BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Strakosha “kërcënohet” nga ultrasit e Lacios, përgjegjës për zhgënjimet e ekipit

Strakosha “kërcënohet” nga ultrasit e Lacios,

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të Lacios, pasi është kapur “mat” nga kamerat teksa i thotë mbrojtësit Açerbi “mbylle gojën”. Një sjellje e tillë në një moment të lojës kur pësohet gol, për më tepër kur Lacio nuk i ka rezultatet e duhura, ka sjellë furtunë në rrjetet sociale, ku Strakosha akuzohet si i dhunshëm dhe egoist, për më tepër që fyen në mënyrë vulgare shokët e ekipit e sidomos ata të repartit të mbrojtjes. Në fillim ka pasur përplasje brenda dhomave të zhveshjes e më pas edhe në media. Është e qartë se gardiani i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ndodhet në pozita të vështira, pasi kritikat kanë ardhur dhe nga një grupim i tifozëve ultras, të cilët i kujtojnë Strakoshës gabimet e shumta në ndeshjet vendimtare, e madje njëri ka shkuar deri aty sa t’i kujtojë që Lacio mbeti jashtë Champions League sezonin e shkuar pasi Lacion e mundi Interi në duelin e fundit direkt, në një ndeshje ku Strakosha bëri gabime të shumta. Gjithsesi, situatat rrokullisen dhe ka zhvillime të shumta në ekip, kështu që gardiani kuqezi është i fokusuar tërësisht tek ndeshjet e radhës të Lacios. Në të vërtetë, Lacio nuk di të fitojë dhe këtë po e tregon si në kampionat, ashtu edhe në Europë. Një nga më të kritikuarit te Lacio, është portieri shqiptar Thomas Strakosha i cili po merr kritika të shumta nga tifozët dhe mediat italiane duke vënë në dyshim edhe aftësitë e tij si portier. Megjithatë, vetë trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka folur për mediat në lidhje me kritikat karshi Strakoshës, duke u kthyer në një ‘engjëll mbrojtës’ për gardianin kuqezi. Ai u shpreh se po flitet për një portier që është vetëm 23 vjeç dhe se nuk i meriton kritikat. “Nuk i meriton Strakosha kritikat. Nuk duhet harruar që po flasim për një portier të vitit 95 dhe që është vetëm 23 vjeç. As nuk duhet harruar që për 3 sezone, ai ka mbrojtur portën e një ekipi të rëndësishëm si Lacio”, u shpreh Inzagi. Është e qartë dhe për mediat se Strakosha në këtë moment po vuan situatën e vështirë të ekipit të Lacios, një gjendje që nuk gëzon askënd, pasi mungojnë rezultatet e mira të ekipit. Pozicionimi në top-4 duket i vështirë, për më tepër që në lojë ka hyrë fuqishëm Milani, i cili ka pasur rezultate relativisht më të mirë. Sidoqoftë, trajneri Inzagi, drejtori Tare, presidenti Lotito dhe pjesa më e madhe e klubit dhe e tifozëve kanë një besim të madh te vlerat sportive të portierit Thomas Strakosha.

Mbrojtësi/ Gjimshiti në pikëpyetje përballë Lacios, shpreson të luajë në derbi me Strakoshën

Fati i Berat Gjimshitit ka ndryshuar në mënyrë të paparashikuar këtë verë. Mbrojtësi ka pranuar se as nuk priste t’i bashkohej Atalantës në gusht, por dëmtimet e disa lojtarëve jo vetëm që i mundësuan që të kthehej te zikaltrit, por edhe të fitonte gjithnjë e më shumë hapësira. Tani, ai shihet si një bast i fituar nga Gasperini dhe në klub kanë parë me prioritet situatën e tij pak ditë para një ndeshje të komplikuar si ajo me Lacion. Gjimshiti vuajti një problem muskulor gjatë javës së kaluar dhe mungoi në sfidën kundër Udinezes. Por prania e tij duket e nevojshme në radhët e bergamaskëve për sfidën e radhës, ku ai duhet të kontrollojë Imobilen, sulmuesin më të rrezikshëm të skuadrës kryeqytetase. Ndaj gjatë ditëve të kaluara, Gjimshiti ka punuar me program specifik dhe me sa duket ia ka dalë të rikuperojë në kohë për duelin e të hënës. Që sot ai do të kthehet në stërvitje me grupin për të qenë i gatshëm për një fanellë titullari, ashtu si Etrit Berisha, përballë skuadrës që ka një numër të madh shqiptarësh në përbërje, pasi përveç Strakoshës te Lacio aktivizohen edhe Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Adriatik BALLA