BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Sport

Suarez: Largimi nga Barça më doli pozitiv, përveç Atletikos m’u afruan 5 klube të mëdha

Suarez: Largimi nga Barça më doli pozitiv, përveç

Barcelona hyri në një krizë të thellë disa muaj më parë për shkak të një eliminimi të turpshëm nga Liga e Kampioneve ku humbi përballë Bajernit të Mynihut 8-2. Dështoi të fitonte titullin kampion në Spanjë, dështoi të fitonte Kupën e Mbretit dhe çdo kompeticion tjetër, kështu që nisi një krizë e rëndë që kulmoi me marrëdhënien e rëndë mes Leo Mesit e presidentit Josep Bartomeu. Kjo përplasje solli më në fund dorëheqjen e Bartomeut, por klubi ka deklaruar së fundmi se duhen ulur pagat e lojtarëve në të kundërt shkohet në falimentim dhe një krizë afatgjatë. Një nga lojtarët e larguar nga klubi në momentin e krizës, Luis Suarez, i është rikthyer dhe një herë “shigjetimeve” të tij për klubin blaugrana. Ai vijon të shigjetojë klubin e Barcelonës, për atë largim të pamerituar, sikurse e konsideron ai, ndërkohë që pranoi për herë të parë se ky përjashtim nga blaugrana i ka dalë pozitiv, sepse të shumta kanë qenë klubet e mëdha që e kanë kërkuar atë. Por, pranohet që Luis Suarez nuk e harron kollaj Barcelonën. Edhe pse e larguan në mënyrën më të keqe gjatë kësaj vere sulmuesi uruguaian në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren e tij ka deklaruar se nuk ndihet mirë, kur Barça luan keq dhe nuk arrin rezultatet e dëshiruara. Gjithsesi Suarez tashmë është i fokusuar tek e tashmja e tij dhe ajo është Atletiko Madrid. “Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletiko, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Mesin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez. Ndërkohë, një tjetër ikonë e Barcelonës, pra që ka luajtur me këtë klub, argjentinasi Havier Maskerano, ka njoftuar edhe zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli dhe daljen në “pension”. Në moshën 36-vjeçare Havier Maskerano i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi Estudiantes që ishte i fundit për të në karrierë, ish-mesfushori i Liverpulit dhe Barcelonës ka komunikuar tërheqjen nga futbolli. “ Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falënderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, deklaroi Maskerano i cili ka fituar shumë trofe në karrierë ndërsa ka qenë edhe kapiten i Argjentinës. Mesfushori i lindur në vitin 1984 gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e skuadra të tilla si: River Plate, Korinthians, Uest Ham, Hebei Fortune, por kuptohet kulmin e karrierës së ka pasur te Liverpuli dhe Barcelona. Me fanellën “blaugrana”, me të cilën ka pasur edhe kulmin e karrierës, Maskerano ka fituar 5 tituj të La Ligas, 5 Kupa të mbretit, 2 Champions League, 3 Superkupa të Spanjë, 2 Superkupa të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh. Ka fituar medaljen e artë me përfaqësuesen olimpike të Argjentinës në dy raste, në vitet 2004 dhe 2008, ndërsa me përfaqësuesen A ka zhvilluan në total 147 ndeshje.