Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Sport

Strakosha në historinë e Lacios, arrin 150 ndeshje për të kaltrit, kartoni shkon në 35 mln euro

Strakosha në historinë e Lacios, arrin 150 ndeshje për të

Shqiptarët në kampionatin italian po marrin përmasa të mëdha dhe po rrisin nivelin e tyre nga dita në ditë, dëshmuar me paraqitjet e mira të lojtarëve të përfaqësueses tonë në radhët e skuadrave të tyre në këtë kampionat. Padyshim, një nga më të mirët e momentit është Marash Kumbulla, që po regjistron vetëm suksese me Hellas Veronën, por edhe duke qenë në listën e më të kërkuarve nga shumë klube brenda e jashtë Serisë A. Por nuk është vetëm ai, pasi Tomas Strakosha nuk ka nevojë për publicitet. Prej tre vjetësh mban titullarin tek Lacio, duke qenë numri një i portës dhe i merituar. Performanca e tij njeh vetëm rritje dhe është fakt që Strakosha ka bërë ndeshje të mëdha me të kaltrit romanë, duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Lacios, klub që ka drejtor sportiv një tjetër shqiptar, Igli Taren. Në ndeshjen e mbrëmjes së të mërkurës, Strakosha dhuroi një tjetër performancë të nivelit të lartë. Në fakt, sikurse shprehen vetë mediat italiane, 24-vjeçari është një prej atyre lojtarëve dhe djemve që u shkon plotësisht shprehja “Bëmë baba të të ngjaj”. Djali i një prej legjendave të futbollit shqiptar Foto Strakoshës, ikonë në ekipin përfaqësues, po bëhet edhe vetë një i tillë, ndoshta edhe në përmasa më të mëdha. Nëse babai i tij u ndal në nivelet e futbollit grek, Tomas po shkëlqen në një prej kampionateve më të fortë të botës, Serie A dhe është bërë beniamini i tifozëve të një klubi si Lacio. Erdhi te kryeqytetasit disa vite më parë si një talent i ri me “njollën” se babai i tij ishte shok i ngushtë me Taren, por më vonë vërtetoi se talenti është arsyeja më e madhe se përse ai u bë pjesë e një prej klubeve më të mëdhenj të Italisë. Strakosha uli në stol Marketin e më pas të tjerë me radhë, për të plotësuar ditën e djeshme, në ndeshjen kundër Veronës, sfidën numër 150 si portier i Lacios. Një rekord personal, të cilin e festoi në mënyrën më të mirë, duke dhuruar një super paraqitje dhe ndihmuar skuadrën të ruajë një barazim të vyer ndaj një kundërshtari në mbrëmjen më të mirë. Një rritje e madhe e Lacios në këto vite, ku një element shumë i rëndësishëm i kësaj arritje është edhe ylli i kombëtares sonë. Tomas Strakosha tashmë e ka kapur stadin europian dhe nuk është aspak gabim ta fusim në listën e më të mirëve mes katërkëndëshit.

Vlerësimet për shqiptarët që zbritën në fushë në duelin Lacio-Verona

Në duelin midis Lacios dhe Veronës, e cila nuk prodhoi fitues dhe të dyja skuadrat morën nga një pikë, në fushë luajtën tre shqiptarë, e të tre bënë paraqitje të mirë, duke marrë notë përgjithësisht mbi mesataren, sidomos portieri Strakosha që u vlerësua me notën e lartë, 7, një vlerësim që tregon për cilësitë e tij dhe rolin që ka në formacionin e Lacios.. për këtë arsye vlerësimi i dhënë në median sportive italiane ishte shumë i mirë, por një vlerësim pozitiv e me nota shkëlqimi dha edhe rrjeti prestigjioz “Eurosport”. Gardiani kuqezi, Strakosha u vlerësua me notën 7, teksa në fund ndali mrekullisht Borinin. “Dy herë u tregua shumë i zoti në pjesën e parë, ndërsa në minutat finale ishte i mrekullueshëm ndaj Borinit. Mjaft reaktiv”, ishin fjalët e përzgjedhura nga “Eurosport” për portierin. Ndërkohë, nga ana tjetër, Rrahmani u vlerësua me notën 6.5. “Shumë por shumë i vëmendshëm. Nuk i del për asnjë moment situata nga kontrolli”, shprehej Eurosport. Sakaq, Kumbulla kishte një gjysmë note më pak se Rrahmani, duke u vlerësuar me 6. “Vuan disi fizikisht përballë sulmuesit Kaisedo. Megjithatë, për ta ndalur përdor inteligjencën”, përshkruante “Eurosport” paraqitjen e Kumbullës. Padyshim që Strakosha dhe Kumbulla do të jenë në formacionin e Kombëtares për shumë vite në vazhdim, gjithmonë nëse ruajnë këtë performancë në fushat e blerta. Dhe Strakosha është padyshim konkurrent i fortë i Berishës dhe mundet që në sezonin e ri të marrë rolin e titullarit në mënyrë përfundimtare. Forma e mirë që po kalon e mundëson këtë.