Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Strakosha titullar deri në fund të sezonit, Lacio i beson talentit shqiptar

Postuar: 21/04/2017 - 07:43

Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Thomas Strakosha, po shkëlqen në Serie A italiane me Lacion, duke marrë vlerësime maksimale për paraqitjet e tij dhe duke u konsideruar edhe në shtypin italian si një e ardhme e skuadrës së Lacios. Natyrisht, rivaliteti me veteranin Federiko Marketi mbetet, por Strakosha përfitoi nga fakti që Marketi mungoi disa javë se ishte i dëmtuar dhe u fut në fushë si titullar në ndeshje të rëndësishme. Mbrojtja që ai bëri në portë la gjurmë tek drejtuesit e klubit, të cilët jo vetëm e konfirmuan titullar në ndeshjet e mëpasme, por i rinovuan kontratën për pesë vitet në vijim, duke i rritur automatikisht rrogën. Tashmë Strakosha është një emër titullari te Lacio dhe për këtë nuk ka dilema. Por, edhe pse është titullar, në mediat italiane specialistët vijojnë të “ngrenë në qiell” Federiko Marketin, duke shtuar se Marketi ka eksperiencë dhe përvoja e tij mund të ndihmojë Lacion në ndeshjet e mbetura të sezonit. Por nuk mendon kështu vetë Lacio, e cila edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Thomas Strakosha do të jetë titullar në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Në fakt, Marketi është ende i dëmtuar dhe këtë e ka pohuar edhe vetë. Kjo është ndoshta dhe arsyeja që Lacio “trimëron” gardianin e Shqipërisë me premtime për të qenë deri në fund të sezonit titullar, në mënyrë që ai të mos ngarkohet psikologjikisht dhe të jetë i përqendruar në fushë tek ndeshjet e Lacios. Sipas mediave italiane, Marketi nuk është ende gati për t’u rikthyer në portën e Lacios dhe në këtë mënyrë, Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në katërkëndëshin bardhekaltër edhe për të paktën dy ndeshjet e radhës. Konfirmimi vjen nga vetë numri një i Lacios, i cili deklaron për mediat italiane se po punon për t’u rikthyer sa më parë në fushën e blertë por kjo nuk do të ndodhë për të paktën edhe 20 ditë. Stafi mjekësor i klubit roman e cilëson pozitiv rikuperimin e Marketit pas ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa gjatë kësaj fundjave ai mund të vihet nën urdhrat e Inzagit edhe pse jo në kapacitet të plotë. Lacio shpreson ta ketë në dispozicion pas tre javësh, ose të paktën për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Në këtë mënyrë, Strakosha merr një asist të rëndësishëm pasi ai do të mbrojë portën në transfertën e Palermos por edhe në derbin e Romës pas dy javëve. Përsa i përket çështjes së rinovimit të kontratës, Lacio dhe Marketi nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, por ai mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm për të ndihmuar sa më shumë në rritjen e Strakoshës, i cili projektohet titullar. Inzagi beson te aftësitë e 22-vjeçarit kuqezi i cili dha një kontribut të madh në suksesin që Lacio regjistroi ndaj Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktivizuar 16 ndeshje në kampionat, 1 më pak se Marketi dhe 3 ndeshje në Kupën e Italisë, duke marrë vlerësim maksimal.

Kombëtarja dhe rivaliteti me Berishën

Në radhët e përfaqësueses Strakosha ka zhvilluar dy ndeshje si titullar. Të parën e luajti pikërisht në Palermo përballë Italisë, ku bëri një paraqitje të mirë, kurse në duelin tjetër miqësor ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Elbasan pati disa gabime, por nuk mund të merren për bazë në një duel të tillë miqësor, plus që luajti vetëm një pjesë loje. Strakosha është djali i legjendarit të portës tonë, Foto Strakosha, i cili ka lënë gjurmë të mëdha në ekipin përfaqësues. Edhe Thomas është në gjurmët e babait të tij, teksa pritet të ketë një duel të fortë e rivalizues në përfaqësuese me portierin kryesor, Etrit Berisha, i cili me përvojën dhe formën është praktikisht zgjedhje e parë e trajnerit De Biazi. Por në Izrael pritet të luajë sërish Strakosha, sepse Berisha është i pezulluar.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 14:54

Ronaldinho nuk ka harruar të urojë ish shokun e skuadrës, Leo Messi, i cili të dielën në "El Clasico" shënoi golin e 500 me skuadrën katalanase.

Postuar: 25/04/2017 - 07:49

Leo Mesi është padyshim lojtari më i mirë në botë dhe këtë e tregoi më së miri në duelin që Barcelona luajti në “El Clasico” me Realin e Madridit.

Postuar: 25/04/2017 - 07:46

Shqipëria ka ekipet zinxhirë të mbushur me talente, por në ekipin e parë përfaqësues pak prej këtyre elementëve mbërrijnë si titullarë.

Postuar: 25/04/2017 - 07:44

Tirana fton tifozët e saj të kthehen në stadium dhe të mbështesin skuadrën e tyre për duelin derbi kundër Partizanit që do të zhvillohet ditën e premte.

Postuar: 24/04/2017 - 14:26

Zinedine Zidane pas “El Clasicos” nuk i ka kursyer komentet për Lionel Messin.

Postuar: 24/04/2017 - 07:47

Ditën e djeshme, gjatë ndeshjes mes Çairit dhe Vardarit është parë të valëvitet  një dron. Droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe është paraqitur në ndeshjen.

Postuar: 24/04/2017 - 07:38

Juventus është ;hakmarrë; ndaj Genoaos për atë humbje të parë 3-1 që i shkaktuan në fazën e parë, duke e mposhtur me rezultatin 4-0.