BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x
BREAKING NEWS

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe paralajmërojnë trazira gjatë protestës së sotme, sulmojnë Ramën dhe i kërkojnë të mos provokojë protestuesit, Noka kërcënon policinë

Berisha dhe LSI i hedhin “benzinë” zjarrit dhe
x
BREAKING NEWS

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën e Parlamentit apo skenar dhune? Shikoni çfarë po ndodh në tarracën e Kuvendit disa orë para protestës së opozitës (VIDEO)

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën
x
BREAKING NEWS

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet për skenare dhune, ja çfarë do të ndodhë sot në protestë dhe lëvizja e papritur e Ramës

Berisha 2 orë tubim para Kryeministrisë, policia përgatitet
x
BREAKING NEWS

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, refuzojnë hapjen e dosjeve, 71 zyrtarë që aplikuan për SPAK rezultuan “spiunë

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit,
x
BREAKING NEWS

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë! Ja sa para janë sekuestruar

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë!
x
BREAKING NEWS

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të
x
BREAKING NEWS

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin”
x

Sport

Strakosha në “radarët” e Fulhamit, Broja do të kthehet tek Çelsi

Strakosha në “radarët” e Fulhamit, Broja do të

Sezoni po shkon drejt fundit dhe lojtarët po bëjnë llogaritë e tyre. Natyrisht këtu vëmendjen kryesor e marrin lojtarët e përfaqësueses kuqezi, të cilët në përgjithësinë e tyre patën një sezon të mirë, për disa me arritje të shumta e për ca të tjerë kampionate të pranueshëm. Ndër lojtarët që patën sezon shumë të mirë janë të rinjtë si Broja, Vrioni, Bare, Manaj e ndonjë tjetër, por edhe veteranët Hysaj, Berisha, Gjimshiti, Cikalleshi e ndonjë tjetër, të cilët jo vetëm partin profil titullari në shumicën e takimeve, por ditën të tregojnë vlerat e tyre teknike e taktike në momente të caktuara, për t’u shndërruar në lojtarë të nevojshëm për klubet e tyre dhe natyrisht të dashur për tifozët në kampionatet ku aktivizohen. Ditët e fundit në vëmendje kanë qenë dy futbollistë kuqezinj, portieri Thomas Strakosha, i cili nuk po gjen gjuhën e mirëkuptimit me Lacion, si dhe sulmuesi Armando Broja, të cilin Çelsi që e ka në pronësi kërkon ta kthejë nga Sauthemptoni ku është aktualisht në radhët e bluve të Londrës. Pra ka zhvillime që priten me interes për kuqezinjtë dhe këtu ka dhe elementë të tjerë që po monitorojnë situatën në treg, situatë që merr zgjidhje zyrtare pas 1 qershorit.

Strakosha në “radarët” e Fulhamit

Thomas Strakosha do të largohet nga Lacio me parametra zero në fund të këtij sezoni. Mediet italiane raportojnë se portieri i kombëtares shqiptare është duke negociuar me Fulhamin për t’u transferuar në Premier League nga sezoni i ardhshëm. Arsyeja pse Strakosha do të largohet nga Lacio lidhet me pagën dhe rolin e titullarit në skuadër, të cilin portieri do ta ketë të garantuar. Ndërsa te Fulham, mediet britanike raportojnë se shqiptari ka kërkuar bonuse shumë të larta dhe ndaj ende nuk është vendosur nënshkrimi. Megjithatë pritet që në ditët në vijim 27-vjeçari të udhëtojë për në Britaninë e Madhe për negociatat. Gjatë këtij sezoni me Lacion, Strakosha ka luajtur në 30 ndeshje në kampionat dhe në Europa League dhe ka luajtur rol vendimtar në ecurinë e skuadrës, megjithatë palët nuk kanë gjetur akordin dhe tashmë shqiptari duket se është drejt kalimit në Premier League.

Broja kthehet tek Çelsi

Trajneri gjerman i Çelsit, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, do të kthehet me skuadrën e “Bluve” këtë verë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë gjermani, përpara sfidës me Leistërin, ku është shprehur se lojtarët që kanë qenë huazim nga Çelsi këtë sezon do të kthehen në verë. “Unë dua t’i kem ata në fazën përgatitore dhe më pas do të vendosim gjatë saj se çfarë vendimi do të marrim”, ishin fjalët e Tuhel kur u pyet për Brojën dhe për talentin tjetër, Gallaher. Broja kështu mund të luaj ndeshjen e tij të fundit me Sauthemptonin përballë Leistërit në sfidën e fundit të kampionatit. Duhet thënë se lëvizja e trajnerit Tuhel, për të kthyer Brojën në bazë lidhet edhe me lëvizjet e shumta dalëse që kanë prekur klubin blu të Londrës.