BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Sport

Strakosha nervoz, gjithnjë e më larg Lacios, Tare i gjen zëvendësuesin

Strakosha nervoz, gjithnjë e më larg Lacios, Tare i gjen

Momente aspak të mira për portierin e Kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha. Pas dëmtimit ai u përfol se mund të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, por ky opsion ra poshtë dhe lojtari do të riaftësohet nëpërmjet terapisë stërvitore. Por problem i vërtetë i Strakoshës është se nuk bën më pjesë në planet e mëdha të Lacios për të ardhmen. Me një veteran si Pepe Reina në formë dhe i përzgjedhur, por edhe kandidatura të tjera që vijnë rrotull klubit, për shqiptarin duket se nuk ka më vend tek Lacio, kështu që opsioni i largimit shihet gjithnjë e më i besueshëm. Janë vetë mediat sportive italiane që shkruajnë se situata e Thomas Strakoshës te Lacio vazhdon të jetë ende shumë e paqartë. Problemi në gju duket se po kalon, por kjo nuk i jep qetësi lojtarit i cili është për momentin jashtë planeve falë shpërthimit të Reinas, aq më shumë tani që Igli Tare ka piketuar edhe një zëvendësues të mundshëm të tij në klub. Sipas “Il Messaggero”, portieri po kalon një periudhë shumë nervoze, të kushtëzuar nga fakti se ka humbur fanellën e titullarit. Kjo ka bërë që ai të ketë disa shpërthime në dhomat e zhveshjeve, të cilat do të shoqërohen me gjoba, të cilat klubi do t’i bëjë publike për lojtarët e tjerë, siç ka bërë edhe në të kaluarën. Një sinjal nuk do që asgjë të prishë harmoninë në grup. Por kjo e vendos Strakoshën në një pozicion delikat, pasi portieri i përfaqësueses shqiptare nuk ka luksin që të qëndrojë i dyti i Reinas. Mosaktivizimi mund të largojë edhe klubet që ishin interesuar për të në të kaluarën, ndaj në Itali parashikojnë që largimi i mundshëm të ndodhë në verë. Kjo edhe për faktin se Igli Tare ka gjetur një zëvendësues për Strakoshën, duke piketuar 24-vjeçarin Lorenco Montipo të Beneventos, i cili po paraqitet mjaft mirë me këtë skuadër.

E ardhmja e Strakoshës, 4 muaj për të vendosur ku e sheh veten

Referuar mediave sportive italiane, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Strakoshën, të cilit i duhet që të paraqitet në maksimum në çdo ndeshje ku do të ketë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës, për të tentuar që të rifitojë vendin e humbur si titullar, ose të dorëzohet dhe të bëjë gati valixhet për t’u larguar në verë. Madje për Strakoshën kanë shprehur interesim disa klube europiane, qoftë brenda Italisë, ashtu dhe jashtë saj, deri në Premier League. Humbja e pozitës së titullarit mund t’i kushtojë atij dhe vetë klubit të Lacios. Dy vite më parë ai kapi kulmin në treg, me afro 30 mln euro, kurse tani vlera e kartonit ka rënë shumë. Megjithatë, eksperienca në një kampionat të fortë sikurse Serie A e ndihmon atë të jetë kompetitiv dhe të fitojë pikë edhe në treg. Strakosha do të ketë 4 muaj në dispozicion deri sa të hyjë zyrtarisht merkato e verës për të vendosur se ku do të përfundojë. Nëse Reina bëhet i pathyeshëm, atëherë largimi nga Lacio ëstë i garantuar, por nëse rikuperimi ecën mirë dhe Strakosha rikthehet titullar në formacion, atëherë ai mund të qëndrojë tek Lacio dhe të rifitojë pozitat e tij në një shkallë më të lartë.

Kombëtarja

Tomas Strakosha është një nga portierët e skuadrës përfaqësuese, por në kuadër të Ligës së Kombeve, ai nuk luajti thuajse fare. E para se u infektua me koronavirus dhe kaloi gjithashtu një dëmtim. Ky sezon ka qenë për t’u harruar për “gardianin” e Kombëtares dhe rivaliteti me Berishën shkoi në favor të kosovarit, i cili vijon të jetë ende “kockë” e parë e fortë e portës së Kombëtares, nisur dhe nga qëndrueshmëria që ka shfaqur në performancën e tij me SPAL-in në Serie B italiane. Strakosha pati probleme dëmtimi dhe infektimi me koronavirus dhe po kalon një moment të keq. Kjo do ta penalizojë edhe në përfaqësuese, pasi Berisha, Hoxha dhe Selmani kanë më shumë potencë si pasojë e minutazhit më të mirë. Gjithsesi, shpresohet që Strakosha ta lerë pas këtë situatë, të riaftësohet në kohë dhe besohet se brenda marsit do të jetë i gatshëm, ndposhta kështu do ta fitojë edhe rolin e titullarit në Kombëtare për në eliminatoret e Botërorit Katar-2022.