BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Sport

Strakosha flet si lider i Lacios: Dua titullin në Serie A dhe Champions League

Strakosha flet si lider i Lacios: Dua titullin në Serie A dhe Champions

Në kampionatin italian luajnë një pjesë e rëndësishme e grupit bërthamë të skuadrës përfaqësuese dhe një pjesë e këtyre lojtarëve kanë arritur nivele të larta. Në këtë grup veçohen dy portierët, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, i pari me SPAL-in dhe tjetri me Lacion, të cilët kanë siguruar profil shumë të lartë dhe janë nga më të mirët jo vetëm në skuadrat e tyre, por në krejt Serinë A italiane. Strakosha këtë edicion po rivalizon për titullin dhe kjo është pozitive për një futbollist shqiptar, pasi mund të bëhet i pari në këta 2-3 dekadat e fundit që fiton titull në nivelin më të lartë të futbollit italian. Në fakt, lojtari ka zbuluar për mediat italiane se ka pasur një shqetësim muskulor, një dëmtim prej të cilit po rikuperohet pak nga pak dhe do të kthehet në formë së bashku me grupin për të qenë gati për duelet e mëdha. Sikurse shkruajnë edhe vetë mediat italiane Thomas Strakosha po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh. Më 22 prill ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të rikuperuar një frakturë të vogël në gishtin e pestë të këmbës. Në një intervistë të fundit “gardiani” i Lacios foli për shumë tema, veçanërisht për objektivat e Lacios. “Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësuar, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Nuk e kemi hequr nga mendja, dashuria jonë është futbollit. Nuk të largohet nga mendja, jetojmë me të”, theksoi Strakosha. Më pas ai foli për objektivat e Lacios, ku është fare i qartë, sepse do titull dhe Champions League. “Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishme gjatë sezonit. Ajo që ndodhi gjatë këtij sezoni, është diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Do të shihet se cilët trajnerë dhe përgatitës atletikë janë treguar më të zotë. Në ndeshjet e para duhet të rigjejmë formën fizike, pra do të lodhemi pak. Problem do të jetë edhe i nxehti, nuk më kishte ndodhur më parë që të luaja në qershor dhe korrik”, shtoi gardiani kuqezi.

Lacio dhe Kombëtarja, dy dashuri njëkohësisht

Thomas Strakosha është shndërruar në lider i Lacios, duke qenë një nga pikat e forta të formacionit, autoritar i pazëvendësueshëm në repartin e prapavijës. Ai erdhi nga zero, ia doli me punë të fitojë privilegjet që ka aktualisht, privilegje (titullar) që i mban me djersë. Luan mirë në të gjitha format, përfshi dhe lojën me këmbë. “ Nisëm ta provonim që kur mbërriti Inzagi, u desh kohë dhe tani po marrim frytet. Në lojën tonë dëfrehen të gjithë dhe krijohet shumë, edhe pse rrezikojmë pak. Pa rrezikuar, ndeshjet do të përfundonin 0-0. Më pëlqen të luaj me këmbë, më mban aktiv në lojë. Në stërvitje nuk ka ndryshuar asnjë, ruajmë mentalitetin për të qarkulluar gjithmonë topin. Nuk më interesojnë shumë të dhënat, jam i kënaqur kur skuadra fiton. E di ku gaboj dhe si duhet të korrigjohem. Pastaj, të kesh në fushë një si Milinkoviç është njësoj sikur ta kesh topin në bankë, për të rinisur më pas”, thotë gardiani shqiptar më pas Strakosha flet për Lacion si skuadër dhe atmosferën nga brenda grupit. “Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Është krijuar një familje e vërtetë, edhe sepse nuk ka ndryshuar organika gjatë këtij cikli, pra ka një vazhdimësi të grupit. Shpresoj që në përfundim të sezonit të jemi mbrojtja më e mirë”, shtoi ai. Nuk mund të mungonte një mendim i tij për Kombëtaren kuqezi të trajnerit Edi Reja si dhe skemën taktike të preferuar. “Më vjen mirë që Kombëtarja po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësohem për të dhënë më shumë si te Lacio dhe të Shqipëria. Më pëlqen skema 3-5-2. Ndihem mirë me këtë rreshtim për mënyrën sesi e qarkullojmë topin. Unë mund të gjej më shumë zgjidhje. Të jesh portieri i Lacios nuk është e thjeshtë, me ka dhënë shumë motivim. Është privilegj të luash kaq i ri titullar te Lacio dhe sigurisht kënaqësi”, përfundoi portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.