Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Strakosha rrëfim emocionues: Në Kombëtare më ndjek hija e babait, në Itali më paragjykojnë prej Tares

Postuar: 15/11/2019 - 07:19

Në një rrëfim emocionues për “Corriere dello Sport”, gardiani kuqezi Tomas Strakosha ka sqaruar publikun italian në lidhje me disa dilema që ka pasur herët për këtë profesion, lidhjen me babain e tij që ishte gjithashtu portier i ekipit kombëtar, por edhe paragjykimet që ka në Itali karshi tij, ku shumë vetë e kritikojnë duke thënë se është bërë pjesë e Lacios falë miqësisë me Igli Taren. Në fakt, media e njohur italiane shkruan se do të jetë pikërisht portieri aktual i Lacios ai që do të mbrojë portën e Shqipërisë në sfidën me Francën në “Arena Kombëtare”. Dikur, në truallin e këtij impianti, që quhej “Qemal Stafa”, këtë rol e kishte babai i tij, i cili, në një mbrëmje historike në vitin 2004, i dha lamtumirë përfaqësueses, pasi në atë fushatë eliminatoresh kishte mposhtur Greqinë kampione të Europës. Kështu nis hyrja e një intervistë të Tomas Strakoshës dhënë për mediet italiane gjatë grumbullimit në Durrës për dy sfidat e radhës eliminatore të Shqipërisë. Në fillim Strakosha foli për emocionet e duelit të pritshëm ndaj Francës. “Janë emocione të mëdha, patjetër. Kampionët botërorë të Francës i presim në stadiumin e ri. Të luash kundër një ekipi kaq të fortë do të thotë të testosh veten dhe të përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një motiv tjetër është përurimi i stadiumit të ri. I bukur, modern, i saporinovuar. Maksimumi për një futbollist. Dhe, nëse mendoj se babai im ka luajtur në stadiumin e vjetër, do të jetoj një emocion të veçantë”, theksoi Strakosha. Më tej gardiani kuqezi flet për babain e tij, Foto Strakoshën, që ka luajtur në stadiumin e vjetër dhe që ai e mban mend në duelin e madh me Greqinë në vitin 2004. “Ndodh që koha fluturon…, janë emocione të bukura. Ndeshjen e tij të lamtumirës me Shqipërinë isha në stadium me familjen. Nëse mendoj se jam bërë profesionist dhe tani mbroj portën e ekipit kombëtar, në të njëjtin stadium të rikonstruktuar në Tiranë, dridhem nga emocionet. Ishte viti 2004. Shqipëria fitoi 2-1 kundër Greqisë, që sapo ishte shpallur kampione Europe. Unë isha 10 vjeç. Tashmë e kisha vendosur që të bëhesha portier, pasi të rritesha. Në fund të lojës nuk hyra në fushë. Mamaja u sigurua që babai, së pari të festonte me ekipin, pastaj me familjen. Mbaj mend Brigelin, ish-trajnerin. Ai e kishte detyruar të vazhdonte të luante, nuk e linte të ndalonte. Babai im kishte dashur të tërhiqej më përpara”, nënvizon më tej Strakosha në qëndrimet e tij. nuk kishte si të mungonte në këtë intervistë pozicioni i Strakoshës me Lacion. “Që kur nisa të luaj titullar, tri nga zhgënjimet më të mëdha kanë qenë: finalja ime e parë e “Coppa Italia”, që e humbëm 2-0 kundër Juventusit, humbja në “Europa League” kundër Salzburgut, por më shumë më dhemb disfata me Interin, më 20 maj, në “Olimpico”, kur humbëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Unë vija nga një javë mallkimi, për shkak të dëmtimit në shpinë. Në teori nuk duhej të luaja, por kisha frikë se nuk mund ta ndihmoja ekipin. Pastaj, me disa injeksione shkova në fushë. Ajo ndeshje ishte ndjenja më e keqe e karrierës sime”, thekson Strakosha, që duket qartë se këto duele i kanë lënë një shije të hidhur. Por ai ka dhe momentet e tij të bukura që i rrëfen për gazetën e njohur italiane. “Momenti më i bukur? Penalltia e pritur ndaj Dibala, në “Allianz Stadium”, veçanërisht për kuptimin dhe momentin e ndeshjes, në minutën e fundit. Ne nuk kishim fituar në Torino për 15 vite”, shton gardiani kuqezi. më pas vjen një tjetër “perlë”, ku flitet për Lacion dhe faktin se italianët e paragjykojnë portierin, duke e lidhur me Igli Taren. “Kritikat? Nuk ua vë veshin, nuk i dëgjoj. Kur më thonë se jam këtu vetëm sepse Igli Tare është shqiptar, mendoj: më mirë të më kritikojnë mua sesa skuadrën. Në Itali ka gjithmonë paragjykime”, nënvizon më tej Strakosha, por nuk do të ndalej me kaq, pasi gazetari italian interesohet edhe për intuitën e tij që të presë penalltitë, një intuitë që ia shton vlerat gardianit kuqezi. “Po mundohem që të përmirësohem në çdo aspekt, nuk e cilësoj veten një pritës penalltish, por shpresoj që të bëhem i tillë. Nuk ka sekrete të mëdha, me Grigioni studiojmë gjuajtësit e pastaj në moment vendos nga të hidhem”, përfundoi Strakosha në intervistën e tij dhënë për gazetën e njohur italiane “Corriere dello sport”.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:06

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 përballë skuadrës së Pep Guardiolës, duke fituar kështu derbin e qytetit me “Sitiziens”, një fitore morali për Solskjaer

Postuar: 08/12/2019 - 08:03

Superiorja u rikthye dje në fushë, madje me rezultate surprizë dhe që u pasua me një ngjeshje ako

Postuar: 08/12/2019 - 08:00

Atletika po kalon orë të vështira, pasi në kryeqytet nuk kemi ende një pistë me tartan dhe të sta

Postuar: 07/12/2019 - 23:36

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit.

Postuar: 07/12/2019 - 17:13

Totenhemi është duke luajtur ndaj Bërnleit në shtëpi e vlefshme për xhiron e 16-të në Premier Lig

Postuar: 07/12/2019 - 07:22

Trajneri i Juventusit Mauricio Sarri, në një dalje për mediat ditën e djeshme tha për gazetarët s

Postuar: 07/12/2019 - 07:20

Partizani do të luajë këtë javë në Ballsh, përballë Bylisit, duke pasur objektiv trepikëshin që d