Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Sport

Statistikat, “zbulohen” dy rivalët e Tiranës për titull, janë Skënderbeu dhe Laçi

Statistikat, “zbulohen” dy rivalët e Tiranës për

Tirana mban me meritë kryesimin e Kategorisë Superiore, duke qenë një prej skuadrave favorite për titull. Bardheblutë ndodhen në kuotën e 53 pikëve, 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë që ka 44 pikë. Por duhet thënë se në ecurinë e javëve të fundit kanë ndodhur çudira në Superiore dhe për këtë flasin më mirë statistikat. Duke marrë në analizë ecurinë e skuadrave gjatë 5 javëve të fundit, konkretisht midis javës së 20-të dhe 25-të, konstatohet se tri skuadra kanë ecuri për titull dhe këto janë Tirana, Skënderbeu dhe laçi, ndërsa me pretendime për zonën europiane janë edhe Teuta e Vllaznia, ekipe që në fakt kanë objektiva të kundërt, pasi durrsakët duan një vend në Europa League, ndërsa Vllaznia të mbijetojë në Superiore. Kuptohet, Tirana është në krye dhe e shkëputur nga ndjekësit, pasi nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo nuk ka pësuar asnjë humbje dhe në ndeshjet e Superligës ka vetëm një barazim me Skënderbeun dhe të gjitha ndeshjet e tjera i ka fitore. Me ecurinë e javëve të fundit, Tirana i ka bindur të gjithë se është për titull. Në 5 xhirot e fundit, bardheblutë kanë siguruar 13 pikë, me katër fitore e një barazim. Një ecuri e tillë është padyshim bindëse për objektivat që ka klubi 24-herë kampion në këtë sezon dhe objektivi mbetet sigurimi i trofeut të kampionatit si përkushtim në 100-vjetorin e themelimit të klubit të Tiranës.

Skënderbeu, çudia e vërtetë e fazës së tretë

Skënderbeu ka statistika të njëjta me Tiranën gjatë 5 xhirove të fundit, pasi në pesë takime ka siguruar 4 fitore e një barazim, domethënë 13 pikë. Një ecuri e tillë i jep të drejtën Skënderbeut të pretendojë zonën europiane, megjithëse gara është ende shumë e gjatë dhe ka të papritura, plus që ka shumë duele direkte me rivalët e tjerë. Suksesi i skuadrës korçare mund të lidhet me infrastrukturën e mirë, organizimin, sportin nga drejtuesit dhe tifozeria, por sidomos me emrin e trajnerit Ilir Daja, një ekspert i vërtetë i Kategorisë Superiore dhe njeriu që ka shkruar histori me “Ujqërit e Dëborës” edhe sezonet e shkuara, sidomos në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Daja është mjeshtër për t’i marrë ekipit maksimumin, pavarësisht elementit jo shumë të spikatur që ka në gjirin e grupit. Sidoqoftë, Skënderbeu i ka disa lojtarë titullarë që bëjnë diferencë, si Krasniqi, Bregu e ndonjë tjetër, që kanë ditur të përshtaten dhe të marrin më të mirën nga ndeshjet e kampionatit. Pra Skënderbeu është në rrugën e duhur për një vend në Europa League, paçka se UEFA e ka pezulluar dhe ai ndodhet gjyqeve për të fituar drejtësinë e tij në gjykatën federale të Zvicrës. Praktikisht, Skënderbeu përbën edhe çudinë e vërtetë të fazës së tretë të kampionatit.

Laçi, Cungu e ka të qartë objektivin Europa League

Laçi është skuadra e tretë me arritjet më të mira në 5 ndeshjet e fundit. Pra ka një trend në përmirësim, pasi ka siguruar 9 pikë. Por ndryshe nga Tirana dhe Skënderbeu që nuk e njohin humbjen, kurbinasit kanë pësuar dy disfata në këto pesë xhirot e fundit, prandaj dhe ecuria e L:açit të trajnerit Armando Cungu është disi më e zbehtë se dy rivalët e tjerë. Por laçi ka një avantazh tjetër, që lidhte me qëndrueshmërinë r gjatë sezonale. Prej fillimit, kurbinasit kanë shpallur objektiv kapjen e zonës Europa League dhe objektivi i tyre është pjesëmarrja në Europë. Mund t’ia dalin pasi kanë grup të mirë, skuadër të konsoliduar dhe një trajner energjik si Armando Cungu, i cili është mjeshtër i ndeshjeve për rezultat. Me rinisjen e garës Laçi do të jetë më i plotë dhe kjo do t’i japë epërsi ndaj rivalëve. Prandaj dhe objektivi Europa League shihet i arritshëm.

Partizani dhe Kukësi, rënie e pashpjegueshme

Kukësi mendon se ka pasur mungesa që nuk ia ka dalë të marrë maksimumin, por statistikat shohin një krizë tek skuadra verilindore, që kuotohet edhe si rivalja më e fortë e Tiranës në garën për titull. Kukësi ka marrë vetëm 3 pikë në 5 xhirot e fundit, shumë pak për një skuadër që ka ambicie për titullin. Një pikë më shumë (4 pikë) ka siguruar Partizani në këto 5 xhirot e fundit. Edhe “demat” kanë probleme dhe sidomos dy disfatat në derbi me Tiranën e kanë nxjerrë jashtë objektivit për titullin. Sidoqoftë, Partizani mbetet i fortë në garë për një vend në Europa League.