij dhe të arrijë rezultate. Por ka lojtarë që janë në pikëpyetje edhe tek skuadrat e tyre. E një ndër ta është Tomas Strakosha, i cili nuk po kalon aspak një moment të mirë me Lacion në Serinë A italiane. Vetë skuadra laciale është në kushte të mira, por “gardiani” i Shqipërisë ka humbur vendin e titullarit dhe sikurse shkruajnë mediat italiane, është vënë në pikëpyetje qëndrimi i tij pas vitit 2021 në radhët e ekipit, dhe e gjitha kjo për shkak se spanjolli Pepe Reina ia ka rrëmbyer vendin e titullarit. Madje Strakosha ka bërë sherr me trajnerin Inzagi, gjë që i ka sjellë palët pranë një “divorci” të pashmangshëm.

Pozitat e Strakoshës

Portieri i kombëtares kuqezi, Tomas Strakosha, po kalon nëpër shumë vështirësi në këtë sezon, teksa dëmtimet dhe COVID kanë ndryshuar statusin e tij si një titullar i padiskutueshëm te Lacio. Para takimit të djeshëm ndaj Parmës, klubi bardhekaltër njoftoi se gardiani i kombëtares ka pësuar një tërheqje muskulore e cila do të vlerësohet ditë pas dite për të kuptuar më pas kohën e rikthimit në fushë. Megjithatë, e sigurt është se Strakosha nuk do të jetë në derbin e kësaj jave ndaj Romës, ndërsa Reina do të vazhdojë të fitojë terren. Në këtë sezon, spanjolli ka bërë 16 prezenca ndaj 7 të shqiptarit. Hierarkitë për trajnerin Inzagi duket se kanë ndryshuar dhe nga Italia theksojnë se tashmë edhe rinovimi i Strakoshës është në rrezik. Kjo për arsye se kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2022, ndërsa në rast se portieri shihet si një zëvendësues, atëherë ky fakt nuk do të pranohej nga ai. Mbetet për t’u kuptuar më shumë gjatë këtij sezoni nëse Strakosha do të kthehet të jetë ai i viteve të kaluara, por e sigurt është se balancat kanë ndryshuar. Mbetet të shihet deri në fund të këtij sezoni se çfarë do të ndodhë, por edhe një ndeshje që luajti titullar, Strakosha bëri një gabim që kushtoi me pësimin e golit. Edhe pse Lacio e fitoi atë ndeshje, mediat sportive në analizën e tyre e quajtën rikthim jo të mirë për portierin e përfaqësueses së Shqipërisë, duke theksuar se Reina, me eksperiencën e tij, vijon të jetë aty si sfidues dhe që këto kohë ka qenë zgjedhje e parë.

Rivaliteti me Berishën

Strakosha nuk ka humbur vetëm duelin me Reinën për titullarin e katërkëndorit të Lacios, por edhe me Etrit Berishën në skuadrën përfaqësuese. Në ndeshjet e Ligës së Kombeve, që u bënë në vjeshtë 2020, Berisha luajti shumicën e takimeve si titullar. Kjo dhe për faktin e Strakosha kaloi kovidin, e njëherësh edhe dëmtime të ndryshme. Kosovari Berisha shfaqi siguri në portë dhe realizimi i objektivit, pra vendi i parë në grup dhe ngjitja në Ligën B ishte dhe për meritë të tij. Midis dy portierëve ka prej tre vjetësh një rivalitet në Kombëtare. Eksperienca e Berishës e ndihmon të jetë më i qetë dhe natyrisht më efikas në rezultat e lojë, por Strakosha ka ende staturën e pretendentit për shkak të moshës, pra ai është e ardhmja e portës në eliminatoret e ardhshme të Botërorit Katar-20022 apo në kualifikueset e Euo-2024.